E premte, gusht 01, 2014 Kosova 17:54

Aktuale

Reeker: SHBA-të do të jenë të fokusuara në Ballkan

Philip Reeker
Philip Reeker
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të punojnë së bashku me Bashkimin Evropian në rajonin e Ballkanit Perëndimor edhe pas ndryshimeve në krye të departamentit amerikan të Shtetit pas largimit të Hillary Clinton.

Kështu ka thënë sot zëvendësndihmësi i sekretares amerikane të Shtetit, Philip Reeker, i cili po qëndron në Bruksel. Ai në takim me gazetarët ka thënë se SHBA-të do të vazhdojnë të jenë të fokusuara në Ballkan dhe do të ketë vazhdimësi edhe me bashkëpunimin e tyre me BE-në në këtë zonë të Evropës.

Reeker ka folur edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe ka thënë se është arritur një përparim i jashtëzakonshëm deri më tash në këtë dialog.

Ai ka thënë se muajt e ardhshëm do të jenë jashtëzakonisht të  rëndësishëm dhe duhet të shfrytëzohen në mënyrë maksimale, duke përmendur kështu edhe kërkimin e një zgjidhjeje për situatën në veri të Kosovës, dhe shpërbërjen e strukturave paralele.

I pyetur për platformën dhe rezolutën e Serbisë për këtë dialog dhe për veriun e Kosovës, Reeker nuk ka dashur të komentojë në mënyrë konkrete, por ka thënë se është me rëndësi se çfarë thotë Bashkimi Evropian dhe ajo që po bëhet në konkluzat e BE-së, të cilat bëjnë të qartë se çfarë pritet të ndodhë rregullimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe shpërbërjes së strukturave paralele në veri të Kosovës.

Reeker ka thënë se me rëndësi është që Serbia dhe Kosova të jenë të fokusuara dhe të përkushtuara seriozisht për vazhdimin e dialogut.

Po ashtu,Reeker ka folur edhe për pjesë tjera të Ballkanit, duke thënë se vitit 2013 do të jetë vit jashtëzakonisht i rëndësishëm. Në këtë kontekst ka përmendur edhe zgjedhjet që do të zhvillohen në Shqipëri, duke thënë se Shqipëria e ka rastin t’i dëshmojë jo vetëm bashkësisë ndërkombëtare, por edhe vetë qytetarëve të saj, se është në gjendje të zhvillojë zgjedhje demokratike dhe të lira.

Reeker po ashtu ka thënë se SHBA-të janë të shqetësuara për retorikën nacionaliste që dëgjohet nga politikanët në Shqipëri, dhe ka thënë se kjo retorikë devijon fokusin nga çështjet e rëndësishme, dhe kjo retorikë nuk do të ndihmojë as në zhvillimin e ekonomisë, e as në zgjidhjet e problemeve siç janë papunësia, dhe problemet tjera.

Ai gjithashtu ka thënë se për Bashkimin Evropian është e rëndësishme që të vazhdojë politikën e zgjerimit në BE, dhe të ketë të hapur edhe perspektivën për vendet e rajonit të Ballkanit.

Reeker gjatë qëndrimit në Bruksel ka pasur takim me grupin punues për Ballkanin në selinë e Bashkimit Evropian, sikur edhe takime në selinë e NATO-s.(a.p.)
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Valmira Prej : Prishtine
16.01.2013 15:13
Citoj deklaraten e tije "I pyetur për platformën dhe rezolutën e Serbisë për këtë dialog dhe për veriun e Kosovës, Reeker nuk ka dashur të komentojë në mënyrë konkrete, por ka thënë se është me rëndësi se çfarë thotë Bashkimi Evropian dhe ajo që po bëhet në konkluzat e BE-së" dmth. SHBA as nuk e perkrah direkt por as nuk e refuzon si BE platformen serbe.
po natyrisht zoteri se ne fund do te gjindet zgjidhja si gjithnje ne kurriz te kosoves

Nga : dardan Prej : stockholm
16.01.2013 14:48
Nese njeriu lexon me vemendje deklaratat e zotr.Reeker si per Lapidarin dhe bisedimet Kosove-Serbi ,e Shqiperine .
Ai cek problemet,dhe per keto probleme fajtorin e shef nder Shqiptaret.

Personalisht sa i perket Shqiperise mendoj se ka plotesisht te drejt per zgjidhjet....
Kurse deklaratat e tjera jane ne kunderthenie me realitetin sepse gjdo gje ce do te bejn Shqiptaret prish paqen ne Ballkan.

1.Pasaporta per te gjith Shqiptaret----Pasaporta per te gjith te vetequajturit Grek ne Shqiperi nga Greqia nuk prishin Paqen ne Ballkan-
-Nga Serbia nga Mali i Zi nga Maqedonia Bulgaria qe te gjitha keto shtete kan pajisur pakicat e tyre me pasaporta te shteteve te lartepermendura sic duket forcojn" paqen " apo zoteri Reeker.?
Keni mendime tenjejta si deputetet Holandez.

Barikadat Serbe ne fshatrat e komunes se Mitrovices gjithashtu forcojn "Paqen"-Bustet dhe lapidaret e masakruesve me te medhenj te kombit Shqiptare ne keto fshatra poshtu forcojn "Paqen" zoteri Reeker edhe pse gjinden ne Kosove.

Por jo nuk eshte ashtu sic deklaroni ju, sepse kjo kuptohet sikur se Shqiptare progresiv (i ndershem) ne Europe eshte vetem Shqiptari i vdekur.
Definitivisht sic bertasin tifozet Maqdonas e Serbe neper lojrat sportive nderkombtare te ketyre shteteve.
Mirpor edhe keto Fifa dhe Uefa thojne se forcojne "paqen" ne Ballkan.
Cdo gje ce ka te bej kunder Shqiptareve ne Ballkan dhe Europe
forcon "paqen"
Cilen Paqe kercenojn Shqiptaret zoteri Reeker nese ata marin nenshtetesine e etnis qe i takojn,cilen paqe kercnojn Shqiptaret nese kan nje Lapidar ne Presheve qe nuk e kan serbet ne Kosove.
Cilen paqe Shqiptaret e kercenojn nese ata nuk duan te asimilohen dhe Serbizohen-Greqizohen-Sllavizohen si Maqedonas ,Malazias .Paqen e Europes apo paqen e mozaikut Mikelangjelo..
Zoteri Reeker une nuk them se jan Engjuj Shqiptaret por kur Djajtt i kan fqinje,dhe Luciferi dirigjon nga Bruxeli atehere edhe Shqiptart Djallezohen por jo qe ti sherbejn Luciferit e as Djajve te tyre fqinj por i sherbejn djallezis se vet.....Per te miren e femijeve te tyre....

Zoti e bekofte USA.