Ndërlidhjet

Economist: Britania dhe Evropa: Loja me zjarrin*


Vizioni i David Cameronit për Evropën është imponues. Kryeministri kërkon një Bashkim Evropian të dedikuar për tregti të lirë dhe konkurrencë, që ndihmon biznesin në vend se ta ngufatë atë. Bashkëpunimi duhet të jetë intensive në gjëra të tilla si lufta ndaj terrorizmit, ndërsa në klub duhet të përfshihet Britania, shkruan The Economist, duke sjellë disa thekse të fjalimit të vonuar dhe epokal të Cameronit.

Gazeta vë në pah se plani i zotit Cameron për të realizuar vizionin e tij është i rrezikshëm.

Plani synon të rinegociojë marrëdhëniet e Britanisë me BE-në dhe pastaj të mbajë një referendum nëse Britania duhet të qëndrojë apo të largohet nga BE-ja.

Veprimi i zotit Cameron, thuhet në ediotial, është nxitur nga problemet e eurozonës.

“Euroskeptikët në Partinë Konservatore kanë qenë prej kohësh pickues të këmbëve të liderëve të partive, por niveli i ngacmimit është rritur pasi që ka rnë pasuria e Evropës”, shkruan gazeta, duke theksuar se për ta ruajtur të bashkuar eurozonën, duket se masat do të jenë edhe më të rrepta.

Euroskeptikët e shohin këtë periudhë si një mundësi për Britaninë, që të lirohet nga lidhjet me BE-në.

Duke parashikuar referendumin, zoti Cameron shpreson të minojë skeptikët brenda partisë së tij.

Economsit shkruan se edhe po që se qëllimi kryesori Cameron në thirrjen e një referendumi është që të shpëtojë lëkurën e tij politike, ekzistojnë argumente tjera, më të mira, për mbajtjen e tij.

Referendumet, thuhet në artikull, janë një mënyrë e mirë për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme kushtetuese, të cilat, për shkak se ndajnë partitë politike, si dhe elektoratin, nuk mund të vendosen nëpërmjet zgjedhjeve të përgjithshme.

Economist beson se një referendum është i nevojshëm për të zgjidhur çështjen e vështirë të marrëdhënieve të Britanisë me Evropën.

Por, Economist, shkruan se pikëpyetje mbetet se kur duhet të mbahet referendumi.

Cameron thotë se tani nuk është koha e duhur, sepse e ardhmja e BE-së është shumë e mjegullt. Ai dëshiron ta mbajë atë në gjysmën e parë të parlamentit të ardhshëm. Deri atëherë, gjërat duhet të jenë të qarta dhe vonesa do të lejojë rinegocimin e marrëdhënieve të vendit të tij me BE.

Economist, duke analizuar zhvillimet e brendshme, shkruan se fjalimi i Cameronit ka kënaqur deputetët konservatorë, por, ka vënë në pozitë të vështirë eurofilët e laburistëve.

Megjithatë, gazeta thekson se mbajtja e referendumit pas pesë vjetësh do të jetë e rrezikshme. Së pari, kjo mund të jetë e dëmshme ekonomikisht.

Biznesi është tmerruar nga perspektiva se Britania mund të largohet. Në javët e fundit tre prodhues automjetesh kanë bërë thirrje që ajo të qëndrojë brenda BE-së. Kërcënimi për të dalë nga unioni më 2017 ka të ngjarë që të shkurajojë kompanitë shumëkombëshe të investojnë në Britani.

Së dyti, edhe pse pesë vjet tingëllojnë si një kohë e gjatë, mund të mos mjaftojnë për të zgjidhur të ardhmen e eurozonës.

Kur filloi kriza, askush nuk do të kishte ëndërruar se do të shkonte për më shumë se pesë vjet; zgjidhja mund të marrë edhe më shumë kohë. Nga mesi i mandatit të parlamentit të ardhshëm, Britania ende mund të mos e di nëse do të votohet për të qëndruar ose larguar.

Së treti, shkruan Economist, negociatat mund të shkojnë keq. Nëse shumë nga liderët evropianë, arrijnë në përfundimin se Britania është më shumë e shqetësuar për rrugën e vet sesa për shëndetin e projektit evropian, ata mund të bëjnë presion, duke shkaktuar pasoja drastike për zotin Cameron.

Rreziqet janë të konsiderueshme, por zoti Cameron ka disa karta të mira.

Angela Merkel vlerëson Britaninë si një aleate liberale, dhe ka treguar se është e gatshme të bëjë koncesione, shkruan Economist.

Duket se ajo do t'i japë terren për rinegocim, me qëllim që ta marrë atë përgjigje që ajo e dëshiron në referendum.

“Zoti Cameron është duke ndërmarrë një rrezik të panevojshëm për të ardhmen e vendit të tij. Por, dora e tij është më e fortë sesa e kundërshtarëve të tij, dhe kështu, me pak fat, rreziku i tij, mund të shpaguhet”, shkruan në një editorial të tij The Economist.
*Titull i përshtatur nga redaksia.

Përgatiti: Albana Isufi
XS
SM
MD
LG