E martë, dhjetor 23, 2014 Kosova 04:39

Aktuale

Serbia "mund të ndalë njohjen e Kosovës në OKB"

Ilustrim
Ilustrim
RFE /RL
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka thënë se vendi i tij mund të ndalë pavarësinë e Kosovës dhe njohjen e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, andaj pret që, “së pari BE-ja e më pastaj shqiptarët, të nisin të bisedojnë më seriozisht me Beogradin për zgjidhjen e këtij problemi”.

“Ta zgjidhim në atë mënyrë që Serbia nuk do të mund të qeverisë me Prishtinën, por as Prishtina me shumë qytete në Kosovë – atje ku serbët janë shumicë”, ka thënë Nikolliq për një televizion sllovak, transmetojnë mediat serbe.

Duke theksuar se dëshiron të ndjekë politikën “edhe lindja, edhe perëndimi”, Nikolliq ka sqaruar se Serbia do që të ketë jo vetëm marrëdhënie ekonomike, por edhe politike me Bashkimin Evropian, Federatën Ruse, botën arabe dhe tërë Afrikën, Azinë dhe Amerikën Latine.

“Serbia, deri më tash, nuk ka ndjekur politikën e tillë – ‘edhe lindja, edhe perëndimi’, për të cilën unë kam folur në fushatë. Ajo ka folur ‘edhe për Kosovën, edhe për Bashkimin Evropian’ – çfarë nuk është politika që unë udhëheq. Natyrisht se do të jemi në BE dhe natyrisht se nuk do të pranojmë kurrë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Nikolliq. (v.t.)
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Orhan Prej : Wien
24.01.2013 10:35
Po sheh enderra me sy cel flej flej se tka kalu regjistrimi edhe tije
Në përgjigje

Nga : uka Prej : gjermani
24.01.2013 14:48
serbet i nof shum mir ata deri ne minuten e fundit nuk dorzohen veq zorin kur te shohin zorin ne dy gujt te bin se kojshi i kam pra ne shqiptaret duhet me dit se me ken kemi pun po pome doket se disa kan harru kush jan ata

Nga : Edoni Prej : KOsova
23.01.2013 23:39
me thaqin kryeminister edhe frymen na e ndal edhe pak pa merak hiq