E martë, nëntor 25, 2014 Kosova 01:30

Kronika

Ndërhyrja e ekzekutivit në Kuvend - edhe këtë vit

Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Artikujt e ndërlidhur

Kosovë: Pa diplomaci parlamentare

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme nga opozita vlerësojnë se diplomacia parlamentare edhe gjatë vitit 2013, nuk do të jetë shumë aktive, kjo pasi që, siç thonë ata, nuk ka koordinim të duhur me Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Jakup Krasniqi fiton “zemrat” e opozitës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ndonëse nuk mori pjesë në Konventën e Partisë Demokratike të Kosovës, ka siguruar mbështetjen e opozitës për vazhdimin e mandatit në krye të legjislativit.
Kuvendi i Kosovës as në fillimin e këtij viti nuk po arrin që të punojë në mënyrë të pavarur dhe pa rekomandimet e Qeverisë së Kosovës, konsiderojnë disa nga përfaqësuesit e partive politike opozitare.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, thotë se Qeveria e Kosovës në masë të madhe ka ndikuar dhe po ndikon në punën e Kuvendit.

“Një gjë duhet ta kemi të qartë dhe besoj se e kemi. Këto që po ndodhin kohëve të fundit në Kuvend nga partia në pushtet, janë veprime të Qeverisë. Dhe, kjo është shumë e qartë që pengesa që i vjen Kuvendit i vjen pikërisht nga Qeveria”.

“Kjo është shumë e qartë, diktimi, tentimi i imponimit të mënyrës së votimit për dhe kundër. Të gjitha këto vijnë nga Qeveria. Kjo është e qartë dhe mund të shihet nga çdokush që dëshiron ta shohë”
, thotë Beqiri.

Edhe Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë se Qeveria vazhdon ta shtrijë ndikimin e saj në Kuvend, përmes deputetëve të koalicionit qeverisës.

“Po vazhdon edhe këtë vit ai raporti i njëanshëm që e ka pasur Qeveria në raport me Kuvendin, kur Qeveria paraqitet në mënyrë tejet paternaliste karshi Kuvendit dhe ia orienton dhe dirigjon tërësisht agjendën Kuvendit”, pohon Konjufca.
 
Konjufca konsideron se pa e drejtpeshuar relacionin ndërmjet Kuvendit dhe Qeverisë nuk mund të ketë demokraci të duhur.

“Sa  i takon fuqisë monitoruese të Kuvendit ndaj Qeverisë është shumë e brishtë dhe pothuajse nuk po vjen në shprehje aspak, sepse Qeveria është ajo, e cila i zbaton ligjet. Mirëpo, Kuvendi është ai i cili e merr në pyetje Qeverinë kur ka ngecje në zbatimin e ligjeve. Ne jemi dëshmitarë që në Kosovë Qeveria shpeshherë nuk i zbaton ligjet dhe shpeshherë i shkel ato”, thekson Konjufca për Radion Evropa e Lirë.  

Megjithatë, kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, hedh poshtë deklaratat se punën e Kuvendit të Kosovës është duke e diktuar ekzekutivi.

Ai thotë se Kuvendi po e ushtron funksionin e vet.

Jakup KrasniqiJakup Krasniqi
x
Jakup Krasniqi
Jakup Krasniqi
“Kudo Qeveria tenton t’i bëjë numrat dhe mbi bazën e numrave, ajo dhe funksionon. Nëse Qeveria për çështje të caktuara, i bën numrat, e ka shumicën, deputetët janë ata që me votat e tyre vendosin për çështje të caktuara”, deklaron Krasniqi. 

Ndryshe, përfaqësuesit e Institutit Demokratik të Kosovës, institut ky që monitoron punën e Kuvendit, kanë deklaruar disa herë se Qeveria e Kosovës në masë të madhe ndikon në punën e Kuvendit.

Në raportet e tyre është thënë se “jemi dëshmitarë që edhe gjatë vitit 2012 nuk ka pasur ndonjë avancim drejt mënjanimit të ndërhyrjes së Qeverisë në punën e Kuvendit të Kosovës”.

Arton Konushevci

arton.konushevci+gmail.com

Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka një fëmijë.

Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum