E enjte, korrik 31, 2014 Kosova 21:36

Kronika

Ankohen për fatura të fryra

Ankesat e qytetarëve lidhur me faturat e rrymës për muajin janar, janë të shumta. Qytetarët tregojnë se, me gjithë shfrytëzimin e paktë të rrymës,  gjatë këtij muaji, faturat u kanë ardhur shumëfish më shtrenjtë se muajve të kaluar.

Njëra nga qytetaret, Sabrije Berisha, thotë se për muajin janar ju ka trefishuar fatura e rrymës.

"Mendoj se kanë bërë gabim. Shumë janë ankuar. Janë trefishuar faturat këtë muaj. Muajin e kaluar e kam pas faturën 18 euro, këtë muaj 57. Unë do të ankohem, le të vijnë në shtëpi ta bëjnë ekspertizën. Unë punoj me dru dhe me gaz".

Edhe qytetarë t ë tjerë kanë mendim të njëjtë më zonjën Sabrije.

"Ka ardhur diku 50 për qind më shtrenjtë. Djali u ankua. Te shohim tash", thotë Resmije Ejupi.
 
Ndërkaq, Skender Arifi, ekonomist me profesion, 56 vjeçar, pohon se do të bëjë ankesë sepse mendon se fatura e rrymës i ka ardhur më shumë se që ka shpenzuar.

"Po, kanë ardhur faturat e shtrenjta. Muajin e kaluar ka qenë fatura normal, por këtë muaj ka ardhur ndoshta 20 për qind më e shtrenjtë. Do të bëj ankesë".

Derisa Kastriot Dula, 43 vjeçar , jurist me  profesion,  thotë se i është trefishuar fatura për muajin janar.

"Kanë ardhur më shtrenjtë, por pasi nuk i kemi kontrolluar vetë, nuk di çka të them. Tash me tarifë dimërore kanë ardhur shumë shtrenjtë. Trefish krahasuar me muajin e kaluar. E shtrenjtë është rryma nëse krahasohet me gjendjen e qytetarëve, por politikat e KEK-ut nuk i di".

Ndërkaq një tjetër qytetar, Sokol Gashi, i cili përkohësisht jeton në Zvicër, thotë se  ika dëgjuar ankesat e familjarëve për shtrenjtimin e rrymës. Ai bën krahasimin mes Kosovës dhe shtetit Zviceran për faturat e rrymës.

"Kanë ardhur shtrenjtë. Edhe familjarët kanë thënë se ju ka ardhur këtë muaj rryma më shtrenjtë për 20 për qind. Unë jetoj në Zvicër, dhe nëse bëhet krahasimi me atje, atje janë faturat shumë të ulëta, sidomos nëse krahasohen të ardhurat e zviceranëve me ato të kosovarëve".

Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Viktor Buzhala thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk bëhet fjalë për ndonjë shtrenjtim të rrymës, por ai jep hollësi pse qytetarët kanë paguar fatura më të larta për muajin janar.

"Vërehet një ankesë e shtuar e qytetarëve, po ne i lusim të gjithë konsumatorët që dyshojnë se nuk i është bërë leximi në rregull të ankohen në departamentin për konsumatorë. Përndryshe, leximi bëhet në baza mujore për gjithë konsumatorët dhe nëse kalohet limiti prej 600 kilovatëve, atëherë çmimi shkon duke u rritur dhe kjo mund të jetë një nga arsyet kryesore".

"Përkundër apeleve tona për ta kursyer energjinë, ata nuk e kanë bërë. Çmimet nuk janë trefishuar, faturat nuk e di, ka rritje sigurisht të shpenzimeve, ka rritje të ngrohjes me energji elektrike...", shprehet Buzhala.

Ndërkaq, sa i përket ankesave të qytetarëve ndaj KEK-ut, ata shprehen të jenë pesimist se diçka e mirë do të ndodhë në favor të tyre, po që se ankohen.

Qytetari Sali Morina, jep mendimin e tij.

"Katastrofë ka ardhur. Krahasuar me muajin e kaluar, shumë më e shtrenjtë. Nuk mendoj të ankohem. Ku të ankohem? Hoxha te popi a ankohet?".
 
E  zoti  Buzhala pohon se secili qytetar ka të drejtë ankese, dhe se sipas tij, ato do të shqyrtohen me seriozitet.
 
"Secili qytetar që mendon se ju ka bërë e padrejtë mund të ankohet. KEK-u nëse e sheh ndonjë gabim, e mënjanon. Ankesa do të shqyrtohet me seriozitetin më të lartë dhe do të votohet nëse ka ndonjë gabim në instancat më të larta".

Sidoqoftë, debatet nuk kanë munguar as në  rrjetet sociale, ku është debatuar rreth asaj se Korporata Energjetike e Kosovës ka trefishuar faturat e rrymës për muajin janar.

Ariana Kasapolli - Selani

arianakasapolli+gmail.com

Ariana Kasapolli - Selani ka lindur më 15.04.1980 në Prishtinë. Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e ka ndjekur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë. Si korrespondente e Radios Evropa e Lirë punon që nga viti 2009. Është e martuar dhe ka tre fëmijë.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : beni-ch
07.02.2013 13:35
po bre po nalni pulat e birrrrat e cafiterit nje dit mes me marr pjes ose dy rryma paguhet e per ata vertet qe skan duhet me pas ligj edhe per ta po shumica ne per dugaja si te bahet ora 6 ne mramje birra e pula e marum aaa hahaha kurgja sa kjo kjo veq ka nis se eshihni te ardhmen ku kini me mrri me shtet

Nga : Nexhat Prej : Zürich
07.02.2013 07:35
Zotri Thaqi po mbush premtimet ju ka premtu 24 or Rrym ja kjo asht ajo menyra se di do ket 24 or rrym sepse 60% skan mundesi ta paguajn dhe do shkyqen nga rrjeti 20% e paguajn se jan te ndershem edhe 20% tjer skan nevoj per te paguar se jan organe shtetrote si pershembull: Policia ,Spitalet, Burgjet, Komunat, etj. Ky ësht realiteti

Nga : Enver Prej : Gjemani
06.02.2013 16:45
Pse jan hajn.Edhe nje pjes te fajit e kemi vet ora rrymes duhet te kontrollohet vet nga konsumatori.

Nga : besa Prej : gjermani
06.02.2013 16:24
mos jau shini per te madhe se juka prish llogaritsi(dikitroni)perata juka ardh 2 fish faktura KEK qaq se asht real bile bile hala njerzve ju shkon faktura per ore qe nuk egziston prej vitit 99

Nga : prishtina Prej : prishtine
06.02.2013 15:31
pse zoteri Buzhala limit nuk eshte 800 ose 1000 kv po eshte 600