E shtunë, nëntor 01, 2014 Kosova 01:19

Aktuale

Kosovë: Albright Capital Management tërhiqet nga gara

RFE /RL
Një fond investimesh, që udhëhiqet nga ish sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, ka vendosur edhe përfundimisht të tërhiqet nga gara për privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës, shkruan e përditshmja New York Times.

Drejtori menaxhues i “Albright Capital Management”, Nelson Oliveira, ka konfirmuar për gazetën “International Herald Tribune” se “në tetor, është vendosur të ndiqen mundësitë tjera për të cilat besohet se pasqyrojnë mundësi më të mëdha suksesi për investitorët”.

Tërheqja e kësaj kompanie nuk është publikuar zyrtarisht nga qeveria e Kosovës.

Bazuar në deklaratën e zotit Oliveira, gazeta shkruan se publikimi nuk është bërë për shkak të konfidencialitetit, që kërkohet në procesin e tenderimit.

Por, kjo kompani ka vendosur të konfirmojë se i ka dhënë fund garës, “meqë informacionet për tërheqjen tonë tash janë publike”, ka thënë zoti Oliveira, duke iu referuar shkrimeve në media bazuar në burime anonime, shkruan NYT.(a.v.)

Lexoni këtu 
shkrimin e plotë në New York Times
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Isa-ch Prej : Zvicerr
11.01.2013 16:21
E ka vrejtur zonja Ollbrajt se Hashim Xhorxh Llomani nuk eshte ashtu si e deshironte zonja ne fjale ,e ka kuptuar se madheria e shprehur e Hashimit ishte vetem fasad sa te fitoj perkrahje.

Nga : Nexhi Prej : new York
11.01.2013 14:59
Te gjithe te interesuarit per biznes kan me u largu nga KOSOVA!!!
Shkaqet dihen .