E shtunë, nëntor 01, 2014 Kosova 12:36

Rajoni

Presheva e indinjuar - të hënën në protestë

Heqja e lapidarit në Preshevë
Heqja e lapidarit në Preshevë
Subjektet politike të Luginës së Preshevës kanë dënuar ashpër heqjen e lapidarit të UÇPMB-së nga qendra e Preshevës dhe në shenjë indinjate, kanë thirrur një protestë gjithë popullore për të hënën.

Vendimi është marrë gjatë një takimi të liderëve politikë të Luginës së Preshevës, pas aksionit të xhandarmërisë serbe, e cila largoi lapidarin në orët e hershme të mëngjesit.

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, në një konferencë për gazetarë, ka dënuar veprimin e autoriteteve të shtetit serb, ndërkaq ka kërkuar që liderët e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të përfshihen në bisedimet Kosovë - Serbi, që po zhvillohen me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ai ka kërkuar që faktori ndërkombëtar të përfshihet në qetësimin e gjendjes në këtë pjesë dhe njëherësh ka ftuar qytetarët që të hënën të dalin në protesta gjithë popullore. 

“Shqiptarët e Luginës së Preshevës, pa asnjë dyshim, edhe më tutje do të jenë gjakftohtë dhe me forma paqedashëse dhe me forma absolutisht demokratike do të veprojnë dhe në këtë drejtim, parimisht e kemi fituar edhe mbështetjen e parezervë të bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Mustafa. 

Kurse, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi, është shprehur se “Qëndrim i përbashkët i të gjithë liderëve politikë është që të qëndrojmë në realizimin e të drejtave legjitime individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës”.

Edhe liderët tjerë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës kanë heqjen e lapidarit duke vlerësuar se qeveria serbe po vazhdon dhunën sistematike ndaj shqiptarëve ngjashëm si në kohën e Sllobodan Millosheviqit.


Reagimet e institucioneve të Kosovës
 
Heqjen e lapidarit e kanë dënuar edhe institucionet qendrore të Kosovës.

Zyra e presidentes, Atifete Jahjaga, përmes një deklarate me shkrim, vlerëson se heqja e përmendores është në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut dhe me Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale.

Ndërkaq, Qeveria e Republikës së Kosovës shprehet e indinjuar me veprimin e autoriteteve të Serbisë për heqjen me forcë të Memorialit për luftëtarët e UÇPMB-së në qendër të Preshevës.

“Ky veprim i Qeverisë së Serbisë është një dëshmi tjetër se urrejtja kundër shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës është ende gjallë dhe se ajo po ushqehet me veprime të tilla të pasardhësve të politikës gjenocidale të Millosheviqit”, thuhet në deklaratën me shkrim të Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës iu ka bërë thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe qytetarëve të Kosovës që të mos i përgjigjen këtij provokimi, siç thuhet, qyqar të Serbisë.

Qeveria e KosovësQeveria e Kosovës
x
Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës
Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, nëpërmjet një deklarate, e ka dënuar ashpër heqjen e lapidarit duke e vlerësuar atë si një akt qyqar që dëshmon se pushteti aktual i Serbisë nuk ka ndryshuar asgjë nga logjika, mentaliteti dhe veprimet e pushtetit të Sllobodan Milosheviqit.

Heqja e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së nga qendra e Preshevës është dënuar edhe nga partitë opozitare në Kosovë.

Lidhja Demokratike e Kosovës e konsideron të papranueshme sjelljen e shtetit serb. Kjo parti politike e vlerëson këtë akt si një mjet presioni ndaj shqiptarëve të mbetur në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, kështu që i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta shtojë kujdesin për qytetarët e atjeshëm shqiptarë, duke konsideruar se ata janë qytetarët më të shtypur dhe më të diskriminuarit në Evropë.

Situatën në Luginë të Preshevës ndryshe e ka vlerësuar lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti. Ai e ka bërë përgjegjëse edhe Qeverinë e Kosovës për gjendjen e krijuar në Preshevë, ndërkaq ka vlerësuar se çështja e trojeve të banuara me shqiptarë bë kuadër të Serbisë nuk përkufizohet vetëm me Luginën e Preshevës.

“Nuk bën të kufizohet çështja e Preshevës veç me një lapidar. Çështja e Kosovës Lindore është më e madhe se Presheva. Presheva mbrohet në Bujanoc. Njësoj siç është tendenca për t’u përqendruar në Tetovë për ta harruar Shkupin, njësoj është tendenca për t’u përqendruar në Preshevë dhe për ta harruar Bujanocin”, ka thënë Kurti. 

Ndryshe, pjesëtarët e xhandarmërisë së Serbisë, herët në mëngjes e kanë larguar lapidarin e luftëtarëve të rënë të UÇPBM-së, para Kuvendit të Komunës në Preshevë.
Sipas Qeverisë së Serbisë “përmendorja ishte ngritur në mënyrë ilegale dhe si e tillë është larguar”.

Vendosja e këtij lapidari në Preshevë është bërë në nëntorin e kaluar në kuadër të shënimit të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Në vendin e lapidarit, qytetarët më pas kanë vendosur lule, në kujtim të dëshmorëve të rënë në luftën e UÇPMB-së.
 


Zijadin Gashi

zijadin.gashi+gmail.com

Zijadin Gashi, i lindur më 01 janar 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001.

