E shtunë, korrik 26, 2014 Kosova 01:02

Aktuale

Shqiptarë e serbë, sërish zihen për Manastirin e Deçanit

Ilustrim, foto nga arkivi
Ilustrim, foto nga arkivi
 Rreth 20 veta kanë protestuar të premten paradite në mënyrë paqësore, para Manastirit të Deçanit, ndërsa janë ndaluar nga forcat paqeruajtëse të NATO-s, që t’i afrohen këtij monumenti.

Demonstruesit mbanin në duar pankarta ku shkruante se manastiri është objekt kulti i shqiptarëve e jo serbëve, që u vlerësua nga priftërinjtë e manastirit si një kërcënim për jetët e tyre.

Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, tha për Radion Evropa e Lirë se kjo demonstratë ishte thirrje për shkatërrim të këtij tempulli, nga ekstremistët, të cilëve, sipas tij, po iu prin kryetari i komunës.

“Në të gjitha protestat, të cilat i organizon kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, me grupet ekstremiste të këtyre trevave, thirret për dëbim të priftërinjve dhe shkatërrimin e Manastirit të Deçanit, që është një trashëgimi kulturore botërore”, tha Janjiq.

Pakënaqësitë e banorëve të komunës, lidhen me një vendim të nxjerrë muajin e kaluar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, i cili 23 hektarë tokë që pretendojnë dy ndërmarrje shoqërore të jetë pronë e tyre, i mbesin në administrim Manastirit të Deçanit.

Janjiq tha se ka kërcënime reale nga grupe të tilla protestuesish dhe këtë e arsyeton me incidentet në të kaluarën.

Ka kërcënime reale, sepse manastiri është sulmuar katër herë në 13 vjetët e fundit. Ka arsye reale për brengë, dhe në raste të tilla, jo vetëm që mund të vijë deri te humbja e jetëve, por ka rrezik edhe për dëmtimin e madh të një trashëgimie kulturore botërore,” tha Igumeni Janjiq për Radion Evropa e Lirë.

Mirëpo, kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, i hodhi poshtë këto pohime dhe akuza që iu bënë nga klerikët e Manastirit. Madje, ai tha se në protestë ishin hiq më shumë se 10 veta, dhe se ai vetë nuk ishte atje.

Por, Selmanaj deklaroi se i përkrah demonstratat e tilla, përderisa nuk provokojnë incidente.

“Unë nuk kam qenë atje, por ata kanë provuar të shkojnë, nuk kanë hyrë brenda... Për protesta paqësore, po (i kam përkrahur), mendoj se është mjet demokratik edhe e drejtë e qytetarëve ta shprehin mendimin e tyre”, deklaroi Selmanaj për Radion Evropa e Lirë.

Ndryshe, ai nuk hezitoi edhe të sqarojë se, kush ishin demonstruesit dhe si ngjau e gjithë protesta.

“Pak më herët ka qenë këshilli organizativ, me dy-tri pankarta, dhe kanë provuar të shkojnë deri te manastiri në mënyrë paqësore. Por, janë ndaluar nga KFOR-i dhe kjo është e gjitha që ka ndodhur”, sqaroi Selmanaj.

Ndryshe, forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, konfirmojnë se 25 veta kanë protestuar qetë para Manastirit të Deçanit, dhe janë shpërndarë pas një ore, pa provokuar asnjë incident.

Zëdhënësi i KFOR-it, Uve Nowitzki tha për Radion Evropa e Lirë, se demonstruesit me pankarta në dorë, i janë bindur perimetrit të sigurisë që kanë vendosur trupat paqeruajtëse.

“Njëzet deri njëzetepesë demonstrues kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore. Policia e Kosovës dhe trupat e KFOR-it, kanë mbikëqyrur rrjedhën e protestës. Rreth orës 12 e 18 minuta, demonstruesit janë shpërndarë të qetë”, theksoi Nowitzki.

Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje disa herë që vendimi i gjykatës të respektohet nga banorët dhe komuna e Deçanit.

Policia e Kosovës ndërkaq nëpërmjet një komunikate ka bërë të ditur se në orën 11:00 të së premtes, "është zhvilluar një aktivitet simbolik i paralajmëruar ditë më parë nga këshilli organizativ në përbërje prej 10 anëtarëve".

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë 10 anëtarë të këshillit organizativ, thuhet në komunikatë.

"Policia e Kosovës demanton lajmet e publikuara nga disa media për "shtetrrethimin" siç e kanë quajtur ato të Manastirit të Deçanit, duke publikuar edhe foto që nuk korrespondojnë me realitetin dhe aktivitetin e sotshëm në Deçan".
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Anonim
09.02.2013 21:40
Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje disa herë që vendimi i gjykatës të respektohet nga banorët dhe komuna e Deçanit.

Sa here ka bere ky faktor thirrje ne Mitrovicen e ndare?
Dhe sa po e ndegjojn Serbet kete faktor`?.

