E dielë, shtator 21, 2014 Kosova 12:06

Kronika

Prishtina: Heqja e lapidarit – akt i shëmtuar

Pamje nga heqja e lapidarit në Preshevë.
Pamje nga heqja e lapidarit në Preshevë.
Qeveria e Republikës së Kosovës shprehet e indinjuar me veprimin e autoriteteve të Serbisë për heqjen me forcë të Memorialit për luftëtarët e UÇPMB-së në qendër të Preshevës.

“Ky veprim i Qeverisë së Serbisë është një dëshmi tjetër se urrejtja kundër shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës është ende gjallë dhe se ajo po ushqehet me veprime të tilla të pasardhësve të politikës gjenocidale të Millosheviqit”, thuhet në deklaratën me shkrim të Qeverisë së Kosovës.

“Dështimi i Qeverisë së Serbisë që përmes dialogut të gjejë një zgjidhje për vendosjen e Memorialit, tregon se dialogu ende nuk është pjesë e politikës qeveritare të Serbisë kur janë në pyetje shqiptarët”, thuhet në deklaratë.

Ky veprim i autoriteteve serbe, cilësohet si i shëmtuar dhe jocivilizues. Veprime të tilla, “nuk e ndryshojnë dot historinë dhe kujtesën e shqiptarëve kudo që janë, përkundrazi, vetëm sa e forcojnë atë dhe na rikujtojnë se Serbia dhe politikat e saj mbeten po ato të shekullit të kaluar”, vazhdon reagimi i Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës iu bën thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe qytetarëve të Kosovës që të mos i përgjigjen këtij provokimi qyqar të Serbisë.

“Ne duhet të besojmë në vlerat civilizuese dhe jo në antivlera, të cilat i promovon Serbia, e që janë dënuar nga e gjithë bota perëndimore demokratike”, thuhet në këtë deklaratë.

Në fund të reagimit konkludohet se “ky akt i shëmtuar i Qeverisë së Serbisë e rrezikon seriozisht procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe përgjegjësia direkte bie mbi Serbinë”.

Pjesëtarët e xhandarmërisë së Serbisë sot herët në mëngjes e kanë larguar përmendoren e luftëtarëve të rënë të UÇPBM-së, para Kuvendit të Komunës në Preshevë.

Afro 150 pjesëtarë të xhandarmërisë, pak para orës 7 të mëngjesit, e kanë rrethuar sheshin në qendër të qytetit, ku gjendej përmendorja, e kanë mbuluar me një thes të bardhë të plastikës dhe e kanë ngarkuar në kamion, i cili i përcjellë nga 20 makina të policisë, është larguar nga Presheva.

Gjatë këtij operacioni ishte i pranishëm edhe komandanti i xhandarmërisë së Serbisë, Bratisllav Dikiq, i cili nuk ka dashur të prononcohet për media.

Nga ana tjetër, në njoftimin e Qeverisë së Serbisë, theksohet se “përmendorja e ngritur në mënyrë ilegale”, sot është larguar nga qendra e Preshevës dhe se aksioni ka kaluar pa incidente.


Zijadin Gashi

zijadin.gashi+gmail.com

Zijadin Gashi, i lindur më 01 janar 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001.

Twitter
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Faqja e komenteve nga 1
    E ardhshmja 
Nga : bashka Prej : France
20.01.2013 23:01
Oj Qeveri,oj qeveri,po sa per ty vjen edhe Ne Prishtine edhe ti hjek te gjithe Lapidaret qe i ke edhe nuk ke qka bon,po shuj folni ju fjale te thata e merrni ka 2000 euro né muaj e forte ju intereson juve,per diqka tjeter.
Oh shqipatar te Presheves sa per Qeveri te Prishtine e Tiranes Zuti ju lashte shendosh,po shikoni e bonjani vete disi se nuk ka sen as Nga Kosova e as nga Shqiperia.

