Ndërlidhjet

Rusi: Arsye për t’iu frikësuar Vitit të Gjarprit


Shumë njerëz u gëzohen fishekzjarrëve dhe festimeve që përcjellin Vitin e Ri kinez. Megjithatë, jo të gjithë janë entuziastë për Vitin e Gjarprit, i cili nis më 10 shkurt.

Sulmet e 11 Shtatorit, masakra në Sheshin Tiananmen dhe fillimi i Depresionit të Madh - të gjitha kanë ndodhur në vitet e gjarprit.

Për më keq, viti 2013 do të jetë Gjarpër i Ujit të Zi – një bashkim i elementeve astrologjie, që ndodh një herë në 60 vjet dhe mund të ndjellë vit të paqëndrueshëm.

Por, një vend ka arsye të veçanta për t’u frikësuar nga gjarpërinjtë. Është Rusia, ku disa nga momentet e trazuara në historinë e saj, kanë përkuar vazhdimisht me vitet e gjarprit.

Pavel Sviridov, studiues i së ardhmes dhe president i Fondacionit të Kërkimeve të Përkohshme, shpjegon më shumë:

Viti i Gjarprit është ndryshe. Për Rusinë, është një vit që gjithmonë ka shënuar ndryshime të rëndësishme në jetën shoqërore dhe politike. Pra, kanë kaluar 12 vjet dhe do të jemi sërish në Vitin e Gjarprit - një vit që do të shënojë fillimin e ndryshimeve të mëdha në vendin tonë”.

Dhe, në fakt, një shikim prapa i disa momenteve më të rëndësishme të Rusisë në shekullin 20, zbulon një sinkronizim të çuditshëm me të ashtuquajturat vite të gjarprit.

Ka nisur në vitin 1905 me Revolucionin e parë rus – grevën masive të punëtorëve që ka shkaktuar fillimin e fundit të regjimit carist. Dymbëdhjetë vjet më vonë, më 1917, ka ndodhur Revolucioni Bolshevik, i cili ka çuar në më shumë se shtatë dekada të sundimit komunist.

Më 1929, Vitin pasues të Gjarprit, Qeveria sovjetike ka nisur procesin e kolektivizimit, duke u marrë fshatarëve të gjitha tokat dhe bagëtitë - çfarë ka shkaktuar dëbime masive dhe uri.

Dymbëdhjetë vjet më vonë, më 1941, ka nisur Lufta e Dytë Botërore. Më 1953, ka vdekur Jozef Stalini. Ndërsa, 1989-ta, Viti i fundit i Gjarprit në shekullin 20, ka shënuar fillimin e rënies sovjetike, me revolucione në Evropën Lindore.

Tani, me afrimin e Vitit të Ri të Gjarprit janë ngjallur spekulimet se çfarë ndryshimi i madh mund të presë Rusinë.

Ueb-faqja astrologjie astroscope.ru ka parashikuar revolucion të ri rus. Sipas saj, mund të ndodhë edhe kolaps i tregjeve financiare të vendit, i ngjashëm me kolapsin e së Martës së Zezë.

Astrologë të tjerë janë shprehur më optimistë për shanset e Rusisë.

Sigurisht, nuk i dëshirojmë askujt të sëmuret”, ka shkruar astrologu Mikhail Chistyakov në ueb-faqen e tij. “Kataklizmi mund të prekë jo vetëm ne, por edhe ata në anën tjetër të Atlantikut”, ka thënë ai.(v.tela)
XS
SM
MD
LG