E dielë, nëntor 23, 2014 Kosova 11:56

Aktuale

Krimi dhe korrupsioni mbajnë Kosovën larg liberalizimit të vizave

Ilustrim
Ilustrim
Mungesa e rezultateve në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit paraqiten si pengesat kryesore për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.

Në raportin e fundit, Komisioni Evropian i kërkon Kosovës që të bëjë hapa konkret në luftimin e dukurive negative në mënyrë që të ecë drejt liberalizimit.

Po ashtu, aty përmendet si pengesë në këtë proces edhe migrimi ilegal, reformat në drejtësi dhe çështje tjera që ndërlidhen edhe me legjislacionin.

Një delegacion i Komisionit Evropian, po qëndron në Prishtinë me ç’rast i ka dorëzuar qeverisë raportin rreth vlerësimit të punës së institucioneve në përmbushjen kritereve për liberalizim të vizave.

Raporti është vlerësuar se njeh disa përparime por njëherësh evidenton edhe shumë ngecje të cilat e mbajnë ende Kosovën larg liberalizimit të vizave. 

Me gjithë punën dhe ngecjet në këtë proces, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është zotuar në takimin me delegacionin evropian se qeveria e tij dhe institucionet tjera përgjegjëse do të bëjnë çmos që t’i plotësojnë kriteret në mënyrë që edhe kosovarët të lëvizin lirshëm dhe pa viza brenda zonës Shengen.

Është fat që në Kosovë i gjithë spektri politik e etnik është unik sa i përket të ardhmes sonë euroatlantike, të ardhmes sonë evropiane. Unë ju siguroj që të gjitha kapacitetet tona do të jenë në shërbim të kësaj agjende. E kemi obligim dhe detyrim para qytetarëve tanë që sa më shpejt që është e mundur t’i zbatojmë këto kritere edhe ato në përpikëri”, ka thënë Thaçi.

Në anën tjetër, drejtori i përgjithshëm i punëve të brendshme të Komisionit Evropian, Stefano Manservisi tha se raporti është bazuar në analizat e bëra të cilat janë përditësuar javën e fundit.

Ne prezantuam atë që është e nevojshme dhe e mundur duke u bazuar në analizat tona. Në një numër të madh rekomandimesh, diku 70 sosh. Kjo tregon se ende mbetet shumë punë për t’u bërë”, ka thënë zyrtari evropian.

Ndërsa Qeveria e Kosovës po diskutonte me zyrtarët e Komisionit Evropian për shumë sfida në këtë proces, njohësit e këtyre zhvillimeve thonë se pa përparime në luftimin e dukurive kriminale, Kosova rrezikon që të mbetet jashtë liberalizimit edhe për ndonjë vit.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, analisti Shenoll Muharremi thotë se nëse reformat dhe zbatimi i standardeve evropiane nuk përshpejtohet, kosovaret do të mbeten jashtë liberalizimit të paktën deri më 2015. 

Çështjet më serioze kanë të bëjnë me drejtësinë dhe me nivelin e lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Andaj, nëse qeveria e Kosovës dhe institucionet tjera dëshirojnë që për shembull viti 2014 të jetë viti kur përmbushen këto kushte, atëherë ato duhet urgjentisht të përshpejtojnë ndërmarrjen e reformave dhe zbatimin e kushteve që janë në udhërrëfyes".

"Përndryshe nëse vazhdohet me ritëm të njëjta raporti sinjalizon që ndoshta tek në vitin 2015 kosovarët mund të presin që të udhëtojnë lirshëm, pa viza”, thotë Muharremi.

Analisti Muharremi thotë po ashtu se duhet të përmbyllen marrëveshjet për riatedhesim ndërsa duhet ndryshuar qasjen për re-integrim të qëndrueshëm të kthyerve nga qasja momentale ‘emergjente’ ne integrim të qëndrueshëm.

Koordinimi i zbatimit te udhërrëfyesit kërkon ndërmarrje të reformave të mëdha, sidomos në drejtësi dhe ekonomi, andaj ky proces me rëndësi për qytetaret duhet të adresohet nga niveli më i lartë politik në qeveri”, vijon ai.

Ndërkaq mosalokimi i mjeteve financiare për reformën në drejtësi dhe strategjinë kundër korrupsionit, sipas Muharremit tregon që nuk ka qasje serioze në zbatim të kushteve të parapara nga Brukseli.

Një vlerësim përparimit në plotësimin e kritereve për vizat ka bërë edhe Grupi për studime juridike dhe politike në Prishtinë.

