E enjte, dhjetor 18, 2014 Kosova 04:59

Aktuale

Rezoluta, pozicion nismëtar për serbët

Ilustrim
Ilustrim
Rezoluta për Kosovën, të cilën Kuvendi i Serbisë e ka miratuar më 12 janar, i definon politikat me të cilat shteti serb do t’i qaset Kosovës, por edhe dialogut me të, i cili pritet të vazhdojë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, vlerësojnë politikanët serbë të veriut të Kosovës dhe njohësit e rrethanave politike në vend.

Politikani serb nga veriu i Mitrovicës, Oliver Ivanoviq, ish-zyrtar në qeverinë e mëparshme të Serbisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se miratimi i Rezolutës për Kosovën nga Kuvendi i Serbisë e ka vërtetuar ndjenjën e fuqishme për problemin e Kosovës, por edhe gatishmërinë e shtetit serb që problemet të zgjidhen përmes rrugëve paqësore.

Kjo Rezolutë ka vërtetuar edhe kufijtë e caktuara, të cilat dialoguesit duhet t’i kenë gjatë bisedimeve. Gjithashtu, ajo që është mjaft e rëndësishme, kjo Rezolutë ka vërtetuar se veriu i Kosovës, si temë, duhet të hapet dhe të zgjidhet në kuadër të Kosovës, por edhe që Kosova të mbetet në kuadër të Republikës së Serbisë. Këto janë tri teza që janë shfaqur këtu”, thotë Ivanoviq për Radion Evropa e Lirë.

Ai gjithashtu ka shtuar se deri në miratimin e Rezolutës, ka pasur mjaft polemika dhe kundërshtime ndërmjet partive politike në Serbi lidhur me përmbajtjen e Rezolutës, por miratimi i saj ka qenë i pashmangshëm.

Megjithatë, Ivanoviq, vlerëson se Rezoluta për Kosovën e miratuar nga Kuvendi i Serbisë, nuk do të ndikoj në raportet e serbëve , por më tepër është si një detyrë për ekipin dialogues të Serbisë në bisedimet me Kosovën.

Do të thotë, nuk do të ketë marrëveshje që do të ishte në kundërshtim me  këtë Rezolutë. Në masë të madhe, tash është arritur konsensus dhe e rëndësishme është se janë shfaqur ide të reja se si duhet zgjidhur problemi i Kosovës, të cilat do t’ju ndihmojnë negociatorëve në bisedimet që do të vijnë, që t’i marrin parasysh objektivat strategjik të Serbisë, integrimet evropiane, por në të njëjtën kohë, që të mos harrojnë se serbët e Kosovës, në këto bisedime, janë element i rëndësishëm”, thekson Ivanoviq.

Oferta serbe ndan sovranitetin

Në anën tjetër, njohësit e rrethanave politike në Kosovë, vlerësojnë se Rezoluta për Kosovën e miratuar nga Kuvendi i Serbisë, tregon se shteti serb po bën përgatitje për t’iu qasur probleme me Kosovën.

Politologu, Behlul Beqa, thotë se serbët kanë arritur një marrëveshje rreth platformës së tyre, ndonëse, sipas tij, nuk mund të thuhet se për këtë ekziston konsensus i plotë.

Megjithatë, sipas tij, Rezoluta e ka domethënien e vet, për faktin se është një pozicion nismëtar, të cilin nuk e ka pala kosovare.

Beqa thotë se pala kosovare vlerëson se pozicioni i saj nismëtar është kushtetuta, por siç thotë ai, edhe Serbia e ka kushtetutën e saj.

Realisht, karshi palës kosovare, ata së paku kanë një ofertë dhe në këtë kuptim, në një pikëpamje, janë avancues në fillimin e bisedave, që nuk do të thotë se do të përfundojnë në përputhje me fillimin e mirë të tyre, për faktin se Bashkimi Evropian, platformën të cilën e kanë përgatitur serbët, nuk e kanë marrë parasysh”.

