E mërkurë, tetor 01, 2014 Kosova 06:01

Aktuale

Preshevë: Lapidari mbetet, kërkohet ndërmjetësimi i Tiranës e Brukselit

Monumenti në Preshevë
Monumenti në Preshevë
RFE /RL
Deputetët shqiptarë të komunave Bujanovc, Preshevë dhe Medvegjë, pasditën e së shtunës, e kanë miratuar Deklaratën kundër heqjes së simboleve kombëtare dhe pas diskutimeve edhe për mundësitë për tejkalimin e krizës, e cila është nxitur me ngritjen në qendër të Preshevës të  përmendores për pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës.

Në mbledhjen e përbashkët të mbajtur në Preshevë, ata kanë kërkuar nga Tirana që ta ndërkombëtarizojë problemin e Luginës së Preshevës, si dhe kanë ftuar qeveritë e Serbisë dhe të Kosovës që ta shqyrtojnë zgjidhjen e problemit të Luginës së Preshevës, sipas parimeve të reciprocitetit në Bruksel, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton.

Në rendin e ditës të mbledhjes, e cila ka zgjatur më shumë se tri orë, ka qenë vetëm një pikë – situata e sigurisë pas kërkesave të autoriteteve të Serbisë për heqjen nga qendra e Preshevës të përmendores për pjesëtarët e rënë të UÇPMB-së.

Kryetari i komunës së Bujanovcit, Nagip Arifi, ka thënë se lidhur me këtë çështje duhet gjetur një kompromis.

"Megjithatë, unë mendoj se organet e shtetit të Serbisë duhet të gjejnë një kompromis me vetëqeverisjen lokale të Preshevës. Mendoj dhe ende shpresoj që ka mundësi që të bisedohet në këtë drejtim dhe ky problem të zgjidhet, "ka thënë Nagip Arifi.

Por ndryshe nga Arifi, Dragolub Filipoviq, deputet në përbërjen e kaluar të Kuvendit komunal të Preshevës, nuk është optimist lidhur me gjetjen e një zgjidhje kompromisi e  cila do të ishte e pranueshme për të dyja palët.

"Nuk besoj se do të arrihet ndonjë kompromis, i cili do të jepte shpresë se kjo përkujtimore do të hiqet nga ky vend, çka do të krijonte kushte për një jetë të qetë të qytetarëve të Preshevës në të ardhmen“, ka vlerësuar Filipoviq.

Përmendorja për luftëtarët e rënë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, të cilën autoritetet në Serbi e trajtojnë si "organizatë terroriste", është ngritur me 16 nëntor të vitit të kaluar në qendër të Preshevës.

Kryeministri serb Ivica Daçiq, më herët ka dërguar porosi se Qeveria e Serbisë do ta largojë përmendoren kontestuese, në qoftë se nuk arrihet ndonjë marrëveshje me autoritetet lokale. Ai ka vlerësuar se vendosja e përmendores është e kundërligjshme dhe provokim për të gjithë serbët.

Por, Nagip Arifi, konsideron se rrëzimi i përmendores do ta rrezikojë paqen dhe sigurinë në Luginën e Preshevës, gjë që do të reflektonte edhe me pasoja katastrofale për rrethanat ekonomike të kësaj hapësire. Kjo edhe është arsyeja pse ai angazhohet për një zgjidhje kompromisi.

"Përmendore të tilla përkujtimore ekzistojnë edhe në Kosovë në enklavat ku jetojnë serbët dhe mendoj se nuk duhet që për një përmendore të ngritët kaq shumë pluhur, kur kihet parasysh se kemi probleme shumë më të mëdha, sepse njerëzit nuk kanë punësim, nuk kanë jetë të dinjitetshme dhe ne të gjithë duhet të orientohemi kah këto probleme"’, ka përfundur Arifi.(b.b)
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Niko Prej : Gjermani
12.01.2013 18:45
O SHIPTARET E PRESHEVES VALA ISHALA JU NDIHMON ZOTI SE MUS PRITNI PREJ KERKUJNA NDIHME SE KUR E PASH NE DY VENA QE EDHE SERBET E KISHIN MARUE NGA NJI PERMENDORE SI NE MITROVIC ASHTU EDHE NE PEJE KREJT JAM FTOF JAM BA AKULL BESOMNI SE ME LAN KTA PISAT TON KTA IDIOTAT MJEDIS KOSOVE ME JU MARUE ATYNE PERMENDORET PA BA KURGJA VEQ TU PRE SHIPTARE KJO PER MUE ESHT E PAPERSHKRUEME, ESHT NJI KATASTROF VEQ KUKU NANE NANE QKA SPO NIJKE NJERI TU SHIPTARET HAJDE KUR ISHTE MILLOSHI UN PUSHTET KREJT JUGOSL. PO NKIT KOKE ME ILEJUE KSHTU SHKIET ME LUE ME NEVE VEQ MU TRANUE NJERI, PO NEQOFTSE E PRISIHIN BILE EDHE NA KTU NE KOSOV TJAU DH....SE ME KAJT NANEN SKAN LUE KTA QYSH DOJN VETE EDHE KREJT IDIOTAT E KISHIN MARUE SI KJO KTU NE PRESHEV NGJAJSHME VEQ PER INATI TONE...

Nga : MANI,USA. Prej : OAKLAND,NEW JECEY,USA.
12.01.2013 18:32
HEU,LUAJA MACE KRYET E BUALLIT;SHUAJA GACE FRYTET E TRUALLIT!!. PO CFARE NDERMJETSIMI I TIRANES;KUR, VETE TIRANA E KRYEMINISTRI QE ESHTE DHENDERR I BELIGRADIT DHE PUNON PER INTERESA TE MIKUT TE VETE;SI DHE KUNDER INTERESAVE MBARE KOMBTARE SHQIPTARE!PA PLAN PROGRAM PRISHTINA,
TIRANA,SHKUPI,E TE GJTHA TROJET E ROBERUARA PER 100 VJETROIN E SHPALLJES SE PAVARESIE MBARE SHQIP-
TARE KETA THERRASIN PER PASHAPORTAT MBARE SHQI-
PTARE QE DTH.SIPAS PLAN PRAGRAMIT FASHISTE TERRORISTE KANIBALE SERBO-RUSO-SLLAVE E GREKE QE PO JU DOKEN PAK NA I KANE OKUPUAR E LIKUIDUAR ME DHUNE E MASAKRA E HOLLOKAUSTE ME GJENOCIDA-
LE MBI 80% TE 100% TROJE E TERITORE POPULL KOMBIN TE GJORIN SHQIPTARE;POR, DONE QE TERESISHT DHE TMERRSISHT TE NA CFAROSIN E TE NA CRRANOSIN EDHE DUKE NA ASGJASUAR E ASIMILUAR EDHE TERE FLAMURIN,SIMBOLET, DESHMORET E LEGJENDAT E LUFTERAT E QENDERSEN TONE MBINJEREZORE SHEKU-
LLORE;NE-ZOT TE KETYRE TROJEVE ME TE SHEJTA QE NGA PELLAZGO-ILIRO-SHQIPTARIA!! PA U NDERRUAR KOMPLET KETO KOKA TRADHETARE E MERCENARE NUK DO TE KETE PERPARIM AS REHATIM AS LIRI AS PAVARESI AS DEMOKRACI;JO VETEM NE KETE BALLKAN-PLOTE GJAK E MJALTE SHQIPTARI;POR, AS NE KETE EUROPE SI SHTRIGA PLAKE QE TERE POPULLIN SHQIPTARE NA KALLI TIM E FLAKE; HEU,E MJERA GROPA TROPA EUROPA!!.
TE FALA NJE REFUGJAT LUFTE NGA SHQIPERIA NATYRALE ME IDEALE NE USA.

Nga : besi Prej : gjermani
12.01.2013 17:37
nqofse serbet insistojn me hek permendoren tash duhet kosova shqiprija kuka shqiptar prej femijut deri tek ma i moshurari me u qu ne kemb e kemi shancen e fundit e me njek serbin deri tek molla e kuqe nese dojm shqipri te madhe

Nga : ilir dardani Prej : gjermani
12.01.2013 17:00
O vellezer shqipetare, peshoni mundesite se a mund te qendroje permendorja aty ku eshte,nese ekziston mundesia,atehere mos e luani vendit!Pershendetje nga i.m.Gjermani