E dielë, maj 24, 2015 Kosova 13:10

Aktuale

SHBA-ja mbështet agjendën evropiane të Kosovës

Joe Biden dhe Atifete Jahjaga gjatë Konferencës në Munih.
Joe Biden dhe Atifete Jahjaga gjatë Konferencës në Munih.
RFE /RL
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka shprehur mbështetjen e plotë për agjendën evropiane të Republikës së Kosovës dhe për dialogun që Kosova po e zhvillon me Serbinë, ka njoftuar Presidenca e Kosovës.

Këto komente ai i bëri në takimin me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih të Gjermanisë, mbrëmë vonë.

Biden e ka vlerësuar si kontribut në normalizimin e raporteve me Serbinë, edhe takimin e ardhshëm Jahjaga - Nikolliq në Bruksel.

Zëvendëspresidenti Biden ka theksuar se Shtetet e Bashkuara do t’i japin përkrahje të fuqishme Kosovës në të gjitha proceset demokratike. Ai ka thënë se pavarësia e Kosovës është proces i kryer dhe se Kosova i ka të garantuara sovranitetin dhe intergitetin territorial.

Sipas njoftimit, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka falënderuar zëvendëspresidentin Joe Biden dhe Shtetet e Bashkuara për angazhimin dhe për ndihmën që i kanë dhënë dhe po i japin konsolidimit të shtetit dhe shoqërisë së Kosovës.

Ajo e ka çmuar lart edhe mbështetjen amerikane drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Më tutje, presidentja Jahjaga, në takimin me zëvendëspresidentin Joe Biden, ka theksuar progresin e konsiderueshëm të Kosovës në këtë rrugë dhe aktualisht, po tregohet vullnet i mirë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.(f.b.)
Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum

Përzgjedhja Jonë

Priten një milion metra kub pyje

Kosova ka 460 mijë hektarë pyje. Rreth 80 për qind e lëndëve djegëse në vend kanë burim pyjet. Andaj, ekspertët thonë se pyjet në Kosovë nuk janë në nivel të kënaqshëm, derisa shtojnë se gjatë një viti priten rreth një million metra kub pyje.

Një milion euro për shëndetësi në veri

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milionë euro për katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin. Për sektorin e shëndetësisë janë ndarë 1 milion euro.

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.