E enjte, nëntor 27, 2014 Kosova 18:06

Aktuale

Dokumentet e Serbisë rrezikojnë dialogun (?)

Qeveria e Serbisë
Qeveria e Serbisë
RFE /RL
Presidenti dhe Qeveria e Serbisë kanë arritur marrëveshje për dy dokumente për Kosovën- rezolutën që do të shkojë para deputetëve për miratim, dhe platformën e cila nuk është bërë publike.

Siç është shprehur, presidenti Tomisllav Nikolliq pas takimit të përbashkët, Qeveria ka miratuar njëzëri dy propozim-tekste: rezolutën që vendos bazat për bisedime me institucionet në Prishtinë, dhe dokumentin obligativ apo platformën, e cila, siç thuhet, përmban instrumente të qarta për vazhdimin e dialogut dhe do të jetë obligativ për negociatorët, në këtë rast për kryeministrin, Ivica Daçiq.

Serbia në seancën e qeverisë ka treguar se qëndron prapa dokumentit me gjithë kufizimet që i ka secili nga ne kur është fjala për Kosovën”, ka thënë Nikolliq në konferencën për gazetarë.

Platforma ka të bëjë me bisedimet politike me Kosovën, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Deri tash janë mbajtur disa takime të dy kryeministrave, atij të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Ivica Daçiq të Serbisë.

Qeveria e re dhe presidenca serbe, megjithatë, kanë vendosur që të dalin me platformë të re që do të përdoret në këto bisedime.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq tha se platforma për bisedime politike me përfaqësuesit e Prishtinës, nuk do të dalë në publik, pasi që “nuk duhet që me platformën dhe me taktikat tona të njihen ata me të cilët duhet të bisedojmë”.

Por, ai ka nxjerrë disa detaje të saj, duke thënë se ndër to është qe Serbia nuk e njeh Kosovën.

Gjithashtu të kujtoj se nuk bëhet fjalë për bisedime për status, propozimi ka të bëjë me organizimin e jetës dhe me qeverisjen në Kosovë”, u shpreh ai.

Lexoni këtu reagimin e Presidencës së Kosovës 

Megjithatë, agjencia e lajmeve, Reuters, shkruan se Serbia ka dhënë indikacione se është e gatshme që të humbë kontrollin ndaj veriut të Kosovës, duke thënë se ky edhe shënon koncesionin më të madh të Beogradit, derisa po shkon drejt bisedimeve për t’iu bashkuar Unionit Evropian.

Kryeministri serb, Ivica Daçiq, sipas Reuters ka thënë se minoriteti serb duhet të udhëhiqet nga institucionet e veta autonome në Kosovë, dhe jo nga ato që drejtohen prej shtetit serb.

Ne kemi folur për institucionet e Serbisë, por, ajo që na duhet janë institucionet serbe, që njihen nga të gjithë pjesëmarrësit në proces(të bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE)”, ka thënë ai.

Ai nuk ka dhënë detaje se si do të funksionojnë këto institucione autonome.

Por, Reuters shkruan se çdo shpërbërje e strukturave të shtetit serb në veri, do të shënojë një koncesion të madh nga ana e Beogradit, derisa koalicioni qeverisës i Daçiqiq kërkon hapjen e negociatave për anëtarësim me BE-në në gjysmën e parë të vitit.

Kjo është hera e parë që sugjerojmë ekzistencën e komunitetit serb (në Kosovë) dhe autonominë e tij dhe ekzistencën e autoriteteve të Prishtinës, që në fund të ditës, ajo autonomi është pjesë e tyre”, ka thënë Daçiq, për të shtuar se ky “është vizioni ynë se si të zgjidhim problemin e paralelizmit institucional”.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve, Associated Press shkruan se rezoluta e sotme që thotë se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën, mund të rrezikojë bisedimet e nisura mes dy vendeve.

AP thotë se rezoluta kërkon autonomi të plotë për serbët e Kosovës.

AP citon Nikolliqin të ketë thënë se ai “nuk e sheh Kosovën si shtet të pavarur: dhe se rezoluta siguron që negociatorët serbë nuk do të rrezikojnë interesat kombëtarë në bisedimet e ardhshme me zyrtarët e Kosovës”.

Siç transmetojnë mediat serbe, rezoluta përbëhet nga pesë pikë: që Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, që dialogu me Prishtinën do të vazhdojë dhe se çdo progres në dialog duhet të shoqërohet me përparimin e Serbisë në rrugën e integrimit evropian, pastaj që të zgjidhet statusi i veriut të Kosovës, si dhe që të ketë garanci të veçanta për të drejtat individuale dhe kolektive të serbëve në jug të lumit Ibër. (a.i.)
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Albaniti Prej : Paris
10.01.2013 12:03
Ka nevoj per Platform o rryqa qysh ska nevoj:
1: Bashkimin e Lugines me Kosov
2: Shpagimin e shkatrrimit 1999
3: Lirimin apo informatat mbi te zhdukurit e 1999
4: Toplica qe i shpernguli mbi 568 katune perndryshe molla e kuqe njerz
5: Serbija te kerkon falje hapurazi nga populli shqiptar per masakrat gjat ter okupimit.

Hapni syt oj Qeveri

Nga : preshevari Prej : www.evropaelir.org
10.01.2013 11:52
ketu po shihet n 6 pikat e platformes serbe se ende ata e quajn krahin autonome t serbis ather duhet ti shtrohet pyetja z. eshton se me ke dot bisedohet por ajo duhet t ja boj t qart serbis se n bisedime asht shtet me shtet e kur t meret prgjigje prej z. eshton edhe ate prgjigje pozitive prndryshe nuk duhet t bisedohet me paln serbe

Nga : enver Prej : new york
10.01.2013 05:09
po qfar dialogu mo boll mo ska dialog me serb ma ndalone sdojna ma se serb te mir ska sidomos per shqipetar ka tregu historia more te mjer u kry shtet edhe pik ata qe dojn te jetoin ne kosove

Nga : arton Prej : sloveni
09.01.2013 19:50
shiko ata ben platform e cila i kufizon te gjith poltikanet e tyre kur eshte fjala per kosoven d,m th smundet askush prej tyre kry nveti me ba kurfar marrveshje a kryministri jon pa pyet askend pa i sqaruar askujt asgje shkon mirret vesh dhe mbasi te ben marrveshje te vulosur tek masnej tregon ne parlament jo qart po perafersisht se qka dreqin o marr vesh thua se po ban marrveshje per token e babes vet!!!!!!!!!!haloooopo kjo vrtet esht per te aqrdhur keq

Nga : dardan Prej : stockholm
09.01.2013 17:30
RFe Gjermanise dhe veqanerisht zonja Merkel se bashku me popullin e saje dhe ate Francez e Anglez e kan obligim moral,qe palget e popullit Shqiptare te cilat i shkaktuan te paret e hierarkive te ketyre popjve . (,maskrat gjenocidet dhe coptimet e trojeve si peshqeshe te miqve te tyre sllavo greko-Serbe).
Sot te jene te vendosur ne qendrimin e tyre dhe ate qe do tu njofin Serbeve tu njofin edhe Shqiptareve ne Serbi.

Dhe ate ta bejne per hir te paqes dhe jo per hir te ansimit.
Boterisht dihet se pa zgjidhjen e te drejtave Shqiptare ne Ballkan sdo te ket paqe...
Dhe pa i treguar vendin Serbise plani Necrtanja do te jetoj ne Akademine serbe dhe qellimet e hierarkise politike te ketij populli primitiv.
Ky plan ka vendin ne varezat Serbe e jo ne Akademi.
Pa mare parasysh se ku qendron Rusi

Nga : preshevari Prej : www.evropa elire.org
09.01.2013 16:14
po ju o serb vetm andrroni per kosovn po si duket jeni aq shum duke e mashtrue popullin e juv per interesat e juaja se kosova asht shtet po ktu duhet me i ndal menjiher bisedimet me serbt edhe me ju tregu se nuk na duheni fare por tash duhet qeveria e kosoves t jet aq e matur se ktu edhe europianet nuk po dojn me na ndihmue

Nga : ahmeti Prej : tirane/shqiperi
09.01.2013 14:26
Vazhdoni e shihni endrra me sy hapur-te dy jeni miope popitik te popullit tuaj.! I tregoni Europes e botes mbare se ju nuk reformoheni dot kurre.! E ndersa shqiptaret e Kosoves,ndonese mijera te pagjetur,jane masakruar nga serbet,perseri takohen me xhelatet,duke treguar se `` trimi te fal se i ligu s`din..`` Le te mos reshte Kosova duke forcuar shtetin e saj,te shtohen njohjet e reja,te anetaresohet ne OKB,por Serbia me kete udheheqje e kete mendesi,veshtire se do i bashkohet europes demokratike ndonjehere..!