Së paku, zyrtarisht janë deklaruar se ajo nuk do të jetë objekt i mbështetjes për fillimin e bisedave, por gjithsesi tregon se Serbia, karshi Kosovës, së paku ka bërë një përgatitje më serioze rreth zgjidhjes së problemeve të hapura që janë në veri”, shprehet Beqa.

Ndryshe, kryeministri serb Ivica Daçiq, të shtunën, ka theksuar se “Sovraniteti i Serbisë në Kosovë gati se nuk ekziston fare” dhe se autonomia për serbët që jetojnë në Kosovë është më e shumta që Beogradi mund të shpresojë të shpëtojë.

Por politologu Beqaj, thotë se Daçiqi autonomia për serbët në Kosovë do të ishte ndarje e sovranitetit të vendit.

Përpara, zyrtarisht kanë thënë se kanë një lloj të kontrollit, të subjektivitetit dhe të sovranitetit në komunat, të cilat kontrollonin në mënyrë indirekte, e tash po thonë se nuk kanë kurrfarë kontrolli”.

“Unë mendoj se pikërisht tash, përmes ofertës që kanë dhënë, duke krijuar autonomi brenda komunave serbe dhe duke krijuar lidhshmëri të komunave serbe, ata në fakt vetëm se po e ndajnë sovranitetin në mes të shumicës dhe pakicës. Kështu që, deklarata e tij formale (e Daçiqit), në fakt, është kundërshtim me përmbajtjen, e cila ofrohet nga platforma politike, e cila është aprovuar”.

Beqa vlerëson se çfarëdo kompromisi eventual që mund të arrihet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë lidhur me zgjidhjen e çështjes së serbëve të veriut, duhet të nënkuptojë reciprocitetin dhe kjo të kushtëzohet ngjashëm edhe me të drejtat e  bashkësisë shqiptare që jeton në Luginën e Preshevës.

Bekim Bislimi

beka.bislimi+gmail.com

Bekim Bislimi ka lindur më 20. 03. 1968 në Vërban të Vitisë. Prej muajit dhjetor të vitit 2001 e deri më tash punon si korrespondent i Radios Evropa e Lirë, për shërbimin në gjuhën shqipe.

Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : celi Prej : geneve
14.01.2013 01:04
Zoteri Beqaj fjalia e fundit po me pelqen dhe kjo shumica e shqiptarve mendojne se kjo duhete te perdoret per negociatat me serbine dhe vetem kto kushtezime e bejne nje zgjidheje te qendrushme .persh ne po ju apim atyre serbeve nje lloje autonomie nese edhe ju i ipeni te njejten shqiptarve te lugines kjo do te jete zgjidheja per te dy palet.pershendetje.

Nga : Anonim
13.01.2013 16:47
tung e kan serbt. e kan pranu edhe vet realitetin e ksovoes
Në përgjigje

Nga : Guri Prej : USA
14.01.2013 03:58
Serbet me rezoluta dhe me ultimatume jan mesuar sic eshte krijuar serbija, por keta jan te ardhur nga karpatet dhe keshtu sot formojn rezoluta dhe ultimatume per popuj tjer ku sju shkon as fjala,sepse serbija ka vdekun ne kosov ende eshte duke ber crregullime por qeveria e kosoves pa fuqi te plot dhe shumica luftojn per karrik,per at serbija ja mban impulsin shqiptarve ne kosov dhe preshev me rezoluta dhe ultimatume,por ne jemi mesuar me keta sju tutemi aspak,keta serbet duhen ta din se nje dit elle vojvoda ka me ju shkuar se hungarezet e kerkojn token e tyre,dhe serbve ju mbetet pashalleku i beogradit.
Në përgjigje

Nga : Yllnori Prej : Gjermani
13.01.2013 21:41
Po ku jeni ore shqiptar te zi se nuk i kundershtoin keto miratime te serbit dhe nuk i pergjigji me anulime dhe kritika, e shifni se qka bejn ne kosov e shifni se qka bejn ne preshev e medvegj e bujanovc e gjetiu ore ju faqezi po me duket se ju ka hutuar hajni e popullit, mduket se ju ka ra mjegulla suve e nuk po shifni mjet populli ne mshiren e kujt ka mbetur ore faqezi.