Ndërlidhjet

Maqedoni: Qeveria dënon deputetët bojkotues


Shkup
Shkup
Të gjithë deputetët e partive maqedonase në opozitë, të kryesuar nga LSDM-ja, përfshirë këtu dhe dy deputetët shqiptarë të RDK-së , të cilët vendosën që të bojkotojnë punën e Kuvendit, pas ndodhive më 24 dhjetor, nga 1 janari i këtij viti do të marrin vetëm një të tretën e rrogës derisa të vazhdojë bojkoti nga ana e tyre.

Siç theksuan nga kabineti i kryeparlamentarit Trajko Veljanovski, ky vendim është marrë në bazë të nenit 1 të Ligji për deputetët, i miratuar në vitin 2011, sipas të cilit parashihet që deputeti apo grupi parlamentar që bojkoton punën e Kuvendit, merr vetën një të tretën e rrogës mujore.

Ndaj këtij vendimi reagoi partia maqedonase në opozitë, LSDM, sipas së cilës Trajko Veljanoski nuk ka kredibilitet dhe legjitimitet që të thirret në ligje, ngase siç u shprehë r krerët e kësaj partie, pikërisht “numri një i Parlamentit të Maqedonisë, ishte ai që shkeli Kushtetutën dhe demokracinë parlamentare”.

Zëdhënësi i LSDM-së , Emilian Stankoviq, tha pë r Radion Evropa e Lirë se shmangia e mëtutjeshme e krizës politike në vend mund të arrihet vetëm përmes formimit të një qeverie teknike, ndërkohë që mbetën decid në vendimin që deputetë t e kësaj partie mos kthehen në Parlament.

“Pavarësisht se si do të quhej ajo, teknike, eksperte ose e zgjeruar, në të cilën LSDM aspak nuk është e interesuar të marrë pjesë , do të duhet ajo qeveri të sigurojë kushte për zgjedhje fer dhe demokratike” , theksoi Stankoviq, duke shtuar se Qeveria aktuale nuk ka kapacitet demokratik që të organizojë zgjedhje ku do të shprehej lirshëm vullneti i qytetarëve.

“Është më se logjike të shtrohet pyetja se kush do t`i organizojë zgjedhjet, nëse kjo përbërje qeveritare dëshmoi se mund të rrahë deputetët gjatë miratimit të buxhetit, atëherë si ka mundësi të besojmë se ajo do të përmbahet të ushtrojë dhunë edhe gjatë organizimit të zgjedhjeve”, u shpreh Stankoviq.

Edhe deputeti i RDK-së, Izet Zeqiri, tha se nuk kthehet në Parlament, pavarësisht shkurtimit të rrogave. Sipas tij, Parlamenti më nuk është institucion që artikulon interesat e qytetarëve.

“Mendoj se kryetari i Parlamentit me nënkryetarët e tij, fillimisht të formojë një ekip për zbardhjen e tërë asaj situate skandaloze që ndodhi në Parlament, ku me dhunë u dëbuan gazetarët dhe u hoqën zvarrë deputetët po në institucionin- Parlament i Republikës së Maqedonisë”.

“Gjithashtu ai duhet t`i analizojë shkaqet dhe arsyet që çuan deri tek ardhja e asaj situate, të analizohen, të nxirren para drejtë sisë përgjegjësit, gjegjësisht ata që dhanë urdhër për dhunimin e gazetarëve dhe deputetë ve, si dhe të bëhet e qartë se cilat do të ishin propozim-masat që do të ndërmerrte Parlamenti për t`u tejkaluar kjo situatë”, tha Zeqiri.

Ai shtoi se mund të kthehet në Parlament vetëm pasi të jetë ndriçuar tërësisht rasti i “24 dhjetorit”.

Ndërkaq, ekspertët vlerësojnë se vendimi i kryeparlamentarit Trajko Veljanovski për të shkurtuar pagat mujore të deputetëve që bojkotojnë Parlamentin ka bazë juridike , megjithëse sipas tyre kjo, në formë plotësuese, do të acarojë raportet mes opozitës dhe pushtetit.

“Mendoj se është i dëmshëm aspekti politik i këtij vendimi dhe një vendim i tillë assesi nuk duhet të miratohet nga shkaku se me këtë vendim, nëse mbetet në fuqi, pra nuk korrigjohet nga Parlamenti, si institucion, edhe më tutje do të kemi tendosje të marrë dhënieve në Parlament, të cilat marrë dhënie edhe ashtu janë në një situatë tejet të përkeqësuara me ç`rast është krijuar një krizë e thellë parlamentare po edhe shtetërore”, vlerëson Osman Kadriu, ekspert për çështje juridike.

Ai kujton se gjatë periudhë s dy dekadëshe të sistemit shumë partiak në Maqedoni, ka pasur më shumë raste të bojkotimit, si nga partitë politike shqiptare, e edhe nga ato maqedonase, ndërkohë që nuk janë marrë masa për shkurtimin e rrogave.

“Edhe nga ky aspekt nëse vlerësohet e gjithë situata, mendoj se vendimi i këtillë për uljen e pagave të deputetë ve, ka të bëjë me një diskriminim të theksuar me pasoja politike, po njëkohësisht, që ka qëllime politike. Mendoj se ky vendim është i dëmshëm, nuk duhet të zbatohet, aq më shumë kur dihet shkaku i bojkotimit të seancave parlamentare nga ana e opozitës”, potencon Kadriu.
XS
SM
MD
LG