E dielë, dhjetor 21, 2014 Kosova 06:24

Bota

Kur kontenjeri kthehet në shtëpi banimi

Derisa shumica një kontenjer transportues mallrash e shohin vetëm si kuti të madhe metali, të tjerët e shohin atë si zgjidhje banimi me kosto të ulët si për nevojtarët ashtu edhe për ata që kërkojnë trend të ri banimi.

Teknikisht të njohur si kontenjerë intermodalë, transportuesit e ripërdorueshëm të mallrave, janë përshtatur që të shërbejnë edhe si njësi banimi, blloqe ndërtimi për mbrojtësit e mjedisit, madje edhe si shtëpi luksoze.

Sipas Këshillit Botëror të Transportit me Anije, me 17 milionë kontenierë në qarkullim, nuk ka mungesë të furnizimit dhe kërkesa për përdorim alternativ është në rritje.

Në Nju Jork, që ende po rimëkëmbet nga dëmet e shkatërrimit nga stuhia e fuqishme Sandy, zyrtarët e qyetit janë duke eksploruar mënyra për t’i përdorur kontenjerët e transportit të mallrave ne përpjekje për të lehtësuar fatkeqësinë.

David Burney, komisioner në Departamentin e Planifikimit dhe Ndërtimit të Nju Jorkut, përshkruan se si zyrtarët i kanë parë kontenjerët e metalit si mundësi banimi:

Ka shumë të tillë, ju mund t’i shihni të grumbulluar në New Jersey dhe në gjithë botën. E kanë pothuajse madhësinë e duhur për ta bërë një apartament të vogël për dikë. Dhe nëse shikoni afër portit, aty ku janë të grumbulluar dhe të vendosur nga tetë apo dhjetë njëri mbi tjetrin, ju mund ta shihni qartë, se mund të bëni zgjidhje banimi me bllok shumëkatësh. Pastaj ne menduam, epo kjo nuk është e vetmja zgjidhje, por është edhe mjaft praktike”, u shpreh, Burney.

Gjithçka filloi 5 vjet më parë, kur qyteti sponsorizoi një kampanjë për të nxjerrë ide për banim të sigurt në vende urbane si zgjidhje në ndonjë fatkeqësi të mundshme.

E quajtur “Çka nëse?”, kjo garë tërhoqi më shumë se 100 aplikacione nga e gjithë bota, por propozimet që përfshinin kontenjerët intermodalë mbetën jashtë.

Duke u bazuar në idenë, qyteti tani është duke planifikuar të ndërtojë një apartament model këtë verë për komunitetin në Bruklin në pronën e Zyrës së Menaxhimit të Emergjencave.

x
SeaBox, një kompani që ofron kontenjerë transportues për ushtrinë amerikane, është në mesin e atyre, që po konkurron për të fituar kontraten me qytetin për projektin strategjik

SeaBox tashmë ka ndërtuar një prototip të këtij koncepti para zyrës së vet në New Jersey. Drejtori i kompanisë Bill Begley parasheh lloje të ndryshme të apartamenteve një apo tri dhomëshe, të grumbulluara njëra pranë tjetrës për të formuar një kompleks shumëkatësh të apartamenteve.

Një gjë që duhet të përpiqemi t’ia shtojmë kësaj është faktori njerëzor- mund të vendosni një shtrat në kontenjer, por, kjo nuk e përbën dhomën e gjumit. Nëse vërtetë dëshironi që të jetoni në këto ambiente, ju duhet t’i bëni miqësore me banuesit”, u shpreh Begley.

Begley tha se ata që kanë humbur gjithçka, në kontenjerë gjejnë të gjitha pajisjet, deri të brushat e pastat e dhëmbëve.

Kur llogaritet jetëgjatësia, transportueshmëria dhe shpejtësia e ndërtimit, kontejnerët dalin si një opsion më ekonomik.

Qyteti i Nju Jorkut nuk është i vetmi vend që ka vërejtur përfitimet- planet, që përfshijnë projektet transportuese po zhvillohen gjithandej në Amerikën Veriore.

Në Vankuver të Kanadasë, punëtorët nisën ndërtimin e një projekti social nga kontenjerët transportues. Qyteti është në partneritet me një grup jofitimprurës për të ofruar banim me kosto të ulët për gratë që jetojnë në strehimoret për të pastrehët si dhe hotele të lira në qytet.

Në Detroit, po planifikohet ndërtimi i një hoteli të njohur si ‘boutique hotel’ me 36 dhoma.

Përtej oqeanit, do të gjeni shembuj të shumtë të projekteve me kontenjerë, si në Londër; në Amsterdam, ku studentët i përdorin si konvikte; dhe në Kirgizi, ku ka nisur përdorimi masiv i tyre.

Një grup prej kontenjerëve të përshtatur, po bën rrugën edhe për Antarktik, ku do të përdoren si kuarte banimi për një ekspeditë të udhëhequr nga sir Ranulf Fiennes.

Peter DeMaria, themelues i Logical Homes, një kompani arkitektonike e përkushtuar për zgjidhjen e banimit përmes kontenjerëve, thotë se “faktori cool” i jep përparësi kontenjerëve, për t’u shndërruar në shtëpi.

Ambinetalistët vlerësojnë lart përdorimin e materialit të ripërpunueshëm në dizajnet e kompanisë së tij. Ndërtimi i një shtëpie nga kontenjerët kërkon vetëm pesë për qind të energjisë dhe materialeve që nevojiten për të ndërtuar shtëpi tradicionale.

Kontenjerët e përdorur blihen shumë dhe shiten në e-bay, me një çmim prej 2 mijë deri në 3 mijë dollarë.

DeMaria pranon se edhe pse dizajnet e tij, shfaqin interes, prapë, ato kushtojnë 30 për qind më lirë, krahasuar me shtëpitë e ndërtuara në mënyrë tradicionale-është produkti final ai që fiton ndaj të tjerëve, shprehet ai.

Shumë nuk mund të imagjinojnë jetesën në një kontenjer transportues, kur i shohin ata kah bartin mallra mbi shpinën e një kamioni në autostradë, por kjo ndyshon shumë shpejt, kur të shihet transformimi i tyre, shpjegon DeMaria:

Në minutën kur dikush hyn në ndërtesë ose arrin në ndërtesë, ai ndryshon mendjen dhe mundësitë bëhen të pafunda për ta në këtë pikë”, thotë deMaria.(a.i.)
Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum