E martë, tetor 21, 2014 Kosova 15:31

VOX

Çka duan të ndryshojnë të rinjtë?

Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Ndryshimi i gjendjes ekonomike, ndërrimi i qeverisë, luftë e ashpër kundër korrupsionit dhe dukurive të tjera negative në vend, janë vetëm disa nga çështjet që të rinjtë kosovarë do t’i kishin ndryshuar menjëherë po të kishin mundësi.



Hapja e shumë fabrikave dhe punësimi i të rinjve do të bënte që gjendja në Kosovë dhe për vetë qytetaret të ndryshojë për të mirë, thotë Vegim Gubetini student në Fakultetin e Ekonomik.

Në radhë të parë kisha pas shumë dëshirë që në Kosovë te hapen shumë fabrika dhe të punësohen sa më shumë të rinjë. Rinia siç po shihet ka mbetur pa punë dhe po sillen veç në rrugë. Për shembull nëse shkon në shtete të tjera, gjatë ditës nuk sheh kaq shumë të rinj që bredhin rrugëve ose edhe nëpër kafiteri. Kurse, këtu në Kosovë siç shihet kafiteritë në çdo kohë janë plot jo se kanë para, po e kundërta që nuk kanë para”, tha Gubetini.

Kurse, Eliesa Bejtullahu shpreh dëshirën që në sistemin e arsimimit të kishte ndryshime më të mëdha në përmirësimin e kualitetit.

Ajo po ashtu thotë se edhe politikanët duhet të mendojnë më shumë për qytetarët.

Zhvillimi i arsimit nuk është i dëshirueshëm, kjo në radhe të parë, do kisha dashur të ndryshonte. Po ashtu konsideroj se as politikanët nuk janë duke punuar për të mirën e qytetarëve, por për interesat e veta, më shumë edhe në këtë rrafsh kisha pasur dëshirë që të ketë ndryshime”, tha Bejtullahu.

Edhe Leonard Kryeziu thotë se Kosova ka nevojë urgjente në ndryshim në gjendjen ekonomike.

Gjendja ekonomike është e jo e mirë dhe kjo ka nevojë të ndryshohet shpejt. Konsideroj se me ndryshimin e kësaj çështjeje, të rinjtë dhe vet shteti do të kishe një perspektive më të madhe. Aktualisht në vend ka shumë të rinjë që janë të pa punë”, tha Kryeziu.

Yllka Shala një studente në Fakultetin e Arteve, tha se nepotizmi është një dukuri që e pengon shumë dhe që dëshiron të mos dëgjojë për të.

Së pari edhe konkurse kur shpallen nuk lajmërojnë ose konkursi nuk është real. Për një vend pune në një institucion drejtuesit lajmërojnë të afërmit e vet dhe i marrin ata, kurse ai ose ajo e cila ka konkurruar nuk mund ta fitojë atë vend punë”, tha Shala.

Ngjashëm mendon edhe Lavdim Rexhepi.

Mendoj se nuk është problemi vetëm me atë që nuk ka vende të mjaftueshme pune, po problemi është që nuk po i marrin njerëzit në punë ashtu siç duhet. Kjo mendoj se është një nga problemet që i preokupon të rinjtë. Kjo po ashtu mendoj se ua humb motivin të rinjve për të konkurruar ose punësuar në një institucion ose kompani”, tha Rexhepi.
 
Ndryshe, mendon Egzon Baftiu. Ai në radhe të parë thotë se po të kishte mundësi  do t’i ndryshonte deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Më pengon mos serioziteti i politikanëve. Ata zakonisht kur janë në kuvend, i përcjelli nuk janë serioz. Ata shkojnë aty për ta kaluar kohen e lirë, me humb kohë. Nuk flasin diçka shumë të rëndësishme për një të ardhme me të mirë, po e kanë marrë si obligim shkojnë aty. Ky është problemi që më preokupon me së shumti”, deklaroi Baftiu.

Kurse Genc Gashi tha se po të ishte e mundur do ta zvogëlonte nivelin shumë të lartë të varfërisë në vend. 

Problemi kryesor është papunësia dhe është rritur varfëria. Mund të ketë ndryshime por është e vështirë pa pasur një ristrukturim të çdo gjëje, së pari të ndalet korrupsioni e nepotizmi. Së dyti duhet të ketë më shumë përgjegjësi ne të gjitha institucionet si në nivelin qendror, po ashtu edhe në atë lokal. Po kjo nuk mund të bëhet pa një punë të të gjithëve dhe pa pasur konsolidim”, tha Gashi.

Thuhet se çdo vit në tregun e punës në Kosovë janë aktivë për t’u punësuar 25 deri në 30 mijë persona, të gjithë 18 vjeç e më lart, derisa po ky treg mund të absorbojë vetëm 4 deri në 6 mijë punëtorë në vit. Kurse varfëria në Kosovës konsiderohet të jetë 44.9% në bazë të të dhënave të fundit nga Enti i Statistikave të Kosovës.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Kosovari
14.01.2013 12:48
Kosova nuk ka elite politike Kosova ka Dangalla te vetequajtur Elite-politike.

Nga : Luli
13.01.2013 16:45
e kishta zhduk krejteliten politike tkosoves

Nga : Valentina Prej : prishtine
13.01.2013 16:40
une do ta ndryshoja sistemin e arsimimit ne kosove. po qe se kemi shkollim me te mire, atehere do te vinin kuadro me te mira edhe per qeverise ne te ardhmen dhe do te permirsoheshin te gjitha keto probleme, me mendje te ndritura.