Nga : afrimi vushtrri Prej : gjermani
20.01.2013 21:33
serrbi o shtet e jo si kosova APO nana shqipri turp duhet tju vi shtetit tonnuk kann pas koh APO guxim me deklaru se paku per luginen e presheves jan mshef se po tuten se pi she serbi oh saper shtet qe kimi na ne prishtin vin e marrin permendoren adem jasharit e ministrit to sja nin

Nga : xhevdet hoti Prej : gjermani
20.01.2013 21:08
po kjo qeveri vet po e pranon se nuk osht e aft per kurgja.vet po thojn se srbia po tregon se nuk asht e gatshme per dialog edhe vet bon me qata serbe dialog mos per shqipetaret se nuk kan kurr fare qeverie heee medet

Nga : Afrim Miratoca Prej : Zvicerr
20.01.2013 17:49
O po ju oj qeveri e Kosoves, ju jeni ata qe jeni duke e penguar me se shumti frymemarrjen e lire te qytetareve te Lugines, keni vendosur takse hyrjeje te paperballueshme per ne, ju jeni dallaverxhi.
Popullates se kesaj ane nuk i duhen fjale, por vepra . Hiqni taksat, hiqni doganat per prodhimet e qytetareve te rendomt te Lugines, qe te mund te mbijetojme. Nese jo te gjitheve keni me na pare ne kosove, duke blere kasolla neper cepe te ndryshme te vendit "tuaj".
E di qe dola prej temes, por neve na rendon thelle edhe gjendja ekonomike ne te cilen gjindemi.
Serbet ne veri e kudo nepere Kosove, sillen po sikur te ishin ne Shumadi apo gjetiu. Themelet e shtetit te kosoves nuk jane te qendrueshme kurr nese i behet amin çdo propozimi te BE apo SHBA-se, e kjo po ndodh dhe se shpejti do e shohim nje mini Republike serbe ne veri.
Presheva jone

Nga : bujari Prej : münchen
20.01.2013 17:32
Oj qeveri oj Mjerimi i kosoves o te pa bes po qka po pritni si nuk po shkoni ne Veri mej shliru veirun e mitrovices prej Hordhive a e ndegjuat daqiqin SHTETI MBI GJITHQKA e kosova a osht shtet si nuk shkon ne mitrovic po jo nime se ka SERB e i fryn rosous a qysh e kan emrin qka jem nese sjem shtet ta djegi nje her e per gjithmon kit pasosh e kto dokumente e te kerkoj gjermane ose ... e mos te rrej vehten se jem shtet .....!

Nga : besi
20.01.2013 17:32
po po rrini rrini e tutne prej se larti a ska ni kurr serbi per ju as ska me ni ishalla sja jep zoti at mene se te shporeti kome ju hy edhe naj dit mejav nal edhe zjermine kafshaten e gojes

Nga : Mirsadi Prej : Mitrovice
20.01.2013 17:30
A ky asht shtet se jo Kosova e Shqiprija oooo sa mir me kan po qka me than shqiptar apo serb ... ???? si po doket o samir me kan serb. Oj shqipri e mjera shqipri qe je met veq me hordhi!!! Oj Preshev ishalla jeni vet e saper kosov e per ket shqipri ski qka met me i shkri ....

Nga : luan Prej : suedi
20.01.2013 17:12
Shpresoj që qeveria jonë të respektoj reciprocitetin.
Ka plot përmendore që iu kan ngritur qetnikve nëpër gjithë Kosoven
Në përgjigje

Nga : anita Prej : luzern
20.01.2013 21:52
ishall edh teshat ne trup ja marrin atyn ne pullitik

Nga : Kosovari
20.01.2013 15:28
.......Tash ju ka ardh radha "Legjendave te gjalla" se nuk e kan Rugoven me i pengu me" Luftue "per me i mbrojt trojet e tyre te Kosoves Lindore.
Se shpejti do te fillojn,sepse atyre ju pat penguar shume Ibrahim Rugova i ndjere qe te mos clirohej Kosova me heret. dhe para 1999-s.
Serbia ,edhe cdo gure ce tregon historin e autoktonesise Shqiptare e pjek neper furat e Gelqereve.
Ne menyre te njejt sic vepruan "Legjendat e gjalla" me Inteligjencen dhe ushtaret e UCK-s Kosovare .

Perderisa ne ju lejojm dhe ju mbrojm trashegimit e tyre.
OESB-ja shpreh keqardhje per Shqiptaret e Kosoves Lindore ,ku ne anen tjeter kerkon pergjegjesi nga Shqiptaret per trashegimin Serbe dhe fshatrat qe do te behen te pamvaruna ne Kosove me bustet e Putinit ne zemer te Kosoves..

Nga : Adnani Prej : Virginia
20.01.2013 15:07
Oj Qeveri,

Edhe ju duhet te veproni njejt me permendoret e tyre ne Kosove. Shkoni e hiqne ate fare gaz-mestanin e tyre prej kosove.
Faqja e komenteve nga 1
    E ardhshmja