E shtunë, nëntor 29, 2014 Kosova 08:20

Kronika

300 euro rrogë, 300 euro rrymë

KEK
KEK

Artikujt e ndërlidhur

Ankesat e qytetarëve lidhur me faturat e rrymës janë të shumta. Sipas tyre, faturat e muajit janar u kanë ardhur trefish më të shtrenjta sesa muajt paraprak.

Andaj, si shenjë pakënaqësie, për siç thonë ata, shtrenjtimin e rrymës, të enjten është organizuar një protestë para ndërtesës së KEK-ut.

Bardhyl Meta, qytetar, njëherësh zyrtar në Odën Ekonomike Gjermane, tregon arsyen e daljes së tij në këtë protestë.

"Po protestoj për shkak të faturave të rrymës. Unë jetoj në shtëpi dy katëshe. Në katin e parë jetojnë prindërit të cilët janë pleq, dhe nxehen me dru, u ka ardhur fatura e rrymës 180 euro. Derisa te unë, në katin e dytë, ka ardhur 340 euro".

Edhe Arta Kastrati, qytetare pjesëmarrëse në protestë, thotë se fatura e rrymës për muajin janar i ka ardhur shumëfish më e shtrenjtë se kurdoherë më parë.

"Unë jam vetë e treta anëtare e familjes, unë burri dhe djali. Jetoj në banesë 80 metra katrorë, dhe deri në orën 6 pasdite nuk jemi në shtëpi për shkak të obligimeve. Fatura e  rrymës më ka ardhur 120 euro, derisa muajt paraprak, por edhe vitet paraprake, kam paguar gjithmonë rreth 50 euro, meqë nuk shpenzoj shumë. Verës më së shumti paguaj 20 euro, dhe po me duket e paarsyeshme fatura e fundit".

Ndërkaq, organizatori i protestës, Milot Hasimja, ka deklaruar se protesta është organizuar përmes rrjeteve sociale, dhe arsyeja e protestës janë faturat e larta që qytetarët kanë marrë për muajin janar.

"Sot është mbajtur protesta që është organizuar përmes rrjetit Facebook. Përfaqësuesit e KEK-ut nuk kanë dashur të dalin para qytetarëve që kanë protestuar. Protesta do të vazhdojë edhe nesër dhe pasnesër deri sat ë plotësohen kërkesat tona. Të rishikohen të gjitha faturat që qytetarët kanë i pranuar të fryra".

Zëdhënësi i KEK-ut Viktor Buzhala, thotë se nuk sheh asgjë shqetësuese lidhur me faturat, dhe se sipas tij, edhe muajt paraprak mënyra e faturimit ka qenë e njëjtë.

"Sa i përket faturave, ka qenë më e lartë në muajin janar, bëhet fjalë për dy ditë dallim në muajin janar, sepse periudha e faturimit ka qenë për 33 ditë. Ju siguroj se gjendja ka qenë e njëjtë si në vitin e kaluar. Nuk ka asgjë shqetësuese në këtë drejtim", shprehet Buzhala.

Opozita kritike ndaj rritjes së faturave të energjisë elektrike

Partitë opozitare në Kosovë, kanë kritikuar vendimin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK)  për shtrenjtimin e faturave të energjisë elektrike.

Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës për indiferencë lidhur me këtë hap të ndërmarr nga KEK-u.

Në një konferencë për media, zyrtar të LDK-së kanë shfaqur shqetësimin e tyre lidhur me ngritjen e faturave të energjisë elektrike për muajin janar.

Ata kanë konstatuar se, faturat e rrymës e muajit janar, janë dy deri në tre herë më të mëdha se në muajit paraprak.

Sipas tyre, një familje kosovare e cila ka rreth 300 euro të hyra në muaj, nuk mund të përballojnë një shumë aq të lartë të detyrimeve për energji elektrike.

Ata, gjithashtu kanë kritikuar KEK-un për keqmenaxhim dhe keqpërdorim të mjeteve

Edhe zyrtar të VV-së kanë qenë mjaftë kritik lidhur me këtë veprim të KEK-ut.

Visar Ymeri, me anë të një letre publike, ka thënë se deputetët të kësaj partie, disa herë e kanë ngritur zërin rreth veprimeve të fundit në sektorin e energjisë, posaçërisht duke kundërshtuar privatizimin e distribucionit.

Ata kanë paralajmëruar se në ditët në vijim do të ndërmarrin disa iniciativa për t’i përfaqësuar interesat e qytetarëve të brengosur nga trendet e fundit në lidhje me çmimet dhe faturat.

Ariana Kasapolli - Selani

arianakasapolli+gmail.com

Ariana Kasapolli - Selani ka lindur më 15.04.1980 në Prishtinë. Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e ka ndjekur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë. Si korrespondente e Radios Evropa e Lirë punon që nga viti 2009. Është e martuar dhe ka tre fëmijë.

Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Qytetari me gjepa te that
08.02.2013 16:45
ore ju qe jeni neper dijaspora po pse more flisni fjal te pakuptimta po pse se flitni realitetin me ket lloj fakturimi ku do te marrin qytetaret e gjor te paguajn keto lloj fakturash kur a jan a sjan 15 % ( perqind ) te punsuar kurse te tjeret akoma rrijn neper kontejnera te kforit e UN-it qe ju kan dhan ndihma fukarave te perkohshem e ata hala sot e ksaj dite jetojn ne to me nga 5-6 e ma shum femij besa e spo mujn me shti kryt dikund me i strehu femujet e vet e sjan ne gjendje as qashtu me ju siguru ni kashore buk e lee mo me i pagu ato faktura te atyre hajnave kah e thejn qafen neper pushime me pare te popullit me pare te fukarave te shkret, le ti punsojn popullin se pari dhe plotsisht kan drejt ti lypin paret e fakturave mandejna perndryshe spo dijm kah po marrin qe ti paguj kto faktura ky popull edhe ashtu i dermuar pa kushte elementere e mos te kqyrim ma tutje........

Nga : Gjonbalaj Prej : USA
08.02.2013 00:48
Mendoj se faturat jan ne rregull. Qytetaret nuk e kan iden e kursimit derisa tu vjen fatura. Pastaj mendja ju vjen ne koke por eshte vone.mendoj se ata duhet me I pague lekt, e me I thirre mendjes,kujeds se lexuesi elektrik nuk pushon por rregjistron pa rreshtur
Në përgjigje

Nga : Dreqi ta hongert kryt ty
08.02.2013 16:35
Hec more mos fol ti atje ku je se te ishe edhe ti aty ku jan kta te tjeret e kishe shti kryt newr veg po fol shlir ti prej se largu , pse se fol te verteten a spo e din sa po hjek ai milet aty a me qa kan me pagu shumica ato faktura kur askush prej tyne sjan neper puna po cjellen tan diten e gat rrugave e besa as femijet e tyne skan as buk me hanger a ma mir mos folni hiq sesa me fol asi fjal qka sfolen ......

Nga : Harxhuesi i rrymes
07.02.2013 17:39
O popull, hajde po ja falim kete muaj, po a po shihni a jeni qorru qe po rritet rryma nga 3 her ne vit, eka me ardh koha as tv mos me kqyr tuj e rujt rrymen se tani qysh me pagu faturen... a ka kush i kontrollon kta a duhet gjith me dal populli me bo skandale

Nga : Dreqi mallkun
07.02.2013 17:02
boll marre qa po i bajn ktij populli te shkrumun edhe ashtu ne fukarallyk te pa skajshem ku skan ku me shku ma teper mo. e qasi viktor buzhalla ka mazamakq per ket popull ne dur te kuj ka mbet deri s nuk qohen krejt populli ne kemb ne demostrata ska me pas perparim kosova kurr gjithmon kan me hjek populli i shkret prej ketyne .............