Twitter
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Faqja e komenteve nga 1
    E ardhshmja 
Nga : XHAFER GJUKAJ Prej : STRELLC
21.01.2013 08:50
Heqja e pllakes perkujtimore është akt i papresedan dhe i mjerë i pasardhëseve te S.millosheviqit.Shekuj me radhë janë munduar,me te gjitha mjetet na e zhdukë qenien ton,por nuk kanë arrit.Nuk do te arrijn kurr,sepse kombi jonë është në trojet e veta mija- shekullore.Malin edhe nese e pret apo e djeg ai del edhe më i shpesh dhe më i bukur.Mendoi në një anë që populli shqiptar i asaj pjese të Kosoves të ketë durim mos te bie pre e provokimeve ultra shoveniste serbe.Ne anen tjeter po mendoi se qfar fati te zi patem,kush po e udhëheq Kosoven .Na tha Amerika, na tha bashkësia nderkombëtare,e fare pa menduar bëjnë hygjym ne takime me Sllobodanet e tjerë ne pushtet ne serbi.Ne një fshat afer Pejës,Gorrazhdec quhet,fshat,banoret e të cilit kanë bërë masakra të mëdha në fhatrat e rrethit te Pejes, në mes të fshatit e kanë ngre përmendorën e të rënve ne luften e fundit,aty pos tjerash shkruan:...kanë rënë në luftë kunder TERRORISTAVE...dhe askush nuk e qanë kokën për ketë punë.Kjo po me brengosë mua.Deri kur kështu ?-PYES unë duhet duruar...

Nga : niku Prej : gjermani
21.01.2013 08:46
Mos akuzoni popullin akuzo vehten se kujt ja jep voten heren tjeter ,per se cilin Shqipetar ku do qe je ne troje tua,i
Kjo do te harrohet shum shpejt sikur qe sa e sa gjak u derdh.
Popull ju kisha lut mos e akuzoni njeri tjetrin neper media,
te gjith ata qe logjikojn e kan dit se do te hjeket ,arsyja nje .
data 17 ishte ,edhe takimi nuk do te duhej me u mbajt .
po nuk e di kon e perfaqsoj kur te gjith kunder ishin ,
vetem politikanet ton jo ,ama krejt ?

Nga : doni Prej : zvicer
21.01.2013 01:27
Pershendetje
Problemi te shqiptaret është se jemi demela edhe nuk jemi për vatan.
Tani policet serb jau heken me saba shiptari flejn ne gjum edhe thojn hajt more pse me dal un me hanger plum del aj tjetri e qeshtu u shku puna e su dal kerkush.
Veq me ja pa hek na serbve nje permendore ne mitrovic na kishin kall.

Nga : sony Prej : Bronx
21.01.2013 00:29
Kish me qene befasi me ngritun tjetrin lapidar pas dy orve po ne te njeitin vend.

Nga : xhimi Prej : montreal
21.01.2013 00:15
denoni ju aktet sa te doni lapidari u hoqe se qe 30 dit ju ka lajmru as ni mas skeni mare e tani kishe po thojm diqka po i marshi pune si ne hajgare tashi vajtone sa te doni ,braje sa te ushte aty e kur hjeket ,se skemi qite sen ne drite dej sote as skemi me qit kurre se punojme veq per karrike .

Nga : budalla Prej : mitrovic
21.01.2013 00:06
o vllahi krejt i hjek mos mu tutu prej ameriek krejt ti hjek serb o shqiptar po hajdeni mere hjekne barikaden midsi mitrovice e po folni po le pash allhi ku po njerz budall pse spo vin me hjek barikaden masi jeni trima a e po folni e po shitini po hajt mere se ju jeni ka pini qaj ne gjermoni e kini vikend pushoni se jeni lodh eju ka lodh gjermani po le

Nga : skenderi Prej : Suedi
20.01.2013 22:42
Ky është leksioni për qeverinë e Kosovës se si vepron shteti sovran dhe i pavarur në territorin e vetë. Policia dhe makineria serioze i bënë të gjitha e jo si policia e Kosovës dhe qeveria e saj joserioze!

Nga : Avni Prej : Austri
20.01.2013 22:11
Po me kan me dal me vra ndonje vella menzi nuk kishit prit e per qe e hjek serbi permendoren nasht edhe une jam kan pjes e asaj lufte e asaj ushtrije po duhet ju o njerz me organizu diqka mos me lejue me mbet me kaq. Ta keni me dije qe jemi me ju qkado qe te filloni.vetem mos te jet me kaq ju kisha lut se me plasi zemra e jam pak larg.po te isha bile ne kospv sot ja kishi nije zanin diku VETEM po ju lus edhe nje her populli im i dashur mos flini shum zgjohuni.
Në përgjigje

Nga : mitrovica Prej : ura e ibrit
21.01.2013 00:08
hajde hjeke barikaden te ura o austri o trimi po ik mer rri qatu se nxet eki

Nga : njazi Prej : gjermani
20.01.2013 20:47
sot skan mujt me dal se e diele vikend smunen me prish gjumin veq neser qe munen nashta dalin mos tju dalt naj pun tjeter hajmedet e haj boll tutum na ne kosov e shipni mos vet ma hiq veq kta t presheves zoti hajr e baft

Nga : zgjohu oh burr prej dheut Prej : thacikosovastan
20.01.2013 20:24
frigacaka frigacaka frigacaka frigacaka... nga pa afsia vetem qef vetit po i beni, si andej kufirit, si kendej kufirit.. vetem me deklarata ne fb edhe pran kamerave po ghuni me topa te pingpongut armikun. anima keta..... talibant e zi me shalla qe po japin naper youtube reklama ... ku ku ku ku... lume per ne, e kuku per ne :((((
Faqja e komenteve nga 1
    E ardhshmja