E martë, korrik 29, 2014 Kosova 10:39

Bota

Kënga nacionaliste e kënduar në OKB shkakton zemërim

Grupi "Viva Vox"
Grupi "Viva Vox"
Është prezantuar si “marshi i madh i paqes”, për ta përmbyllur koncertin e Vitit të Ri në Kombet e Bashkuara, që u mbajt këtë javë.

Kori serb “Viva Vox” para kësaj kënge kishte interpretuar melodi të përziera serbe, si dhe hitet perëndimore si “Mamma Mia” dhe “Bohemian Rhapsody.”

Por, kënga e fundit e korit, provokoi zemërim në mesin e grupeve boshnjake, që e dinin se kënga ishte një himn serb, që lidhet me masakrat e vitit 1990.

“Marshi për në Lumin Drina”, është një himn nga Lufta e Parë Botërore, kur serbët po luftonin kundër trupave austro-hungareze. Drina kalon në shumicën e kufirit mes Bosnjës dhe Serbisë.

Ishte, gjithashtu, kjo këngë, që u këndua nga ultra-nacionalistët serbë gjatë luftërave që shoqëruan shpërbërjen e Jugosllavisë.

Të martën (më 15 janar), Kongresi i Boshnjakëve të Amerikës Veriore postoi një letër të hapur në ueb-faqen e vet për sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon. Në të përfshiheshin nënshkrimet e liderëve të Institutit për Hulumtimin e Gjenocidit, të Këshillit Konsultativ për Bosnje dhe Hercegovinën dhe të Institutit Boshnjako-Amerikan për Gjenocid dhe Qendrës Edukative.

Në letër thuhet: “Koncerti ishte një ofendim skandaloz i viktimave të gjenocidit në Bosnje e Hercegovinë, sepse orkestra interpretoi këngën famëkeqe dhe nacionaliste serbe ‘Marshi në lumin Drina’. Gjenocidi që ka ndodhur në Srebrenicë dhe në Zepa, si dhe në pjesë të tjera të Bosnje e Hercegovinës, është kryer nga agresorët serbë, të cilët këndonin këtë këngë, derisa kryenin dhunimet, vrasjet dhe bënin spastrimin etnik të popullatës joserbe”.

Zemërimi mbi këngën që nuk ishte në listën e programit zyrtar, nxiti zëdhënësin e Ban Ki moonit, që të shprehë keqardhjen.

Martin Nesirky tha të enjten se Ban, që u shfaq duke duartrokitur derisa këndohej marshi, nuk e ka kuptuar konotacionin e këngës.

“Ne, sinqerisht, shprehim keqardhje që njerëzit u ofenduan nga kjo këngë, e cila nuk gjendej në programin zyrtar. Sekretari i Përgjithshëm nuk ka qenë në dijeni se për çka bënte fjalë kënga apo se kur ishte kënduar në të kaluarën”, u shpreh Nesirky.

Por, ish-ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, që e organizoi koncertin, e ka mbrojtur performansën.

Jeremiq, që aktualisht është president i Asamblesë së Përgjithshme, i ka quajtur kundërthëniet si “përpjekje të larta për të shtrembëruar kuptimin e dhuratës muzikore që i ofruam botës në këtë javë dhe si shumë ofenduese për popullin serb”.

Në një deklaratë, zyra e tij shtoi se “marshi në Drinë është një këngë që zë vend qendror në kujtesën tonë në mbrojtjen e lirisë sonë ndaj agresorëve në Luftën e Parë Botërore, në të cilën Serbia ka humbur një të tretën e popullatës së saj mashkullore në shumë beteja, duke luftuar krahas aleatëve”.

Në deklaratë thuhet se “ne jemi shumë krenarë për të, dhe dëshirojmë që ta ndajmë me botën mesazhin për ripajtim për gjeneratat e tashme dhe të ardhshme”.(a.i.)


Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : ahmeti Prej : tirane/shqiperi
21.01.2013 12:06
Marshi mbi Drin,kenga e lene qellimisht per ne fund nga grupi serb,pergatitur me kujdes nga Ujk(vuk)Jeremic,per te thurur lavde per serbet mu ne mes te OKB-se eshte tallje per popujt e ballkanit e botes mbare..! Keshtu ndodh kur vihet nje Ujk(Vuk)jeremic ne krye te Asamblese se OKB..! Shihni me sa ekstaze duartroket,duke qene ne krah te Ban KiMunit-qe nuk din historikun e permbajtjen(por qe shpejt u distancua..!) Popuj jini Vigjilent,thoshte Julius Fucik i pa harruar cek.! Por popujt nuk po jane vigjilente-vendosin nje Ujk serb ne krye te Asamblese se OKB,pra ne mes te vathes se deleve-popuj,e ben corap gjithe popujt paqesor te botes mbare..! Ky tinzar serb eshte prototipi i Serbise nga ku ka dale dhe i mbron me aq zjarr...! Shihni se fundi me permendoren e ushtareve te rene ne Presheve,si hijena sulen dhe e heqin ate policia serbe,pra serbet mbeten te njejte..! Mendo ti futesh edhe ne KE se cfar i bejne Europes mbare.. keta albanofobe te perbetur te mesjetes..! Popuj jini vigjilent..! Ing. Ahmeti

Nga : plaku Prej : ch
18.01.2013 22:51
Duhetë pranuarë se kanë një politikë shperthyse.sikurë ketë politikë ta shendrrojnë në anije kozmike do të mbrrinë në planete tjera,porë se di ado jenë të pergdhelurë sikurë që janë të pergdheluritë apsulutë të planetitë tokë.

Nga : dardan Prej : stockholm
18.01.2013 14:01
.........Zoteriu Vuk Jeremic,ka haruar te deklaroj se si filloi kjo lufte dhe kush ishte shkaktare.
Sa per rikujtim me vrasjen e Franc Ferdinandit i cili duhej te merte fronin e mbreteris Austrohungarese nga Gavrilo Principi Serb,plasi lufta e par boterore.
Me vitin 1914 Dragutin Dimitrijevic shef i sherbimit informativ ne ushtrin Serbe organizoi kete vrasje.
Mbas ketij atentati filluan akcionet kunder Serbise dhe keshtu filloi lufta e pare boterore.

Kurse cdo udheheqes ne Hierarikin e OKB-s.te pakten duhet te jete i njoftuar me dy historit e lufterave Boterore.
Ce te mos gabojn perseri .

Sepse zoteriu Ban Ki Mun nuk ka ka ofenduar por ka lenduar ndjenjat shpirterore te mbijetuarve Boshnjak dhe te viktimave te Gjenocidit te cilet u ekzekutuan si kafshe, nga njerez qe ende sot sillen neper koridoret e OKB-dhe Bruxeelit e edhe udheheqin shtetin Serb.
SKANDAL