E enjte, nëntor 27, 2014 Kosova 15:12

Aktuale

Misionet e huaja, pa datë largimi nga Kosova

Artikujt e ndërlidhur

Marnhac: Institucionet të veprojnë kundër korrupsionit

Institucionet e Kosovës, nuk duhet vetëm të thonë se janë të gatshme të luftojnë korrupsioni, por ato duhet edhe të veprojnë në këtë drejtim, ka deklaruar shefi i deritanishme i EULEX-it në Kosovë Xavier de Marnhac.
 “Çfarë kam bërë unë për Kosovën prej se erdha këtu? Po i bëjë hapat e parë në terren, dhe po bëjë përpjekje të mëdha që të kuptoj se çfarë ka ndodhur me ju në vitet e kaluara,” është përgjigja që jep shefi i ri i EULEX-it Bernd Borchardt, kur pyetet nga mediet se cili ka qenë kontributi i tij për Kosovën, prej se mori postin e ri.

Në fakt, diplomati gjerman ka 11 ditë prej që ka nis punën në krye të misionit të Bashkimit Evropian për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë, dhe tek tw hwnwn ka takuar kryeministrin Hashim Thaçi për të diskutuar partneritetin e tyre të ardhshëm.

Pres me padurim, që të punojmë dhe bashkëpunojmë ngushtë; për sfidat të cilat nuk duhet nënvlerësuar. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që institucionet e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe EULEX-i, të punojnë ngushtë. Ne gjendemi në një partneritet, dhe në një partneritet të tillë edhe përgjegjësitë janë për të gjitha palët”, tha ai.

Por në fakt misioni që drejton Borchardt, funksionon paralelisht me tri misione tjera ndërkombëtare, të cilat po ashtu funksionojnë në një lloj partneriteti me autoritetet kosovare.

Ato janë instaluar në Kosovë që nga qershori i vitit 1999. Ka prej tyre që ende nuk e dinë as kur do të largohen.

Misioni paqeruajtës i NATO-së në Kosovë (KFOR), tjetri i Kombeve të Bashkuara (UNMIK), dhe i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), janë tri misione ndërkombëtare që prej pasluftës në Kosovë u mandatuan për t’u kujdesur për çështje specifike dhe ndërtimin e kapaciteteve lokale.

Për KFOR-in, pavarësisht rrethanave, mandati i forcave paqeruajtëse mbetet i njëjtë.

Sipas rezolutës 1244 të KS të OKB-së, dhe Marrëveshjes Tekniko-Ushtarake [Marrëveshja e Kumanovës], ne jemi përgjegjës për të kontribuuar për një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes gjithandej Kosovës, dhe kjo nuk do të ndryshojë”, tha zëdhënësi i KFOR-it Uwe Nowitzki.

Me rezolutën 1244 ende vazhdon të funksionojë edhe UNMIK-u.

Zëdhënësi Oliver Salgado sqaron se misioni i tyre sot është që të asistojnë komunitetet për të bashkërenduar me autoritetet në Prishtinë dhe Beograd.

“Po vazhdojmë me e zbatuar mandatin tonë, duke qenë neutral ndaj statusit, dhe jemi operacional sipas rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha ai.

Neutral ndaj statusit vazhdon te jetë edhe misioni i OSBE-së. Dikur kjo organizatë kujdesej për zhvillimin e institucioneve dhe ndërtimin e kapaciteteve të tyre. Kurse sot bënë punë krejt tjetër.

Qëllimi i përgjithshëm i misionit është që të ndihmoj Kosovën të zhvillohet si një shoqëri demokratike dhe shumëkombëshe, ku të drejtat e të gjitha grupeve dhe individëve janë të mbrojtura dhe respektohen”, tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i OSBE-së Nikola Gaon.

Por përveç EULEX-it, asnjëra nga të tri misionet e huaja, nuk e di se kur do të largohen dhe kush do të kujdeset për punën që bënë ato deri në ditën e largimit nga Kosova.

Kjo është një pyetje e mirë, por unë nuk do të spekuloj. Dhe tani për tani, nuk kemi paraparë ndonjë afat për një lëvizje të tillë [largim të plotë nga Kosova]...andaj është shumë shumë keq që të spekuloj, dhe unë këtë nuk do ta bëjë”, përgjigjet zëdhënësi i KFOR-it Uwe Nowitzki.

EULEX-i ka mandat deri më 14 qershor 2014. Pesë vjet pas pavarësimit të Kosovës, një organizatë ndërkombëtare ka mbaruar punën e saj.

Zyra Civile Ndërkombëtare, me pavarësimin e plotë të vendit, është larguar nga Kosova.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Jashar.H:Selmanaj. Prej : Gjermanis.
12.02.2013 13:36
Tani eshte koha te largohen te huajt dhe te formohet ushtria e rregullt e kosoves.Natyrishte ushtria te armatoset me nji armatim te pergjitheshem modern.Gjithashtu te kete nji numer prej 40.000 ushtaresh.Madje te llogariten shpenzimet ditore te HUAJVE ne kosove besoej eshte nji shum marramendese.Pikrishte sa shpenzojen pa arsye keta .Natyrishte me keto shpenzime mund te blehet armatimi.Pastaje te ndertohen fabrika per prodhim te armatimit.

Nga : BACI Prej : PRESHEVA
11.02.2013 21:44
PO PSE MU LARGUE U KNAQEN HA E PI E RRI AS RENDE AS LIGJ,ZGJATE O ZOTE DERI NE VERI NUK PO KAN FORCA TE SHKOJNE RRUGET KREJTE BLLOKURA LEVIZJA E LIR KERKUN HIQ PER MENDIMIN TIM KTO FORCA QE JAN NE KOSOVE KA QEN MIRE TE SHKOJNE NE AVGANISTAN NASHTA ISHIN MESUAR SE SI MBAHET RENDI DHE LIGJI.

Nga : Mixha Selman Prej : wallskan
11.02.2013 21:18
Nuk janë martue krejt , ky është shkaku bre mixhë që nuk largohen këta prej, Kosove. Po, edhe një , pasha mixhën ata nuk e hanë me metë pa punë edhe janë të gatshëm që Kosovës, me ja "shty" edhe nja 3-4 dekada ma tutje këtë gjysmë robnie që nuk po i vjen era as luftë e as paqë........Ishalla e ka gabim, mixha Selman, vec mirë nuk po i vjen puna kësaj meseles tonë......Cohuni mixhë o, e protestoni najhere se pasha mixhën pa kajt fëmija, nana se merr kurrë, thotë mileti ynë. e dilni ka ni here e bërtitni në sheher se boll u ba ma qe 13 vjet me na e udhëheqë shpinë tjetër kush nuk o mirë, HIQ!!!!.....Vec ma s`pari mos te vjedhim tokën e shtetin tonë po te rujmë, mixho te kqyrim botën ku ka shkue ka ni here se me rrenë e patriotizëm të rrejshëm s kemi ku shkojmë ma.....hajde selam e ishalla bahet mirë, mixho!!!!!!.....