E enjte, nëntor 27, 2014 Kosova 03:45

Ekonomi

Punësimi sezonal: Ende pa marrëveshje me BE-në

Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet e Kosovës nuk kanë arritur të nënshkruajnë asnjë marrëveshje të re me ndonjë nga shtetet e Bashkimit Evropian për punësim sezonal të qytetarëve të Kosovës.

Deri më tani, Kosova ka të realizuar vetëm një marrëveshje për punësim sezonal me shtetin e Gjermanisë, e cila është arritur në vitin 2004.

Arritja e marrëveshjeve te reja për punësim sezonal, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, po has në vështirësi të mëdha.

Njëra nga arsyet e mos realizimit të këtyre marrëveshjeve, siç thotë zëdhënësi i Ministrisë së Punës, Behxhet Gaxhiqi, është kriza ekonomike në eurozonë.

Kosova nuk është ende nënshkruese e marrëveshjes për stabilizim asociim, po ashtu edhe kriza ekonomike globale ka bërë që të mos mund të arrihet ndonjë marrëveshje e re. Dihet se shumë vende të Evropiane kanë probleme të mëdha me ngritje të papunësisë dhe po ashtu këto vende nuk janë të gatshme të marrin punëtorë nga Kosova”, thekson Gaxhiqi për Radion Evropa e Lirë.

Në anën tjetër, njohës të çështjeve ekonomike kërkojnë më shumë angazhim institucional për arritjen e marrëveshjeve për punësim sezonal. 

Profesori i ekonomisë, Isa Tahiri, thotë se punësimi sezonal do të lehtësonte në një mënyrë jetesën e atyre që mund të punojnë për një kohë në një nga shtete e BE-së.

Studentët të cilët shkojnë dhe punojnë për një kohë në ndonjë shtet, mund të lehtësojë jetesën e tyre, por pa ndonjë marrëveshje të mirë dhe më numër më të madh të të punësuarve nuk mund të arrihet zbutja e papunësisë në Kosovë”, thotë Tahiri.

Marrëveshja me shtetin e Gjermanisë e cila mundëson punësim sezonal për studentët kosovarë, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Behxhet Gaxhiqi, do të realizohet edhe në këtë vit.

Në vitin që lëmë pas, numri i studentëve që iu kishte mundësuar ky lloj punësimi në shtetin gjerman ka qenë 180 studentë.

Këta studentë kishin punuar në sektorin e bujqësisë, në gastronomi, hoteleri dhe  prodhimtari.
 
Gaxhqi tregon se tani e kanë të gatshme edhe listën e profileve te profesioneve që që ka Kosova.

Realisht në listë ka profile të ndryshme. Ka teknikë medicinal. Por, në momentin kur do të mund të arrihet diçka konkrete në do t’i specifikojmë të gjitha kuadrot që mund ti ofrojmë”, shprehet ai, duke shtuar se në momentin kur do të arrihet ndonjë marrëveshje për punësim sezonal më ndonjë shtet do të informohet publiku.

Shkalla e papunësisë në Kosovë edhe sipas të dhënave të agjencisë së Statistikave të Kosovës, vazhdon të mbetet e lartë dhe e pandryshueshme.

Në rezultatet e regjistrimit të popullsisë, ku tregohen edhe shifrat e papunësinë, thuhet se prej 508.100 banorëve që janë të aftë për punë, 44.9 për qind janë të papunë. Kosova ka 227.646 banorë të papunë, përderisa të punësuar konsiderohen 280.454 persona.

Luljeta Krasniqi - Veseli

krasniqiveseli+gmail.com

Luljeta Krasniqi, e lindur më 02.05.1981. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 2005. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare në Agjencinë e lajmeve Kosovalive. Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2008.

Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : ABAZI
06.02.2013 19:23
NE NUK PO KEM PUNESIM NE KOSOVE E LE ME JASHTE. LE TE BEJNE DIQKA PER KETU JO PER JASHTE SE EDHE ATA KANE PROBLEME TE VETA.

Nga : muhamed Prej : gjilan
05.02.2013 21:50
ahaah sa qesharake,ja kemi nis meu lut zotit per evropen me ja hek krizen ekonomike pikpytje asht albanofobija , kjo shihet haptas, kan deshir meipae shiptart tue vujt ashtu knaqen evropianet ,,, une kisha propozue lidhje apo bashkangjitje me SHBA lidhje ekonomike politike apo shkurt edhe nji shtet qe i bashkangjitet Amerikes kosova edhe shqiprija te jemi veq se nji shtet i vogel i SHBA se. me pun sezonale me amerik gjithqka .

Nga : Arsimi Prej : Prizren
04.02.2013 15:27
Desha te i thm dy fjalë per Iljazin, komentuesin paraprak.
Përpjekjet janë në vazhdimsi nga institucionet, kjo nuk mund të bëhet nga individë por problemi është se të gjitha shtetet kanë problem me papunësinë. Integrimi i 5 shteteve në BE ka reflektuar në ngritjen e shkallës së papunësisë në euro zonë dhe në uljen e çmimit të punës. Është kirë të ja dini kimetin kësaj që ofronë Kosova ër në eoru zonë pak gjasa na kanë mbetë.

Nga : Ilazi Prej : Kosove
02.02.2013 11:13
Une shume here jam intresuar qe te gjej pune sezonale ne ndonje nga shtet e evropiane, por ka qene e pamundur. punesimi seoznal do te ndihmonte gjitkend per te jetuar me mire dhe per te pasur me shume para. institucionet duhet te bejne me shume per nenshkrimin e ketyre marrevshjeve, ndodhta edhe minstria e punes udhqehiqet nga njerz qe ne te veretet nuk jane ta afte te arrijne te bejne diqka me shume, per kete duhet te shikohet dhe intresohet dikush.