E mërkurë, tetor 01, 2014 Kosova 07:58

Bota

Clinton merr prapë përgjegjësinë për Bengazin

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton
RFE /RL
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ka mbrojtur angazhimin për siguri të departamentit të saj, në një seancë dëgjimore të Kongresit për sulmin e vitit të kaluar në Konsullatën e SHBA-së në Libi.

Clinton i ka thënë Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit se Departamenti i Shtetit është duke lëvizur me shpejtësi dhe agresivitet për të përmirësuar sigurinë në misionet diplomatike në mbarë botën.

“Është e rëndësishme të rikujtohet se në të njëjtën periudhë(me sulmin e Bengazit) kemi parë sulme të dhunshme në ambasadat tona në Kajro, Sana, Tunis, Kartum si dhe protesta të mëdha jashtë misioneve në të cilat mijëra diplomatë tonë shërbejnë. Prandaj, unë urdhëroj rishikim të menjëhershëm të sigurisë në botë, me një vështrim hetues ndaj kërcënimeve të mëdha për misionet. I kam kërkuar Departamentit të Mbrojtjes që t’i bashkohet një ekipi të përbashkët vlerësues të sigurisë dhe që të dërgojë qindra forca shtesë të marinës”, tha ndër të tjera, Clinton.

Ajo tha se FBI po “ndjekë së afërmi disa pista premtuese” mbi hetimet në sulmin e Bengazit të 11 shtatoirt, ku kanë humbur jetën katër amerikanë, përfshirë ambasadorin Chris Stevens.

Clinton i hodhi poshtë me zemërim akuzat e republikanëve se administrata kishte kërkuar të fshehë ngjarjet që kishin të bënin me sulmin.

“Për mua kjo nuk është vetëm çështje politike. Është personale. Kam qendruar afër presidenti Obama, derisa marinsat bartnin arkivolet e mbuluara me flamuj(me diplomatët amerikanë të vrarë në Bengazi) nga aeroplani në Andrews(Bazë e Forcave Ajrore). I kam përqafuar nënat e etërit, motrat e vëllezërit, bijtë e bijat, dhe gratë që kanë mbetur të vetme të rrisin fëmijët e tyre”, u shpreh Clinton.

Ajo i tha Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit se si krydiplomatja e Amerikës merr përgjegëjsinë e plotë për hapat e gabuar të departamentit që çuan në sulmin në Bengazi.

“Siç e kam thënë disa herë, marr përgjegjësinë dhe askush nuk është më i përkushtuar ta bëjë këtë. Jam e vendosur ta lë Departamentin e Shtetit dhe shtetin tonë më të sigurt dhe më të fuqishëm”, u shpreh ajo.

Ambasadorja amerikane në OKB, Susan Rice, e ka tërhequr emrin e saj si  trashëgimtare e mundshme e Clintoni, pasi që u kritikua ashpër se kishte sugjeruar se incidenti në Benghazi dukej të ishte më shumë rezultat i protestave spontane sesa një sulm i planifikuar.(a.i)
Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum