E enjte, tetor 23, 2014 Kosova 12:05

Aktuale

S'duan të flasin për veriun

Kosovë, veri
Kosovë, veri

Artikujt e ndërlidhur

Afrohet “momenti Ashton”

Analistët politikë në Prishtinë thonë se me takimin e ardhshëm ndërmjet krerëve të qeverive në Kosovë e Serbi, më 17 janar, po afrohet “momenti Ashton”. Kjo e fundit u kishte kërkuar palëve, qysh në nisje të dialogut, gatishmërinë për marrjen e vendimeve të vështira.
Çështja e lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë, arrestimet e që karakterizuan Krishtlindjet Ortodokse në Kosovë dhe refuzimi i Prishtinës zyrtare për ta miratuar vizitën në vend të presidentin serb, Tomisllav Nikolliq, po vështirësojnë terrenin për ndonjë konsensus eventual në raundin e ardhshëm të dialogut Prishtinë - Beograd.

Kështu të paktën vlerësojnë njohësit e rrethanave politike në Serbi e Kosovë me parashikimin për një ballafaqim “jo të lehtë” ndërmjet kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq.

Takimi i radhës ndërmjet krerëve të qeverive në të dyja vendet do të mbahet më 17 janar nën ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme e Siguri të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, e cila në agjendën e diskutimeve planifikon ta vë çështjen e veriut të Kosovës.

Megjithatë, Predrag Simiq, profesor i Shkencave Politike në Universitetin e Beogradit, vlerëson se pas ngjarjeve të fundit në të dyja vendet ka humbur besimi që palët kishin krijuar karshi njëra- tjetrës.

Në këtë fazë të dialogut, thotë Simiq, Prishtina e Beogradi nuk duan të flasin për veriun, ndërsa ekzistojnë përpjekjet për ta ngirë procesin.

Duket se të dyja palët po bëjnë përpjekje për të shkaktuar incidente në mënyrë që dialogu të ngrihet. E kam të paqartë se përse po ndodh kjo meqë po minohet besimi minimal që palët e kanë ndaj njëra-tjetrës. Tash është problem të kthehet minimuni i besimit për të biseduar për çfarëdo çështje. Pra, besoj se të dyja palët tash për tash nuk janë të gatshme për të biseduar për veriun”, tha Simiq.

Qeveria serbe synon që në takimi e radhës me palën kosovare ta shtrojë për diskutim një “platformë” për Kosovën - dokument që propozon një autonomi të zgjeruar politike e territoriale të komunave serbe në Kosovë.

Duke e quajtur “anti-evropiane” dhe “qesharake”, Prishtina zyrtare ka kundërshtuar fuqishëm platformën me insistimin që më 17 janar të flitet për zhbërjen e “strukturave paralele serbe” në territorin e Kosovës.

Mediat, ndërkaq, kanë spekuluar për një “zgjidhje evropiane për veriun”, që thuhet se do t’u vihej përpara kryeministrave të të dyja vendeve nga shefja e diplomacisë evropiane.

Por, a është vërtetë gjithçka në duart e Brukselit zyrtar?

Ardian Arifaj nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave vlerëson se mungesa e ideve të pranueshme nga Prishtina e Beogradi hapë rrugën për një zgjidhje të imponuar.

Nëse dalin me propozime, me platforma, me një vizion konstruktiv që do të garantonte një stabilitet afat-gjatë që e kërkon Bashkësia Ndërkombëtare, atëherë sigurisht kjo mund të përkrahej dhe të pranohej nga Bashkësia Ndërkombëtare".

"Në anën tjetër, nëse dalin me platforma si kjo e Beogradit që është e tejkaluar dhe të paktën 20 vite e vjetër, nuk i kontribuon as paqes as stabilitetit në rajon, atëherë sigurisht që do ta detyrojë Bashkësinë Ndërkombëtare që ajo të dalë me solucione e ide të veta që do t’u imponojnë palëve”, u shpreh Arifaj.

BE-ja ka bërë të ditur se në takimin e radhës ndërmjet Thaçit, Ashtonit e Daçiqit do të rishikohet përparimi i bërë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani-me theks të ajo për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IMB), ndërsa nuk ka dhënë hollësi se çfarë konkretisht do të bisedohet për veriun e Kosovë
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Ismeti Prej : Kosove
08.01.2013 18:24
Nje gabim i madh,i pashqyrtuar lidhur me bisedimet mes dy vendeve sovrane.Serbise nuk duhet ti lejohet te hartoj platforma e plotesime deshirash qka i shkojne per qejfi.Nuk duhet lejuar qe Serbia te planifikoj tema lidhur me rregullimin e shtetesise se Kosoves edhe ashtu ende po e konsiderojne Kosoven pjese e Serbise.Kjo nuk eshte qeshtje e tyre qe ata te vendosin per pjeset e Kosoves si duhet te kene pamjen.Kjo eshte krejte absurde.BE eksperimenton dhe kerkon rruge qe te pajtohen keto vende ne shume pikepamje per t´iu lehtesuar puna BE-se,e jo Beogradit e Prishtines.BE nuk mund t´ia imponoj Prishtines qka duhet te beje,por vendimet duhet ti marr vet qeveria e Kosoves.Ketu duhet treguar i mpreht e konciz qe ta kene me dije qe per brendin e Kosoves duhet vete Kosova ta zbukuroj kopshtin e vet ashtu si i pelqen asaj e jo si i pelqen Beogradit e BE...!Ka mjaft tema per qka te bisedohet,por jo per veriun dhe asnje pjese tjeter te Kosoves...Kosova si shtet i pavarur nuk duhet te hyj ne bigjozin serb qe ata te luajne si u pershtatet atyre.Kjo duhet ndaluar rreptesisht!!!