E premte, tetor 31, 2014 Kosova 00:36

Aktuale

Serbët "betonojnë" rrugët në veri

Veri...
Veri...
Serbët e veriut të Kosovës, sërish kanë vënë pengesa në magjistralen Prishtinë - Rashkë, në fshatin Rudare të Zveçanit, për t'ua pamundësuar kalimin pjesëtarëve të doganave  dhe të policisë kufitare të Kosovës.

Në Rudare  ata kanë vendosur blloqe betoni, kështu që automjetet kalojnë përmes tyre, në formë zig-zage .

Po ashtu edhe rruga magjistrale Mitrovicë – Ribariç është bllokuar nga ana e serbëve lokal në Zubin Potok. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti

Sipas tij, qarkullimi i automjeteve në këto rrugë nuk është ndalur tërësisht, por është ngadalësuar.

Policia e Kosovës ka marrë informacion, disa orë më herët gjatë ditës së sotme, për vendosje të bllokadave ose pengesa të qëllimshme në rrugë, me qëllim të ndalimit të njësive të doganave të Kosovës dhe qarkullimi, ndoshta edhe të forcave tjera, të EULEX-it në drejtim të pikave kufitare 1 dhe 31. Përafërsisht, ngjashëm e kemi situatën edhe në magjistralen tjetër, në drejtim të Zubin Potokut, përkatësisht, në Zubin Potok”, tha Hoti.

Kryetari paralel i Zubin Potokut, Slavisa Ristiq i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se serbët nuk dëshirojnë t’i lejojnë që të kalojnë automjetet e policisë kufitare dhe doganave të Kosovë, të cilët përmes kësaj rruge, nga Prishtina, do të duhej të shkonin në vendkalimin kufitar të integruar në Jarinë.

Sipas tij, në këtë mënyrë, serbët e veriut po e respektojnë vendimet e mëhershme të të ashtuquajturave Kuvende të Komunave, si dhe po e shprehin në formë të qartë qëndrimin se nuk dëshirojnë që të vendoset dogana në vendkalimet kufitare Jarinë dhe Bërnjak.

Kjo është përpjekje për t’i kundërshtuar institucionet e Prishtinës, të cilat, fatkeqësisht, me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare po përpiqen të vendosen në territorin tonë. Sido qoftë, rezistenca do të jetë jo e dhunshme, ashtu sikurse edhe deri më tash, do të thotë rezistencë gandiane”, ka thënë Ristiq.

Bllokimi i rrugëve që qojnë drejt vendkalimeve kufitare në veri të vendit, po ndodhë përkundër marrëveshjeve të arritura në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për menaxhimin e integruar të kufirit, si dhe për doganat.

Por, Millan Ivanoviq nga Këshilli Kombëtar Serb, thotë se bllokimi i rrugëve është formë e kundërshtimit të serbëve që të mos pranojnë kurrë farë kufiri dhe dogane ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kjo sipas tij është në përputhje me qëndrimet e përfaqësuesve të serbëve të komunave të veriut të vendit. Ai shpreson se veprimi i serbëve të veriut nuk i futë ata, siç thuhet, ndërmjet dy zjarreve, Prishtinës dhe Beogradit.

Unë shpresoj se ne nuk mund të jemi në një situatë të tillë dhe se shteti i Serbisë do t’i mbështesë kërkesat tona legjitime dhe përpjekjet tona. Fundja, askush nuk mund të na detyroj me dhunë të bëjmë diçka që është në kundërshtim me atë që vendosim. Praktikisht, populli është sovran dhe kjo qëndron edhe në Kushtetutën e Serbisë”, tha Ivanoviq.

Në anën tjetër, zëdhënësi i policisë Hoti, tha se situata në veri nuk varet krejtësisht nga Policia e Kosovës, nëse ajo përshkallëzohet.

Duhet të ripërsërisim qëndrimin tonë, se nuk jemi në situatë, në të cilën duhet të përballemi vetëm si institucion, marrë parasysh ndihmën e pakontestueshme të komponentës policore të EULEX-it dhe KFOR-it, për tu përballur me situata, në rast se do të kemi përshkallëzim ose tensionim më tepër apo qëllime për bllokada të tërësishme. Gjithë se si  që do të jemi së bashku me këto institucione ndërkombëtare të sigurisë”, u shpreh Hoti.

Ndryshe, Millan Ivanoviq, ka vlerësuar se bllokimi i rrugëve që qojnë në drejtim të vendkalimeve kufitare në veri, është formë demokratike e protestës, e cila do të vazhdojë ende.

Kjo, situatë, sipas tij, do të varet krejtësisht nga bisedimet dhe zgjidhjet e mundshme me kompromis.

Bekim Bislimi

beka.bislimi+gmail.com

Bekim Bislimi ka lindur më 20. 03. 1968 në Vërban të Vitisë. Prej muajit dhjetor të vitit 2001 e deri më tash punon si korrespondent i Radios Evropa e Lirë, për shërbimin në gjuhën shqipe.

Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Faqja e komenteve nga 1
    E ardhshmja 
Nga : Nipi i Nipit Prej : Alaska
25.01.2013 17:14
Ja nuk po i marr vesh ket shtet (ne qofse jemi shtet) do pisa me ta bllokue rrugen saher dojn ,veq ne Knin te Cro. ka ndodh kjo ,po e kan Hajnat ne dor ket shtet e atyne sju a nin fort per ket Popul qe kemi mbetur si te ngrat....pershendetje

Nga : Anonim
25.01.2013 13:56
Bernard Kushner na ka treguar se kush e vuri kufirin ne Lumin Iber.
Pastaj iku tani nga Kosova edhe Ambasadori Francez Fitou, qe per cdo dite kafen e mengjezit e pinte ne Fshatrat e Mitrovices se ndare me banoret Serbe Dhe akuzonte Albin Kurtin per fashizem.

Dhe ky kufi mund te hiqet vetem nga ta.

Qevria Kosovare nuk ka fuqi te veproj,sepse do te ballafaqohet me pasojat,si ato nderkombtare e po ashtu edhe nga fshataret e pjeses se ndare te Komunes se Mitrovices te udhehequr nga oficer ushtarak dhe policore te shtetit Serb.

Nga : Bossi_nl Prej : Holland
25.01.2013 11:08
Paqa dhe meshira e Allahut qoft mbi te gjith muslimanet kudo qe janë .keto probleme zgjidhen vetem me paqe, me urtesi , pra kur ishte presidenti rogova ne karrigen e shtetit thojke paq paq por thaqi lypke me i kall po tash ka ndyshu thaqi po ne te njejten menyre apo rruge te ndjerit rogova eshte ka shkon sasht jeq jo me kan pak me i eger mire ish kan po qka me ba keshtu na ka qellu , une kisha pase deshire qe edhe njehere te merr qeverin i nderuari Ramushi pra me pa se qka po ban se para se me qu ne hage i ka pas bukur do fjal te forta te cilat i kam ndegju vet prej nje distance 2 metra dhe prej gezimi lotet me shkojshin thojsha athu a ka me ndodhe kjo ndonjehere me mitrovicen , tash a i ka te njejtat plane vetem Allahu edin selam.

Nga : Ben Prej : Gjermani
25.01.2013 10:36
veriu I mitrovices esht paradoksi I NATO s
Pra shkurt turpi I natos !
Po edhe sa koh dojn me I leju keta terrorist
Me I hap e mbyll rruget pra Rrugeeett sa her
Te dojn. Durimi ka fund nese ndodhin trazira
apo "luft" pergjesin e kan vetem NATO e askush
tjeter.turp kforit e eusexsit .


Nga : asllani Prej : bronx new york
25.01.2013 06:54
DOKISHA DASHUR TA PYS DAQIQIN SE KJO A ASHT NDERHYRJE E MBRENSHME E KOSOVES PRA KUR NJE LAPIDAR QE SE PENGONTE ASKEND NE PRESHEV ,DHE U HOQ. PRA PYS KRYEMINISTRIN THAQI SE A ASHT KOHA PER NJE RECIPROCITET ,QE KETO BLLOQE EDHE ME QENSE SHUM TE VONUAR JEMI MESADUKET KJO ASHT E TEPRUAR E NESE KET SE BANI PRA QBLLOKIMIN ETE GJITHA BLLOKIMEVE ATEHERE ,ZOTERI KA VEND PER DYSHIME,SE QEVERIJA E KOSOVES ASHT NE SHERBIM TE DREJT PERDREJT TE SERBIS ,ENESE JO POR KENI FRIG SIATA TE KOSOVES LINDORE ATEHER TERHIQUNI ASHT MA NDER PERJU.

Nga : sela Prej : canad
25.01.2013 02:51
hashim ndaloj serbet mos ti betinojn rruget e policija jote qe 14 vjet nuk guxon me shku me kerre nepr mitrovis

Nga : selam Prej : SHBA
24.01.2013 20:27
E mbyllin e mbyllin se e kan gjetur katundin pa qen ...

Nga : NURADIN ZENELI Prej : RRETHINA E MITROVICES
24.01.2013 19:33
me vjen shuk keq per popullin ton qe jetoj ne veriun e mitrovice qi si atje e kam kryar shkollen marri mas pari per regjepin si krytar i komunes vetem duar kryq rrin edhe per qeverin shqiptar po ska me ta dijalog po hini bager edhe qi dali vrani nja dya tre po se fort i intereson evropes a vran ju serb a jo qele o thaq udhen se kurr te rrite thmija juaj edhe nanaen ta shajn tung

Nga : buquku Prej : muqibab
24.01.2013 19:29
mjafton me lexu veq titullin edhe pastaj e humb edhe apetitin per te lexuar me tej.serbet bllokojn rruget me beton po sikur ta ben nje gje te till ndonje grup shqipetaresh policija jone kishte me perdor dhun mbi ta sikur ne nje shtaz po i paskan bllokur serbet ska kurfar broblemi policija jone nuk eksziston ne kso raste kur jan ne pytje serbet

Nga : zdi Prej : stuttgarti
24.01.2013 19:20
nuk po muj as mi lexu as me i kuptu keta politikante tone i qujne serbet ne preshev qyqar qe e heken permendoren, jo qyqar por trima e ju nuk jeni te zote rrugen e pas te qlirume ju qyqare se jo serb
Faqja e komenteve nga 1
    E ardhshmja