E mërkurë, shtator 17, 2014 Kosova 11:34

Shtypi botëror

DT: Karenina në versionin anglez

Pjesë nga filmi anglez "Anna Karenina"
Pjesë nga filmi anglez "Anna Karenina"
Kritikët e filmit në Rusi, kanë tallur filmin britanik “Ana Karenina”, duke thënë se filmi është i ekzagjeruar, për shkak të zërave dhe akcentin e aktorëve të huaj që këndonin rusisht. Ata kanë përmendur edhe shprehjen e fytyrës së Keira Knightley, aktorja që ka rolin kryesor në këtë film. Kështu shkruan në numrin e sotëm Daily Telegraph.

Gazeta citon të përditshmen ruse “Trud” që tha se Ana Karenina angleze është shumë e dobët në peshë - një pikëpamje të përbashkët që si duket e ndajnë shumë kinematografë – ndonëse duke pranuar madhështinë e kostumeve, të cilat u shfaqën në Moskë në fillim të këtij muaji, duke thënë se ishin "të ndritshme" dhe "bindëse".

Kritikë të tjerë ishin edhe më pak bamirës. Lidya Maslova, një kritike për gazetën Kommersant, tha se shprehja e Knightleyt ishte "mbi-energjike" dhe portretizimi i saj bëri që Karenina të duket "shumë e sigurt për veten". Ajo po ashtu tha se flokët e aktores duken si “koka e Meduzës me gjarpinj”.

Sipas gazetës, kritikët në Moskë, gjithmonë i kanë shikuar me përbuzje përpjekjet e Perëndimit që të realizojnë në ekran klasikët rusë. Versioni i David Leanit, i vitit 1965 të Doctor Zhivagos me Omar Sharifin si protagonist, u përqesh kur u shfaq për herë të parë në Rusi në vitin  1990.

Tolstoy publikoi librin Anna Karenina, i cili konsiderohet të jetë një nga novelat më të bukura që i ka shkruar ndonjëherë në vitin 1877. Ai tregon historinë e një gruaje të përmbajtur – që përshkruhet të ketë një “figurë të plotë” – dhe aferën e saj të trazuar me një aristokrat të pasur, të quajtur, Count Vronsky.

Në filmin e ri, regjisori britanik Joe Wright tregon ngjarjen në një teatër, një mënyrë që kritikët britanikë dhe amerikanë e kanë vlerësuar si një mjet të ri për të eksploruar tema të romanit për dhimbjen, besnikërinë dhe dashurinë.

Disa komentues rusë u pajtuan, shkruan gazeta. Ata thanë se drama – e përshtatur nga Tom Stoppard, që gjithashtu ka në të aktorin e famshëm Jude Laë, që mban rolin e bashkëshortit të Kareninas  –ishte inovative dhe nuk duhet të krahasohet me librin.

Por, Dmitry Bykov, një poet i njohur dhe figurë opozitare e Rusisë, tha se Joe Wright ka  qenë “mospërfillës, përçmues dhe egocentrik" në përdorimin e njërit prej klasikëve më të mëdhenj të Rusisë për një "eksperiment të panatyrshëm", dhe thotë se ka "pështyrë mbi kuptimet e fshehura të librit".

Daily Telegaph thotë se zoti Bykov ka thënë se " duhet të futet një embargo parlamentar për të gjitha punët e ardhshme të aktores Keira Knightley".

"Filmi i Wrightit mund të blihet apo të shfaqet në Rusi vetëm nëse shteti është në një çmenduri të plotë morale”, kishte thënë poeti.

Wright dhe Knightley nuk janë përgjigjur në kritikat ruse, përfundon artikullin gazeta.

Përgatiti: Gresa Kraja


Paraqitje e shkurtër e filmit: