E martë, shtator 30, 2014 Kosova 12:09

Ekonomi

Dhjetë vjet pas, privatizimit nuk i shihet fundi

Fabrikë në Dragash, Kosovë
Fabrikë në Dragash, Kosovë
Nga mesi i këtij viti, bëhet një dekadë që kur ka filluar raundi i parë i procesit të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore, por që nuk ka ndonjë periudhë kohore se kur do të përfundojë i tërë procesi, rrjedhimisht mandati i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, thonë zyrtarë të kësaj agjencie.    

Ylli Kaloshi, zëdhënës në AKP, thotë se mandati i agjencisë buron nga Kushtetuta e Republikës se Kosovës dhe ligji i miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Megjithatë, sipas tij, shpresohet se brenda një periudhe pesë vjeçare të përfundojë  privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore, kurse sa i përket përmbylljes se tërë procesit, ai thotë, se agjencia është e varur nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, që sipas ligjit, ka juridiksion mbi AKP-në.

Mandati nuk ka ndonjë afat të caktuar kohor, por agjencia vazhdimisht ka bërë përpjekje që të përmbyll këtë mandate sa më shpejtë që është e mundur. Dihet se privatizimi dhe likuidimi i ndërmarrjeve shoqërore është një ndër shtyllat kryesore e transformimit të ekonomisë së Kosovës. Shpresohet se brenda një periudhe pesë vjeçare, të përmbyllet privatizimi dhe likuidimi i tyre", thotë Kaloshi për Radio Evropën e Lirë.

Kaloshi tregon se AKP-ja gjatë kësaj periudhe ka privatizuar mbi 1,000 ndërmarrje,  prej të cilave mbi 700 janë privatizuar më metodën e spin off-it, rreth 300 kontrata të privatizimit janë nga shitja e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore.

Ndërsa, nga privatizimet dhe shitja e aseteve, deri më tani janë mbledhur mbi 613 milionë euro. 

550 milion janë nga privatizimi, ndërsa nga shitja e aseteve më likuidim janë mbi  60 milion euro. Ndërsa, sa i përket shpërndarjes se 20 përqindëshit  për punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore, ashtu siç është obligim ligjor, agjencia ka arritur të përshpejtojë këtë proces dhe deri më tani janë shpërndarë rreth 70 milionë euro, kurse kanë përfituar rreth 35 mijë punëtorë”, bën të ditur Kaloshi.
 
Në anën tjetër, përfaqësues të Bashkimit të Sindikatës së Pavarur të Kosovës, sindikatë kjo që vazhdimisht ka kundërshtuar procesin e privatizimit, theksojnë se vetë zyrtarë të AKP-se kanë neglizhuar këtë proces.

Nënkryetari i kësaj sindikate, Alush Sejdiu, pohon se përveç AKP-së, në  ngadalësimin e përfundimit të procesit të privatizimit po ndikon burokracia në Dhomën e Veçantë të Gjykatës Supreme.

“Tashmë pasi AKP-ja i jep llogari Kuvendit të Kosovës, ne kemi kërkuar  që Kuvendi të ndërmarrë masa përmes një komisioni dhe kësaj procedure t'i gjendet një lloj zgjidhje. Për arsye se një dekadë shkoi dhe janë shpërndarë vetëm 70 milionë euro për 20 përqindëshin e punëtorëve, kurse janë grumbulluar rreth 640 milionë euro”, shprehet Sejdiu.

Ndërkaq, ekspertë për çështje ekonomike, konsiderojnë që autoritete kompetente duhet të krijojnë një agjendë të re të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore, në mënyrë që privatizimi të përmbyllet më sukses.

Muhamet Sadiku, profesor në Universitetin e Prishtinës, konsideron se procesi i privatizimit ka qenë dhe do të mbetet sfidë për institucionet kompetente.

Procesi i privatizimit ende është i papërfunduar, ende Kosova nuk ka bërë përshtatje të politikave dhe nuk ka gjetur një metodë efektive, dhe ajo që mbetet si problem i tejkaluar ishte mungesa e transparencës dhe llogaridhënies gjatë realizimit të këtij procesi", thotë Sadiku.

Sidoqoftë, vetëm gjatë vitit të kaluar Agjencia Kosovare e Privatizimit ka  nënshkruar 161 kontrata me blerësit, 64 kontrata janë të nënshkruara nga privatizimi me metodën spin off, kurse 97 kontrata janë nënshkruar nga shitjet e aseteve me likuidim.

Në pritje për nënshkrim, sipas zyrtarëve të AKP-se, janë vetëm një numër i vogël i kontratave, për çka pengesë paraqitet Dhoma e Posaçme.

Nadie Ahmeti

nadie.ahmeti+gmail.com

Me profesionin e gazetarisë ka filluar të merret që prej vitit 2000, kurse Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2001. Kryesisht mbulon çështjet ekonomike dhe sociale, për çka edhe i janë ndarë disa mirënjohje.

Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : buki Prej : kosovar
02.02.2013 12:44
ku kame pas sukses privatizimi kur gjithka ka kurrupsiondhe familjarizum edhe ky zedhensi i privatizimit ylli kaloshi (hyseni) asht djali i deputetit hydajet hyseni.

Nga : drenicaku Prej : gjermoni
01.02.2013 18:56
Une kisha me ja ndrru titullin jo privatizimi i nderrmajev po ma mir kish me qen te kish titullin hajnivizimi ose familjarizimi sa i perket te gjitha nderrmajev ks si jon privatizu deri tash 99% te tyre kan deshtu une di per ndermarrjet ne skenderaj pshm fabrika tjegulav a shit 500 mi eu e vetem remont para privatizimi ka kushtu 5 milon eu toka bujqsore asht shit dhe sod asaj dite atu ka probleme fabrika lodrav ish me nja 400 puntir sod qda ose arijeta a shiore me nja 15 mun ish mulliri e fabrika e municionit si mos ma keq mullir prsh perpos llogaritjev si bahen filim kur dorzo grurin atu plu10% ne vit ki ndalesa kshtu qi ndrronja titulin ne ven privatizmi bone hajnimi