E premte, prill 18, 2014 Kosova 23:11

Bota

Përurimi i presidentit Obama

Përurimi i presidentit Obamai
X
21.01.2013
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, të hënën, në një ceremoni publike e ka dhënë betimin për mandatin e tij të dytë.

Përurimi i presidentit Obama

Madhësia e shkronjave - +
RFE /RL
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, të hënën, në një ceremoni publike e ka dhënë betimin për mandatin e tij të dytë.

Duke e mbajtur dorën e majtë në dy Bibla, njëra që ishte përdorë nga presidenti Abraham Lincoln, në inaugurimin e tij të parë, dhe e dyta e përdorur nga lideri për të drejta civile, Martin Luter King, zoti Obama e dha betimin.

Ai e kishte dhënë betimin edhe të shtunën, në një ceremoni private në Shtëpinë e Bardhë, pasi Kushtetua e Shteteve të Bashkuara kërkon që mandati presidencial të fillojë më 20 Janar.

Sikur të dielën, edhe sot momentin e betimit e udhëhoqi kryesuesi i Gjykatës Supreme, John Roberts.

Unë, Barack Hussein Obama, solemnisht betohem se me besnikëri do të shërbej në Zyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe do të bëjë çdo gjë të mundshme në aftësitë e mia, që ta ruajë dhe ta mbrojë Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara. Pra, të më ndihmoj Zoti”, tha Barack Obama, gjatë betimit të tij.

I përshëndetur nga qindra mijëra njerëz, që ishin mbledhur për ta ndjekur ceremoninë publike të betimit para ndërtesës së Kongresit të Shteteve të Bashkuara në Uashington, presidenti i 44 i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, që është edhe presidenti i parë afrikano-amerikan në historinë e Amerikës, e mbajti një fjalim, ku kërkoi që Amerika të bashkohet, për t’i shqyrtuar çështjet prej ekonomisë dhe arsimit e deri te infrastruktura.

Tash, më tepër së kurrë, ne duhet t’i bëjmë gjërat së bashku, si një vend dhe një popull”, tha Obama.

Ai theksoi se procesi i inaugurimit është afirmim i demokracisë.

Secilën herë që ne mblidhemi për inaugurimin e presidentit, ne jemi dëshmitarë të fuqisë së qëndrueshme të Kushtetutës sonë. Ne e afirmojmë premtimin e demokracisë sonë. Ne përkujtojmë se ajo që e ka bërë së bashku këtë popull, nuk është ngjyra e lëkurës sonë ose parimet e besimit tonë ose të origjinës së emrit tonë”.

Ajo që ne na bënë të jashtëzakonshëm, ajo që na bënë ne amerikanë, është besnikëria jonë për një ide, e artikuluar në deklaratën e bërë para më tepër se dy shekujve: ne i mbajmë këto të vërteta për të qenë e vetëkuptueshme se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë”, tha Barack Obama, në fjalimin e tij, pasi e dha betimin, në një ceremoni publike në Uashington.

Zoti Obama ka premtuar ripërtritjen e “aleancave të fuqishme” në mbarë botën, duke thënë se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për krijimin e sigurisë pa “luftë të përhershme”.

Ai theksoi se Uashingtoni do ta mbështes demokracinë globale, duke vepruar në emër të atyre, që për një kohë të gjatë synojnë liri.

Kjo gjeneratë e amerikanëve ishte testuar me kriza që e çelikosën vendosmërinë tonë dhe dëshmuan aftësinë për ripërtritje. Një dekadë e luftës tash po përfundon. Ripërtritja ekonomike po fillon. Mundësitë e Amerikës janë të pakufizuara, ne posedojmë të gjitha kualitetet që kjo botë pa kufij i kërkon: rininë dhe nxitjen, diversitetin dhe hapjen; një kapacitet të pafund për të rrezikuar dhe dhuntinë për inovacion. Amerikanët e mijë, ne jemi krijuar për këtë moment, dhe ne do ta shfrytëzojmë atë, derisa ne këtë e bëjmë së bashku”, tha Barack Obama.

Para se të betohej Obama, betimin e dha zëvendëspresidenti Joe Biden.

Ish presidentët amerikanë, Jimmy Carter dhe Bill Clinton, së bashku me ligjvënës dhe të ftuar të tjerë, morën pjesë në ceremoni.

79 vjeçarja Myrlie Evers-Williams, e veja e liderit për të drejtat civile të vrarë, Medgar Evers, e bëri lutjen, duke u bërë femra e parë joklerike, që e bëri këtë.

Në inaugurimin e presidentit morën pjesë qindra mijëra njerëz në Qendrën Kombëtare.

Korrespondentja e Radios Evropa e Lirë, Golnaz Esfandiari, kështu e përshkruan disponimin në Uashington.

Është ditë e ftohtë dimri këtu në Uashington. Përkundër të ftohtit shumë njerëz kanë ardhur. Ata kanë ardhur për ta shikuar ceremoninë e inaugurimit. Kam biseduar me njerëzit, që kanë ardhur këtu nga Filadelfia, Virxhinia Perëndimore. Ka turistë nga disa vende. Me disa prej tyre kam biseduar, përfshirë edhe japonezët dhe gjermanët. Shumica prej tyre thonë se kanë ardhur këtu për të qenë pjesë e historisë”, tha Golnaz Esfandiari.

Ceremonia u organizua nën masa të shtuara të sigurisë. (f. b.)
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Lorik Prej : Gjermani
21.01.2013 20:45
eshte shum signifikant fakti se presidenti Obama nuk i permendi fare shqipetaret gjat fjalimit. obama dhe gjith populli amerikan mendojn 24 ore ne dite per prosporitetin e kombit shqipetar mirpo nuk e permendi as demtimin e varrezave ne kosove.

po lun diqka ketu........