E shtunë, maj 23, 2015 Kosova 00:10

Bota

Gjendet skeleti i Richardit III

Richard III
Richard III
RFE /RL
Studiuesit britanikë thonë se kanë gjetur mbetjet e Mbretit të Anglisë, Richardi III.

Hulumtuesit nga Universiteti i Leicesterit kanë thënë se provat e ADN-së tregojnë “pa dyshim” se skeleti i zbuluar nën një parking të qytetit vitin e kaluar, është i Richardit.

Richard Buckley, kryesues i ekipit të hulumtuesve, ka bërë publik konstatimin në një konferencë për gazetarë.

Është konstatim akademik i Universitetit të Leicesterit se individi i zhvarrosur në Grey Friars, në shtator të vitit 2012, është vërtet Richardi III, mbreti i fundit i Anglisë, i familjes Plantagenet”, ka thënë Buckley.

Sipas tij, konstatimi ka qenë rezultat i një hulumtimi të kujdesshëm.

Çdo pjesë e provave është hulumtuar. Dhe, rezultatet e studimeve të ndryshme, të prezantuara sot, janë shqyrtuar nga ekipi i specialistëve, në mënyrë që të arrijmë te konstatimi akademik”, ka thënë Buckley.

Hulumtuesit thonë ADN-ja nga eshtrat përkon me një mostër të marrë nga një afërm i largët i mbretit, i cili jeton ende.

Skeleti, i cili kishte një shtyllë të lakuar kurrizore dhe shenja të disa lëndimeve në beteja, është gjetur gjatë gërmimeve arkeologjike në shtatorin e kaluar.

Richardi III ka vdekur në moshën 32-vjeçare, gjatë nje beteje në Anglinë qendrore, më 1485. Ai po luftonte pasardhësin e tij eventual, Henry Tudor, i cili më vonë është bërë Mbreti Henry VII.

Varri i tij ishte humbur, pas kisha rreth tij ishte shkatërruar në shekullin XVI.

Ai ka qenë mbreti i fundit anglez që ka vdekur në betejë. Nga William Shakespeare është përshkruar si “uzurpator gungaç”, i cili ka vrarë dy princa në Kullën e Londrës.

Kryetari i Leicesterit ka thënë se mbetjet do të rivarrosen në katedralen e qytetit, jo larg prej vendit ku janë gjetur.(v.t.)

Gjendet skeleti i Richardit IIIi
X
05.02.2013
Studiuesit britanikë thonë se kanë gjetur mbetjet e Mbretit të Anglisë, Richardi III. Hulumtuesit nga Universiteti i Leicesterit kanë thënë se provat e ADN-së tregojnë “pa dyshim” se skeleti i zbuluar nën një parking të qytetit vitin e kaluar, është i Richardit.
Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum

Përzgjedhja Jonë

Për një vit, priten një milion metra kub pyje

Kosova ka 460 mijë hektarë pyje. Rreth 80 për qind e lëndëve djegëse në vend kanë burim pyjet. Andaj, ekspertët thonë se pyjet në Kosovë nuk janë në nivel të kënaqshëm, derisa shtojnë se gjatë një viti priten rreth një million metra kub pyje.

Një milion euro për shëndetësi në veri

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milionë euro për katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin. Për sektorin e shëndetësisë janë ndarë 1 milion euro.

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.