E shtunë, nëntor 29, 2014 Kosova 09:30

Monitor

Paaftësia në luftën anti-korrupsion

Ilustrim
Ilustrim

Artikujt e ndërlidhur

Korrupsion në mënyrë të “ligjshme”

Zyrat e prokurimit në institucionet shtetërore mbeten fushat ku më së shumti zhvillohet korrupsioni dhe keqmenaxhimi i parasë publike, thonë përfaqësues të shoqërisë civile, që monitorojnë punën e institucioneve publike.

Tenderimi, terreni më i përshtatshëm

Prokurimi publik thuhet të jetë fusha më e korruptuar në Kosovë. Për luftimin e kësaj dukurie, deri më tani, sipas përfaqësuesve të organizatave joqeveritare dhe atyre të bizneseve, është bërë shumë pak.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni ngufasin Kosovën

Krimi i organizuar dhe korrupsioni kanë ngufatur Kosovën, madje vendi është shndërruar në terren të përshtatshëm për zhvillimin e këtyre aktiviteteve, vlerësojnë njohës të këtyre çështjeve. Sipas tyre, ky lloji kriminaliteti ka depërtuar edhe në institucionet qendrore dhe ato lokale të vendit.
Institucionet e Kosovës nuk kanë dëshmuar se mund të hartojnë një dokument strategjik dhe plan efikas kundër korrupsionit, i cili do të ishte i realizueshëm dhe do të jepte efekte konkrete në luftën kundër kësaj dukurie, vlerësojnë përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë.

Strategjia dhe Plani i Veprimit Kundër Korrupsionit për vitin 2013-2017, i hartuar nga institucionet e Kosovës, sipas Institutit Demokratik të Kosovës do të mund eventualisht të jepte efekte në luftimin e korrupsionit në niveli të ulët, dhe çështjeve që lidhen me ryshfetin, mirëpo, asnjëherë, siç thanë ata, nuk do të mund të luftojë korrupsionin e nivelit të lartë, që është problemi kryesor në Kosovë.
 
Merita Mustafa, menaxhere e programit kundër-korrupsion në KDI, në një konferencë për media theksoi se versioni aktual i strategjisë dhe planit kundër korrupsion, i ofruar Kuvendit të Kosovës, nuk adreson problemet themelore, të cilat e pengojnë luftimin korrupsionit.

“Qeveria e Kosovës, e cila e ka miratuar strategjinë kundër korrupsion dhe me këtë rast ka marrë përsipër autorësinë e këtij dokumenti në raport me Kuvendin, përmes këtij dokumenti na dëshmoi edhe njëherë se nuk është e interesuar apo nuk di t’i qaset luftës kundër korrupsionit”.

Edhe pse i kthyer nga Kuvendi, ky dokument përsëri nuk i ka adresuar vërejtjet e deputetëve, të cilat janë bërë në Kuvend në prill të vitit të kaluar”, tha Mustafa.

Agjencia Kundër Korrupsionit ka udhëhequr punët rreth përpilimit të kësaj strategjie, në bashkëpunim me të gjitha institucionet e nivelit lokal dhe atij qendror dhe shoqërinë civile.

Drejtori i kësaj agjencie, Hasan Preteni, hodhi poshtë vlerësimet e shoqërisë civile rreth hartimit të kësaj strategjie. Ai tha se nuk është një dokument vetëm sa për të pasur, por është një strategji dhe plan veprimi për luftën kundër korrupsionit.

Sipas Pretenit, kjo strategji duhet të miratohet nga Kuvendi dhe në këtë mënyrë Kosova do të ketë një dokument bazik, me të cilin do të vepronte në kuadër të luftës kundër kësaj dukurie.

Hasan PreteniHasan Preteni
x
Hasan Preteni
Hasan Preteni
Të gjithë ne pajtohemi që në Kosovë ka korrupsion  dhe duhet angazhim i shtuar. Por, për këtë nevojitet të kemi një dokument bazik. Kështu që në mënyrë të pajustifikueshme kjo çështje po prolongohet dhe po politizohet. Duhet të aprovohet kjo strategji ose të propozohen ndryshime konkrete në dokument. Debati ka shkuar në atë se sa ka korrupsion në Kosovë”, theksoi Preteni për Radion Evropa e Lirë.

Në anën tjetër, KDI-ja vazhdoi kritikat rreth kësaj strategjie, duke thëne se nuk ka trajtuar fare korrupsionin në procesin e privatizimit dhe sektorin e prokurimit publik, sektorë këta që janë burim i korrupsionit.

Isuf Zejna, hulumtues në KDI, tha se është e nevojshme që të rritet numri i prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët do të merren ekskluzivisht me këto raste të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Ne mendojmë se duhet të fuqizohet gjyqësori për luftën kundër korrupsionit përmes themelimit të departamenteve të veçanta në kuadër të gjykatave vendore. Kjo duhet të përcillet edhe me specializimin e prokurorisë, e cila po ashtu duhet të themelojë departamente të veçanta të cilat duhej të ishin të specializuara vetëm për luftën kundër korrupsionit”, u shpreh Zejna.

Ndryshe, kohë më parë, zyrtarë qeveritarë kishin deklaruar se qëllimi i Strategjisë dhe Plani i Veprimit Kundër Korrupsionit për vitin 2013-2017 ka për qëllim rritjen e llogaridhënies dhe transparencën e legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit.

Luljeta Krasniqi - Veseli

krasniqiveseli+gmail.com

Luljeta Krasniqi, e lindur më 02.05.1981. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 2005. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare në Agjencinë e lajmeve Kosovalive. Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2008.

Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum