Ndërlidhjet

Kundërshtime rreth ligjit


Ligji për shëndetësi është miratuar në Parlamentin e Kosovës në dhjetor të vitit të kaluar.

Zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se miratimi i ligjit për shëndetësi është shumë premtues, dhe baza më e mirë e reformës shëndetësore.

Por lidhur me miratimin e Ligjit për shëndetësi ka pasur edhe mospajtime, si nga ana e vetë profesionistëve shëndetësorë, po ashtu edhe nga sindikalistë, udhëheqës të Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, si dhe vetë deputetë, duke deklaruar se disa nene brenda ligjit janë diskriminues.

Dhe si rrjedhoje një grup deputetësh të Parlamentit të Kosovës, ka bërë një kërkesë për pezullimin e katër neneve brenda ligjit, duke e dërguar ate në Gjykatë Kushtetuese.

Zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se tashmë janë vendosur masat e përkohshme ndaj katër neneve brenda Ligjit për Shëndetësi .

Gjykata Kushtetuese tani ka vendosur masat e përkohshme ndaj 4 neneve gjegjësisht neneve 18, 19, 41 dhe 60, kjo lëndë është ende duke u shqyrtuar në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjin mbi Gjykatën Kushtetuese dhe rregulloren e punës së Gjykatës Kushtetuese. Vendimi do të merret brenda afatit të parashikuar ligjor".

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani pohon se ligji në fjalë duhet të hyjnë në fuqi si i plotë dhe se ato parashtresa që janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese janë të pa argumentuara.

Ferid Agani
Ferid Agani
Nga ana e një grupi të deputetëve është bërë një parashtresë dhe gjykata kushtetuese e ka parë të arsyeshme ta shqyrtojë dhe ka kërkuar që 4 nene të ligjit të shëndetësisë ka kërkuar që të mos zbatohen deri me 31 janar. Jemi në proces të komunikimit zyrtar me gjykatën kushtetuese dhe do të jemi në shërbim të një vendimi të drejtë që ajo do ta merr”.

Unë mendoj se këto ligje duhet të hyjnë në fuqi, sepse ato parashtresa janë të pa argumentuara, dhe ligji për shëndetësi është një tërësi dhe jo pjesë e copave dhe unë jam i bindur se Gjykata Kushtetuese do të refuzojë këtë kërkesë”, thotë Agani.

Por Shaip Muja, anëtar i Komisionit për Shëndetësi, njëherazi deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës mendon se disa nene brenda ligjit kanë qenë diskriminues.

Ai thekson për Radion Evropa e Lirë se ai është për reforma në shëndetësi, të cilat sjellin çdo ditë ndryshime, por jo reforma të paramenduara se do të ndodhin.

Pikënisja ime është vlerësuese sepse që nga paslufta e deri më tani nuk i kanë munguar ligjet por i kanë munguar kapacitetet menagjuese të sistemit shëndetësor, duke filluar nga Ministria së Shëndetësisë e deri te QKUK-ja e më gjerë. Sjellja e një ligji në kushtet që gjinden në Kosovë janë më shumë një ligj i dëshirave sesa i mundësive”.

Neni 41 ku është limituar e drejta e punonjësve shëndetësor që të punojnë në sistemin privat ose publik është në kundërshtim me drejtat dhe liritë e njeriut si dhe me ligjet e punës së Republikës së Kosovës. Andaj ne nuk kemi nevojë ti limitojmë punëtorët se ku do të punojnë ata pas orarit të punës, por që duhet të fuqizohet sistemi funksionalisht”, shprehet Muja.

Ai gjithashtu jep shpjegim edhe për ligjin për sigurimet shëndetësore, e që vet ministri Agani pati deklaruar se do të miratoheshin si pako së bashku me atë të Shëndetësisë.

Çështjet tjera janë te financimi dhe se ky ligj do të jetë bazë për stabilizimin e sigurimeve shëndetësore, unë e kundërshtoj sepse duke e ditur saktë se sigurimet shëndetësore nuk janë as afër realizimit, sepse janë shumë punë që ndërlidhen e që Kosova nuk është e gatshme”.

Ne nuk kemi ende çmimore që janë bazuar në zhvillimet mikroekonomike të zhvillimit të vendit tonë për tu bazuar çmimet q do të jepen në spitalet private apo publike. Andaj unë i kam kundërshtuar këto nene. Unë jam për reforma por reforma të cilat sjellin çdo ditë ndryshime por jo reforma të paramenduara se do të ndodhin”.

Sidoqoftë, ministri Agani ka deklaruar se me miratimin e Ligjit për shëndetësi do të parandalohet konflikti i interesit në sistemin shëndetësor, ndërsa do të aplikohen masa të rrepta për keqpërdorimet farmaceutike në veçanti, dhe referencat nga institucionet publike në ato private.
XS
SM
MD
LG