Ndërlidhjet

Eurodeputetët kundërshtojnë ashpër mohimin e shtetësisë së Kosovës


Në Komisionin për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian ka përfunduar raporti për debatin për Kosovën, dhe rreth 150 amandamenteve që janë paraqitur në këtë raport.

Duke folur për këtë raport, Ulrike Lunacek, që është edhe përpiluese e tij, ka thënë se ajo është e gatshme që të bëhen disa kompromise rreth disa amendamenteve, miëpo, siç tha ajo, nuk do të ketë kompromis me ata që propozojnë që Kosova të mos trajtohet si shtet, dhe me ata që e vënë në dyshim shtetësinë e Kosovës.

Lunacek u është referuar amendamenteve të cilët kërkojnë që edhe Parlamenti Evropian në të ardhmen ta shkruajë emrin e Kosovës me fusnotë dhe që të hiqet paragrafi i cili kërkon nga 5 vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë.

Ulrike Lunacek ka thënë se ajo shpreson që do të ketë mbështetjen e shumicës, për të mbajtur paragrafin i cili inkurajon 5 vendet e BE-së, që në emër të unitetit evropian, të njohin pavarësinë e Kosovës.

Parlamenti Evropian, vazhdon të mbetet i vetmi institucion i BE-së, i cili e trajton Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur.

Në favor të propozimeve të zonjës Lunacek, kanë folur edhe disa deputetë të tjerë të Parlamentit Evropian, përfshirë edhe shefin e delegacionit për Evropën Juglindore, Eduard Kukan. Pasi që Kukan vjen nga Sllovakia, vend ky që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ai ka thënë se inkurajimi për ta njohur Kosovën, për 5 vendet tjera anëtare të BE-së, nuk është një inkurajim jokonstruktiv.

Kështu, në mënyrë diplomatike, ai ka mbështetur idenë e zonjës Lunacek.

Edhe deputeti nga Gjermania Bernd Posselt, ka mbështetur këtë ide, dhe ai ka qenë mjaft kritik ndaj atyre që ai i quajti mohues të shtetësisë së Kosovës.

Duhet dërguar një porosi përfundimtare, se nuk mund të luhet me kufijtë e Kosovës, sepse në këtë mënyrë do të preken edhe kufijtë e vendeve tjera”, ka thënë Posselt, kryesisht duke bërë krahasime në mes të veriut të Kosovës dhe Luginës së Preshevës.

Ai ka thënë se të drejtat që kërkohen për serbët në Kosovë duhet të vlejnë edhe për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“Nësë preken kufijtë në veri të Kosovës, atëherë do të preken edhe kufijtë në jug të Serbisë, por mund të hapen çështje edhe në Maqedoni, Mal të Zi, Vojvodinë dhe pjesë tjera të ish Jugosllavisë”, ka thënë Posselt, duke bërë ftesë të të mbështetet dhe të forcohet integriteti territorial i Kosovës, dhe të harrohet ndryshimi i mëtejmë i territoreve të ish-Jugosllavisë.

Ndërkohë, në Parlamentin Evropian është zhvilluar debat edhe për Serbinë, ndërsa ka pasur edhe shkëmbim mendimesh në me zëvendëskryeministren e Serbisë Suzana Grubjeshiq, që është e ngarkuar edhe për çështje evropiane.

Ndaj saj janë bërë shumë pyetje në lidhje më Luginën e Preshevës, me kërkesa që atje të ulen tensionet. Mirëpo, ajo duke folur për heqjen e monumentit të dëshmorëve që UÇPMB-së, ka thënë se fjala është për një monument, sipas saj, i cili glorifikon terroristët, dhe ai është hequr, kështu që heqja e këtij monumenti, gjithnjë sipas saj, nuk ka ndikim në rajon, sepse ajo është çështje e brendshme e Serbisë.

Deputetë të ndryshëm të Parlamentit Evropian kanë bërë ftesë ndaj të gjitha palëve në rajon, që të përmbahen nga ngritjet e tensioneve të reja.
XS
SM
MD
LG