E shtunë, nëntor 01, 2014 Kosova 04:57

Aktuale

Këmbëngulja për monumentin e UÇPMB-së

Monumenti përkujtimor
Monumenti përkujtimor
Monumenti përkujtimor me 27 emrat e pjesëtarëve të rënë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, prej se është ngritur në muajin nëntor të vitit të kaluar në Preshevë, ka rritur në masë të madhe tensionet ndërmjet zyrtareve të lartë të Beogradit dhe përfaqësuesve të shqiptarëve të Luginës.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, tha se situata e sigurisë në Luginën e Preshevës, muajve të fundit është përkeqësuar në masë të madhe.

Sipas tij, përkeqësimit të situatës i kanë kontribuar deklaratat kërcënuese dhe ultimatumet e udhëheqësve të shtetit serb që të largohet pllaka përkujtimore e me emrat e ish- prestarëve të UÇPMB-së.

Kërcënimet e të dy krerëve më të lartë shtetëror të Serbisë pa dyshim se krijojnë një situatë jo stabile në Luginën e Preshevës, aq më parë janë duke ndjellë frikë dhe pasiguri të shqiptaret e Luginës së Preshevës në radhe të parë në komunën e Preshevës”, tha Mustafa.

Kryeministri i Qeverisë së Serbisë Ivica Daçiq, para pak ditësh kishte deklaruar se monumenti do të hiqet edhe me dhunë, nëse shqiptarët nuk e largojnë vet.

Unë kam thënë që monumenti do të hiqet me dëshire apo me forcë. Ajo do të thotë me marrëveshje, e nëse s’ka, në përputhje me ligjet do të veprojë shteti”, pati deklaruar Daçiq për të shtuar se kjo do të ndodhë para datës 17 janar.

Mustafa, theksoi për Radion Evropa e Lirë se shqiptarët e Luginës janë të vendosur që lapidarin ta ruajnë më një fanatizëm të veçantë, pasi që sipas tij, popullata shqiptare në atë anë identifikohet me lapidare të tilla, gjuhë dhe simbole të tjera kombëtare.

Kryetari i Komunës së Preshevës, tha po ashtu se monumenti përkujtimor do të ruhet duke ruajtur edhe qetësinë e qytetarëve me metodat më të mira të demokracisë.

Mbrojta nga ana e politikës është absolutisht me deklarata të qeta të matura dhe parimet bazë të demokracisë. Ne asnjë mënyrë politika nuk do të implikoj një konflikt të përgjakur. Pra politika në Luginë nuk do të prodhoj një situatë e cila do të krijonte jo stabilitet dhe frikë të popullata, po duke shfrytëzuar metodat me të mira dhe ato bazë të demokracisë”, u shpreh Mustafa.

Deputeti i Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi, deklaroi se që nga viti 2001 situata në Luginën e Preshevës është e jashtëzakonshme dhe nuk respektohet të drejtat e njeriut.

Halimi tregoi se në vazhdimësi në Luginën e Preshevës ka forca speciale të policisë.

Edhe tash kur i shtohen edhe kërcënimet nga kreu me i lartë shtetëror dhe nuk respektohen kompetencat e pushtetit lokal kur janë në pyetje përmendoret apo pllakat përkujtimore dhe nuk respektohen edhe ndjenjat e kësaj popullate e cila normal që i trajton si dëshmor të tyre – ku ka një respekt të më të lartë të mundshme që çdo popullatë mund ta ketë . Dhe kura ata shpallen terroristë dhe kërcënohen se me dhunë do të largohen këto simbole, kjo është normale që e ka shkaktuar këtë situatë të tensionuar”, tha Halimi.  

Bëhet e ditur se me datë 11 janar do të mblidhen Kuvendet Komunale të Preshevës dhe Bujanocit për të marrë vendime dhe konkluzione lidhur me situatën e krijuar.

Kurse më datën 12 janar do të mblidhet në Preshevë, Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për të diskutuar për situatën e re politike në Luginë.

Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe se për vendimet dhe konkluzionet e marra të te njoftohen të gjitha ambasadat e huaja në Beograd, qeveria dhe presidenti i Serbisë.

Nga ky i fundit tha Mustafa do të kërkohet që mos të ketë ndërhyrje të dhunshme ndaj një lapidari të dëshmorëve të kombit.

Ndryshe, deputeti Halimi ka vlerësuar se nëse edhe me tutje do të ketë trysni dhe kërcënime të tilla ndaj shqiptarëve mund të ketë përkeqësime edhe më të madhe të situatës.

Po që se Qeveria në Beograd vazhdon me veprime të tilla anti-civilizuese në vazhdimësi mund të dal edhe situata nga kontrolli dhe të ketë eskalime të mëtutjeshme”, tha Halimi.

Ministri i Punëve të Jashtme te Shqipërisë, Edmond Panariti duke vlerësuar situatën e tensionuar në Luginë ka thënë se “heqja me dhunë e përmendores së UÇPMB-së do të ndikonte në tensionimin e të gjithë Ballkanit.

Ai ka thënë po ashtu se Serbia duhet të jetë e përgjegjshme dhe të mos ndërmerr akte ekstreme siç është heqja me dhunë e përmendores së UÇPMB-së.

Gjatë viteve 2000 dhe 2001, organet shtetërore të Republikës së Serbisë – Ministria e Brendshme, prokuroria dhe gjykatat – e kanë trajtuar si “organizatë terroriste” Ushtrinë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Arton Konushevci

arton.konushevci+gmail.com

Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka një fëmijë.

Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Anonim
08.01.2013 19:49
Reciprocitet

Nga : Dreni Prej : USA
08.01.2013 19:10
Ketu duhet te ngreh zërin qeveria e Kosoves , te kerkohen te drejtat e shqipetarve ne Luginen e Presheves, Bujanoc dhe Medvegje , mu ashtu siç serbet nga udheheqesia e Serbisë luftojnë me terë forcen e tyre për te drejtat e pakices serbe ne Kosovë. Apo duhet qe edhe ca shekuj t'i lejojmë te na konsiderojnë si njerez të rangut me te ulet se ata vet. Ku jan tani trimat e luftes, Hashim e Ramush?!. Apo keta te mjerë e kan hallin si me vjedhë e s'po ju bie ndermend për tokat dhe popullin brenda kosoves e lene ma per Luginen e Presheves.Dhasht Zoti dhe Amerika nuk i mbyllë sytë për qeshtjen tonë se sa per Hashimin e Ramushin , Sebia ka me e mbikqyrë gjithmonë jo vetem luginen e Presheves por edhe vet Kosoven te terë.Po shihen punet !!!!

Nga : Enver Latifi Prej : Suedi
08.01.2013 18:24
Mendimi im eshte se Qeveria e Kosoves ,duhet te jet me e perkushtuar ne qeshtjen e Lugines,sepse deri me tash ne shume qeshtje ka heshtur sikur mos te jet ajo pjes me popullat Shqiptare,dhe qfar drejtash te gezojn serbet ne Kosov ashtu te jet edhe per Shqiptaret e lugines.keshtu qe Qeveria e Kosoves duhet te frenoj ne shum pika me serbin,kur jan ne pytje interesat e Kombit e jo te hesht,sepse deri tash shum pak ka pas reagime nga ta dhe shpresoj qe te jet sy hapur tash e tutje.