Fisnik Korenica nga ky Grup, thotë se vlerësimin dhe besimin e Komisionit Evropian në përkushtimin e Kosovës për plotësimin e standardeve të parapara e kanë zbehur edhe disa skandale në Ministrinë e Brendshme, sidomos ajo me pasaportat biometrike.

Udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave për Kosovën ka theks qendror jo thjeshte te ndërtimi i strukturave, por natyrshëm te zbatimi i tyre. Skandalet e fundit që kanë ndodhur në Ministrinë e Punëve të Brendshme ët Republikës së Kosovës e kanë ulur besimin e Komisionit Evropian përballë përkushtimit të qeverisë së Kosovës për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin”, ka thënë Korenica.  

Komisioni Evropian i dorëzoi Kosovës udhërrëfyesin për vizat më 14 qershor të vitit 2012.

Aty parashihen, ato që janë cilësuar si detyrat e shtëpisë për Kosovën nëse ajo mëton që edhe qytetarët e saj në të ardhmen të lëvizin lirshëm dhe pa viza.

Zijadin Gashi

zijadin.gashi+gmail.com

Zijadin Gashi, i lindur më 01 janar 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001.

Twitter
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Vlora Kanina Prej : Kanine
14.02.2013 09:53
Te gjithe e dine se opozita kudo ne Bote nje qendrim mban, ate te kundershtimit per cdo gje qe ben pozita. Po te gjithe duhet ta dime e ta kemi te qarte se liberalizimi i vizave nuk eshte nje dicka e lehte qe do te ndodhe nese eshte apo jo Hashimi kryeminister apo ndonje tjeter. Po te shikoni perreth Kosoves, asnje shtet nuk i ka marre tak-fak vizat po u jane dashur vite e vite deri sa te piqen shume kuhste e kondita per kete. Kosova eshte ne ate rruge do apo sdo, Kosoves do ja japi Evropa se s'mund ta lere si kal balash jashte tufes po kjo do kohen e saj. Nuk eshte problem romesh apo magjypesh ... ata jane popull dhe kane te drejta sa kemi edhe ne shqiptaret dhe jane te barabarte me ne. Ne sjemi me te keqinj se ata apo me te mire se ata. Komentoni si i ka hije nje populli qe do te hyje ne Evrope e jo si nje popull qe i pelqen vetem vetja e tij se ashtu vet-nxjerr veten ga tufa...

Nga : Per luten Prej : Prishtine
13.02.2013 13:55
O luto palo ti ne gjermani e nese te vjen marre qe je shqiptar o burr a gru a qka je mos komento o shacooo se ju jeni nje baushtellc e nuk je ti ne gjendje me fol

Nga : luta Prej : frankfurt
13.02.2013 08:49
per pa u rrezu kjo qeveri nuk ka buk ne kosove por kur te mendojm se nese rrezohet kjo qeveri kush te vi aty prap hajnat tjer sepse ne nese nuk kemi frik ne as shtet nuk dim me mbajt. Turprohem qe jam shqiptar se edhe une jam hajn. Me zhgenjim Luta

Nga : Dani-Ger Prej : Germany
13.02.2013 01:21
O ismet morina sa rom ka kosova me ni lagje te mynihit nuk shihen mi shti po korupsionin e organizum nga qeveria Pensionist me 40 Euro ne mujt hashimi Ska be asgje e ka vrfru pollin deri ne fyt marre kjo qeveri duhet jep dorheqje trdhti i thojn ksaj qdo Problem i brendshem bisedohet me ivica daqiqin e nuk bisedohet me pollin e kosoves e tiranen zyrtare

Nga : Ismet Morina Prej : Mynih
12.02.2013 21:54
Keta artikuj qe po i lexoj nuk i perkasin aspak realitetit. Realiteti eshte se: BE-ja ka frike nga marshimi i Romeve, te cilet per BE-ne jan te pa deshirueshem mirpo nuk guxojn ta thone me ze dhe gjejne arsyje tjera. Une kam nganiher takime me Eurodeputet, dhe se mua personalisht, vitin e kaluar me eshte thene se ,,Kriteret jan te plotesuara per liberalizimin e vizave'' dhe kan qen te sigurt se do te ndodh ne 2012-ten mirpo problemi i Gjermanise dhe Frances me Romet nga Serbija dhe Maqedonia, ka penguar edhe liberalizimin e vizave per Kosoven. Skandalet ne Kosove, Lufta kunder korrupsionit, Lufta kunder krimit te organizuar etj. etj., nuk perbejne as 20% te problemit per heqjen e regjimit te vizave. Prandaj mos besoni ne tere ato gjera qe i ndegjoni se Realiteti eshte gjithmon diku tjeter. Me nderime Ismet Morina