E hënë, nëntor 24, 2014 Kosova 21:07

Aktuale

Cilësia e dobët rrezikon të ardhmen

Ilustrim
Ilustrim

Artikujt e ndërlidhur

Kosova e para në Evropë

Rezultatet e regjistrimit të popullsisë tregojnë se 3.8 për qind e popullatës në Kosovë janë analfabetë të plotë. Sipas ekspertëve të arsimit, shifra ka shënuar rënie, por, megjithatë, mbetet më e larta nëse krahasohet me përqindjen e analfabetizmit në vendet e tjera të Evropës.

Audio Gabimi i përvjedhur apo leksioni shkollor?

Një pasus i cili përshkruan rregullat e besimit islam, në botimin e vitit 2005 të librit "Historia 6", është bërë shkak i debateve dhe polemikave ndërmjet autorit të librit dhe përfaqësuesve të Bashkësisë Islame të Kosovës. Ekspertët e sociologjisë së religjionit e vlerësojnë të gabuar shpjegimin në këtë pasus, ndërkaq, zyrtarët e MASHT-it, thonë se ky problem nuk mund të heshtet, ndonëse nuk ka lindur gjatë mandatit të tyre.
Cilësia e ulët e arsimit, si në institucionet parauniversitare, ashtu edhe në ato universitare, mbetet një ndër shqetësimet kryesore për njohësit e kësaj fushe dhe prindërit e nxënëseve të cilët ndjekin mësimet në shkollat publike të Kosovës.

Ata thonë se cilësia e dobët në arsim po rrezikon të ardhmen e Kosovës.

Reformat e bëra përgjatë viteve në sistemin arsimor, kanë dështuar në tërësi, për arsye, siç thotë ai, mos përgatitjeve paraprake për të aftësuar njerëzit që do të bëjnë zbatimin e atyre reformave, bën të ditur eksperti i çështjeve të arsimit Halim Hyseni.

Ata të cilët janë marrë me reforma nuk kanë qenë njerëz të cilët kanë pasur njohuri të mjaftueshme të teorisë së ndryshimeve në arsim dhe janë udhëhequr nga mendja e pashkolluar, nuk kanë marr pjesë persona të shumtë të cilët do të duhej të merreshin pjesë në ndryshime".

"Kur mendoj në persona të shumtë, them se në këto reforma nuk janë përfshirë mësimdhënësit e Kosovës, në këto ndryshe nuk kanë qenë të përfshirë nxënësit, prindërit si dhe ekspertë të arsimit vendor”, thotë Hyseni për Radion Evropa e Lirë.

Problem tjetër që ka bërë që Kosova të ketë nivel të ultë të cilësisë në arsim, sipas Halimit është edhe politizimi i arsimit, infrastruktura e dobët, e cila nuk krijon mundësi që të dilet nga ky kaos.

Çështja e cilësisë së arsimit, thotë Hyseni, duhet të shtrohet si çështje edhe në Kuvendin e Kosovës si dhe formimi i një komision nacional për ndryshime në arsim.

Në anën tjetër, reformat e bëra në sistemin arsimor edhe nga prindërit e nxënësve në Kosovë shihen si të dështuar.

Cilësia e arsimit, vlerësojnë ata, ende ka mbetur nën nivelin e dëshirueshëm.

Albana Nikqi, nënë e një nxënësi që ndjek mësimet në një shkollë publike në Kosovë, tregon për Radion Evropa e Lirë se nuk është aspak e kënaqur me nivelin arsimor.

Sa i përket cilësisë së arsimit në vendin tonë, unë si prind mendoj se nuk jemi në nivelin e duhur. Ndoshta kemi kërkesa të mëdha edhe ndaj mësimdhënësve edhe ndaj fëmijëve tanë".

"Kushtet në shkolla nuk janë të plotësuara aq sa duhet nuk mendojnë se cilësia ka arritur në nivelin e duhur. Kemi ndoshta profesorë apo mësues që janë me nivel të ulët të shkollimit, dhe po ai nivel i mëson fëmijët tanë”, shprehet ajo.

Reformat ë bëra gjatë këtyre viteve, thotë ajo, nuk kanë ndikuar në ngritjen e nivelit të  cilësisë në arsim.

Megjithatë, Nikqi shpreson se me disa ndryshime që pritet të ndodhin gjatë këtij viti në sistemin arsimor do të ketë përmirësime.

Po shpresoj që me planprogramin e ri, i cili ende nuk ka filluar të zbatohet në shkollat tona, do të eliminohen disa gjëra të tepërta, që janë në librat e fëmijëve tonë dhe disa lëndë që janë tepër për moshën e fëmijëve”, shprehet ajo.

Mirëpo, ndryshe nga vlerësimet e këtyre të fundit shprehen zyrtarë të Agjencisë për Akreditim e Kosovës, agjenci kjo e cila vlerëson cilësinë në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë.

Basri Muja, nga kjo agjenci, tregon se që nga paslufta, arsimi i lartë në Kosovë ka kaluar nëpër disa faza.

Kosova, tregon ai, është ndër vendet e para e cila ka filluar të zbatojë reformën që ka dalë  nga deklarata e Bolonjës.

Sipas tij, në fillim të zbatimit të reformave në arsim ka pasur probleme dhe defekte, por që me kalimin e kohës janë bërë ndryshime në të mirë të arsimit në Kosovë.

Nga viti 2008 është vërejtur një përmirësim përmbajtjesor si tek institucionet private ashtu edhe publike. Kjo ka pasur të bëjë me përmirësimin e vazhdueshëm të planprogrameve të tyre. Mund të them të se të gjithë planprogramet që janë në aplikim në Kosovë janë të krahasueshme me ato të institucioneve arsimore më prestigjioze evropiane”, bën të ditur Muja për Radion Evropa e Lirë.

Luljeta Krasniqi - Veseli

krasniqiveseli+gmail.com

Luljeta Krasniqi, e lindur më 02.05.1981. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 2005. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare në Agjencinë e lajmeve Kosovalive. Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2008.

Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Dr.Ismaili Prej : Gjermani
04.02.2013 17:46
Nuk e dije nga jan keto thashetheme te pabazuara ne fakte , po jua jap vetem nje fakt .
Dy femijet e mije njeri ne klasen e 10 tjetri ne te teten vitin e kaluar gjegjesisht ne fund te Gushtit kan startar ne shkolle Gjermane me njohuri te grumbulluara nga shkolla Fillore Halil Alidemaj ne Pozheran per habi timen dhe vete te mesuesve te Shkolles ku vijojne mesimet ne Bochum te gjermanise femija me njohuri ishin para nxenesve Gjerman .
Kete e deshmon mme se miri edhe suksesi i femijeve ne Gjysmevjetor ku djali ka dal me note mesatare 1,5 ndersa vajza me noten mesatare 1,2 qe eshte sukses i shkelqyeshem .
Kshtu qe hipotekat se shkollat tona jan sa per te shkuar nuk qendrojne ndersa askund ne bote te gjith nxenesit nuk jan te shkelqyeshem as ne Kosove as ne Gjermani .
nuk duhet ankur ne arsimtaret vazhdimisht por duhet punuar me femije ketu eshte qelsi i suksesit .

Nga : Hana Prej : Prishtine
01.02.2013 13:33
Pershendetje nuk ka qene dhe nuk do te jete as ne te ardhem se ketu me shume u kushtohet rendesi disa gjerave tjera se shkollimit fillore qe eshte baza falemderit