E enjte, tetor 02, 2014 Kosova 14:26

Aktuale

Takimi Jahjaga – Nikolliq në funksion të normalizimit

Artikujt e ndërlidhur

Bruksel: Ftesë për takimin Jahjaga – Nikolliq, më 6 shkurt

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, janë ftuar për takim në Bruksel javën e ardhshme, është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, nga zyra e përfaqësueses së Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.
Takimi midis presidentes së Kosovës, Atiferte Jahjaga dhe presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq që do të mbahet më 6 shkurt në Bruksel, do të jetë në funksion të normalizimit të marrëdhënieve midis dyja vendeve, thonë përfaqësues nga Brukseli dhe Zyra e Presidentes së Kosovës.

Ngjashëm me dialogun në nivel të kryeministrave, edhe presidentja e Kosovës dhe presidenti i Serbisë do të zhvillojnë takimin nën ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton.

Zëdhënësja e baroneshës Ashton, Maja Kociançiq, i tha Radios Evropa e Lirë se ky është një takim i rëndësishëm në kontekstin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë kontekst është me rëndësi që të mbahet ky takim. Zonja Ashton do të bisedoj me të dy presidentët rreth asaj se si dhe cilët janë hapat e nevojshëm në kontekstin e normalizimit të marrëdhënieve”, ka thënë Kociançiq.

Edhe zëdhënësi i presidentes së Kosovës, Arbër Vllahiu tha për programin tonë se ky takim do të ndihmojë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis dyja vendeve. 

Të dy presidentet do t’i japin mbështetje dialogut që po zhvillohet në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe me përkrahjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e që udhëhiqet nga kryeministrat e qeverive të dyja shteteve e që ka për qëllim relaksimin e marrëdhënieve dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve nga të dyja anët e kufirit. Takimi do të ndihmoj në stabilitetin rajonal dhe do të përshpejtoj agjendën evropiane të Kosovës”, ka thënë Vllahiu.

Duke iu referuar takimit të 6 shkurtit në Bruksel ndërmjet presidentes Jahjaga dhe presidentit Nikolliq, kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi tha se nuk kishte ndonjë interpretim të veçantë dhe rikujtoi Kushtetutën në bazë të cilës presidentja zhvillon aktivitetin e saj diplomatik në përfaqësimin e shtetit të Kosovës në takime të tilla ndërkombëtare.

Kompetencat e secilit institucion janë të përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe secili institucion i ka të përshkruara qartë kompetencat e veta. Gjithçka që është në kompetenca të presidentit ka të drejtë t’i ushtroj presidentja e ajo që është kompetencë e parlamentit nuk ka të drejtë t’ia merr askush”, ka thënë Krasniqi.

Në anën tjetër, analistët politikë kryesisht kanë vlerësuar se ky takim është më tepër i karakterit simbolik dhe se sipas tyre, nuk pritet që të sjell ndonjë risi në kuadër të dialogut tashmë të filluar që po zhvillojnë krerët e qeverive të dyja shteteve.

Procesi i dialogut Kosovë – Serbi që po zhvillohet nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, është thënë se ka si qëllim kryesor arritjen e një marrëveshje normalizimi ndërmjet dyja vendeve.

Pas arritjes së disa marrëveshjeve në nivel të dy qeverive dhe diskutimit të temave tjera që priten në të ardhmen, në rast se palët pajtohen, atëherë besohet se pikërisht Jahjaga dhe Nikolliq në fund do të firmosnin këtë marrëveshje normalizimi.

Zijadin Gashi

zijadin.gashi+gmail.com

Zijadin Gashi, i lindur më 01 janar 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001.

Twitter
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : MANI,USA. Prej : OAKLAND,NEW JECEY,USA.
04.02.2013 19:07
HEU,CUDIA PREJ ZOTIT,APO PREJ DJALLIT TE HALLIT O,TE
MOTIT;SE SI NJE P[OPULL I TERE, NA ISHTE BERE SI BUD-ALLE;DHE, SE SI SHTRIGAT E DJAJTE ME TA DUKE U TALLE
A,NUK PO DIHET DOT TE KENE PAJTUAR ME VUAJTJET E
ROBIT TE NENSHTRUAR;APO,MOS I KA ZENE NDONJE FA-RE KLLAPIE GJUMI DIMERORE;TE JENE TRULLUAR NGA
MASAKRAT PLOTE TERRORE;E,NUK PO JU DEL DOT CPIJA
APO NARKOZA NGA AJO ME E MADHEJA DOZA E NERVO-ZA;POSI ORE,DUKE BERE VETEVRASJE-VETEPLASJE;DU-
KE MBYTUR NJERI TJETRIN;DUKE SHTYTUR TE RIUN E TE
VJETRIN;EDHE ME ZI; DOFARE BAJLOZE TE KEQI;KACABA-
SHE APO UDBASHE;DUKE NDARE-PERCARE NE GJASHTA
COPA;GJEJA SE EUROPA TEK ESHTE FAJTORE MOJ,HORE
E, DUKE NDRYSHUAR FLAMURIN;HIMNEN;SIMBOLET E, ID-
ENTITETIN MBARE KOMBTAR SHQIPTARE!! SI DHE, DUKE
SHITUR E STERSHITUR;APO, DUKE UA FALUR KETYRE AR-MIQEVE KANIBALE SHEKULLORE QE TE GJTHA INTERESAT
KOMBTARE;DUKE NA HUMBUR KOMPLET KRENARINE E TR-
ADITEN LEGJENDARE;TE KETI POPULL KOMBI ISH ZOT TE KETYRE TROJEVE ILIRO-DARDANO-SHQIPTARE?!TE FALA
NJE REFUGJAT LUFTE NGA SHQIPERIA NATYRALE ME ID-EALE NE USA.