Ndërlidhjet

Obama jep betimin për mandatin e dytë presidencial


Barack Obama duke dhënë betimin...
Barack Obama duke dhënë betimin...
Barack Obama të dielën e ka dhënë betimin për mandatin e tij të dytë në postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Betimi ishte i kufizuar në një ceremoni private në Shtëpinë e Bardhë.

Betimi u dha para kryesuesit të Gjykatës Supreme, John Roberts.

“Unë, Barack Hussein Obama, solemnisht betohem se me besnikëri do të shërbej në Zyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe do të bëj çdo gjë të mundshme në aftësitë e mia, që ta ruajë dhe ta mbroj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara. Pra, të më ndihmojë Zoti”, tha Barack Obama, gjatë betimit të tij.

Sipas Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, betimi formal duhet të bëhet më 20 Janar. Meqë sot është e diel, u veprua në këtë mënyrë, ndërsa betimin publik, Barack Obama do ta bëjë të hënën jashtë ndërtesës së Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Në këtë ceremoni publike pritet të marrin pjesë afro 800 mijë njerëz.

Më herët gjatë ditës, zëvendëspresidenti Joe Biden, poashtu e ka dhënë betimin, për mandatin e tij të dytë. Zoti Biden, 70 vjeçar, e ka dhënë betimin para gjyqtares së Gjykatës Supreme, Sonia Sotomayor, gjatë një ceremonie private në rezidencën e tij në Uashington.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e ka filluar inaugurimin e tij të fundjavës, duke e udhëhequr “Ditën Kombëtare të Shërbimit”, që i inkurajon amerikanët të angazhohen në punë vullnetare.

Obama, gruaja e tij Michelle dhe dy vajzat e tyre u bashkuan në mesin e qindra vullnetarëve në një shkollë fillore në Uashington për të ngjyrosur rafte librash.(f.b. & sh.o.)

Obama: Inaugurimi është "festë për shtetin"
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:16 0:00
XS
SM
MD
LG