E enjte, tetor 30, 2014 Kosova 18:28

Aktuale

S'do të ketë ambasador të Kosovës në Beograd

 Ivan Mërkiq
Ivan Mërkiq
RFE /RL
Kryediplomati i Serbisë, Ivan Mërkiq, thotë se zyrtari për marrëdhënie me Prishtinën do të jetë i vendosur në ndërtesën e BE-së në Serbi dhe nuk do të ketë “asnjë lloj zyreje”.

“Qeveria në Prishtinë, zyrtarin ndërlidhës mund ta quajë si të dojë. Mund ta quajnë ambasador ose përfaqësues nga kozmosi. E vërteta është se në ambientet e BE-së në Beograd do të punojë vetëm një njeri, i cili do të jetë personi kontaktues për çështje teknike”, ka thënë Merkiq, transmetojnë mediat serbe.

Shefi i diplomacisë serbe ka thënë se ky person nuk mund të ketë tjetër titull veç se zyrtar për ndërlidhje.

Kosova ka emëruar ambasadorin Lulzim Peci në këtë post, kurse Serbia shefin e deritashëm të ekipit negociator për bisedime teknike, Dejan Paviçeviq.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë më heret se është arritur një marrëveshje e cila përcakton se zyra e cila do të hapet në Beograd do të quhet Zyra për Ndërlidhje me Republikën e Kosovës. 

Emërimi i zyrtarëve ndërlidhës të vendeve përkatëse në Prishtinë e Beograd është rezultat i marrëvshjes së arritur në takimin e kryeministrave Thaçi e Daçiq në Bruksel. (sh.o.)
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : fina Prej : zürich
12.02.2013 14:08
hbahahaha me serbin cirkus biedime mund te ben 1000 vjet esht nji soj si me tregu prralla prralla han qeni arra e vetem Z.Thaqi beson ne keto prralla

Nga : Artan Prej : Zvicer
12.02.2013 12:58
Po ai Enver Hoxha e ka gabim kur na del ne TV e na shet dengla se ka caktuar Ambasadorin ne Beograd. Edhe bufi e di qepa u njojtur shtete ndermjet tyre s'ka Ambasador. pse luan ai me fjale sikur njerzit jane dele e ai Ogici. Kur ja thua popullit troc ai te beson me shume e te mbeshtet me shume, kur e genjen behesh si lumpe para syve te popullit.