D.M.TH.Faktori nderkombtare ben thirje qe vendimi i Miloshevicit te rrespktohet e edhe gjykata Kosovare ka rrespektuar vendimin e Miloshevicit, parashtrohet pyetja se nga cilet "miq" te Kosovareve keshillohen gjykatat Kosovare te rrespektojn vendimet e Miloshevicit...
Shum shpejt do te na keshillojn qe te pranojm edhe Republiken apo Krahinen autonome te fshatrave te ndare te Mitrovices.
Personalisht e them se jam shume proAmerikan mirpor disa gjera nuk shkojn ne favor te miqesis,.
Politika Amerikane duhet t rishikoj qendrimet e veta dhe kerkesat qe ja ban popullates Shqipfolese per dobsimin sa me te madh te shtetesis Kosovare.?
Kete qe e thash e them me shum keqardhje dhe shpresoj te jet mendim i gabuar personal i imi.
Europa per 5 shtetet fundrina te kesaj Bashkesie vepron si i thon po ato pes shtete ne politikat ndaj shtetesis Kosovare.
Ku qendron Lepuri do te tregoj koha.

Nga : Nastradin Begu(Lloçan) Prej : Deçan
09.02.2013 13:29
Na paqin ne qafë histroianet e shitur,te cilet me neglizhencen e tyre dhe me egoizmin dhe janetllykun e tyre,duke pranuar hipokrizine dhe lajkat serbo-sllave,rreshiten ne Banane dhe na moren ne qafe.Qe heret ne kohen e nemanideve te mallkuar,historianet rane nen ndikimin e serbise dhe te tradhetareve,dhe pa prite pa u kujtuar na i moren themelatat tona fetare e toket tona cergashet e Karpateve te Rusise.Tash ne ne shekullin XXI perballemi me perrallat serbo-qetnike.Fajtor historianet te cilet kane marrur te ardhura te majme nga ish Jugosllavet.Qe heret duhet stopuar njerezit e dalur boje,duhet te merren masa ndaluese sefundit edhe ne menyre te dhunshme.Sa mekat tani brezat e rinje te merren me keto gjepura,e jo te merren me jeten e tyre...
Në përgjigje

Nga : dardan Prej : stockholm
09.02.2013 18:37

Ne librin e
Prof.dr.Skender Rizaj."Falsifikimet e Historiografise Serbe-The falsifications of Serbian Historiography-Prishtine.
Duke bere fjale per banoret e pronave te Manastirit te Decanit, Manastirin e Gracanices dhe Petriarkanen e Pejes
Sic tregon Bulla e arte e Mbretit Stefan Decanit(1330).
Dr Rizaj konstaton se ne asnje dokument nuk kashenime per ekzistimin e Serbeve ne keto treva.
Kurse popullata e Kosoves dhe qeveritaret e saje Nemanasit-Nimanasit(nga shek XIX Nemaniqet) Stefan Nimani,Shen Sava,
Stefan Decani,Millutini,Dushani dhe LLazarasit despoti Stefan etj qe te gjith ishin ILIR ishin tribulle(fis Pellazgo-ilire-tri -balle=Tri ballet e maleve qe ndodhen ne luginen e Moraves se Madhe pra ishin Shqiptare se pari Katolik dhe pastaj qe nga Millutini e kendej Skizmatike(Shqiptare te sllavizuar dhe te islamizuar) i cili thote se edhe Kishat e edhe Manastiret e ketij ambienti gjeografik si institucione te shenjeta fetare te kesaj popullate dhe te sundimtareve te saje jan ndertuar nga Shqiptaret dhe u takojn atyre.

Nga : gjergji Prej : deqan
09.02.2013 12:45
O popull mes rrini duar kryq po zgjonu nga gjumi. Ta kthejm te ardhmen se manastiri i deçanit asht i joni. Po serbt e muren me dhun edhe ja kan nrru hymjen .

Nga : Hysni Bytyci Prej : Semetisht
09.02.2013 01:26
Po hiqnju telashave e shkoni neper shtepi e mos merdhihi s'ftohti se me proteste e bertima nuk zgjidhen problemet. drejtesia i takon gjyqit e jo rrugeve. Demokracija nuk tregohet me bertima, ne shoqerin demokratike sundon ligji mbi te gjitha.

Nga : behari Prej : sharr
08.02.2013 19:22
po sa iperket MANASTIRIT ska dyshim qe ashte i yni ne fakt ka qen shume heret ,por problemi ashte se ne vet nga padituria ja kemi dhan serbeve duke harruar se keto objekte shiptare kanqen ilire edhe gjt sundimt bizantin e ndoshta edhe psejo romak.duhet ta pranojm se ne shqiptro-aarberit kemi qen te krishter por me ardhjen e osmanlinjeve ne kemi perqafuar fen islame ne mase te madhe. Ndoshta ne padituri kemi menduar se historia jon fillon me ardhjen e TURQEVE ne territorin tane dhe keshtu i kemi gjuajtur Mnastiret dhe jakemi servu sebeve ,keshtu qe pasojat jan te dukshme sote pra faji ashte krye keput i yni mendoj ashtu une.

Nga : Jashar.H.Selmanaj. Prej : Gjermani.
08.02.2013 17:48
Kisha eshte e SHIQPTAREVE.Kete gje e din shum mir edhe Sava Janjiqi.Sava le te shkon ne serbi,apo ne karpate nga kane ardhur.Kosova eshte toke SHQIPTARE dhe keshtu duhet te mbetet.

Nga : atdhetari Prej : new york
08.02.2013 17:29
po ku ke ramushi mas lufte kta e fliqen kosoven por ka pas me vjedh e nuk i ka ra nder mend e tqsh maje e mos boni shum zhurum se ju kpusin dajak vallahi