E enjte, korrik 24, 2014 Kosova 06:23

Bota

Mbi 200 të vdekur në një klub nate në Brazil

Foto ilustruese
Foto ilustruese
RFE /RL
Policia e Brazilit ka bërë të ditur për të paktën 232 njerëz të vdekur nga zjarri që ka përfshirë një klub nate në pjesën jugore të vendit.

Sipas disa raporteve, flakët kanë shpërthyer kur një grup në skenë ka nisur të performojë me fishekzjarrë. Incidenti ka ndodhur në klubin “Kiss” në qytetin Santa Maria.

Lokali thuhet se ka pasur vetëm një dalje dhe se njerëzit i ka kapluar paniku derisa kanë bërë përpjekje të dalin jashtë. Shumë nga viktimat mësohet se kanë vdekur nga gazi toksik.

Shërbimet e zjarrit janë në kërkim të viktimave të tjera. Nuk mund të japim ndonjë numër të saktë të të vdekurve. Njerëzit i ka kapur paniku dhe kanë përfunduar duke shkelur njëri tjetrin”, ka thënë shefi i emergjencave të zjarrit, Guido de Melo, për mediat lokale.

Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, në një fjalim emocional para gazetarëve në Santiago të Kilit, ka shprehur solidaritet me popullin e saj brazilian.

Një gazetar në vendngjarje ka thënë se klubi ka pasur kapacitet për 2,000 njerëz dhe se ka qenë i mbushur të shtunën në mbrëmje.

Autoritetet spitalore të Santa Marias thonë se qindra njerëz po trajtohen për plagët e marra.

Në këtë qytet ndodhet Universiteti Federal i Santa Marias, si dhe një numër universitetesh dhe kolgjesh të tjera private. (v.t).
Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum