E enjte, tetor 23, 2014 Kosova 23:55

Aktuale

Kosova e Serbia do ta njohin njëra-tjetrën (?)

Artikujt e ndërlidhur

Pengesat për vizat janë në Bruksel

Mosuniteti i vendeve të Bashkimit Evropian rreth statusit të Kosovës po ndikon në vonesat që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza nëpër vendet e BE-së, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Paralajmërimin e ka dhënë vetë kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, në prag të përvjetorit të pestë të pavarësimit të Kosovës.

Sipas shefit të qeverisë, procesi i dialogut po sjellë rezultate të cilat e bënë atë, që të nxjerrë një konkluzion të tillë.

“Në këtë 5 vjetor jemi në një proces pozitiv, atë të përmbylljes së konfliktit një shekullor mes Kosovës dhe Serbisë, pra në një proces të normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore, Kosovë-Serbi”, tha Thaçi të enjten paradite.

Nën moderimin e Brukselit, Prishtina dhe Beogradi kanë hyrë në bisedime të cilat kanë për qëllim lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve të të dyja vendeve, pa paragjykuar statusin e Kosovës.

Mirëpo në mbledhjen e së enjtes të qeverisë, kryeministri Thaçi tha se njohja e pavarësisë megjithatë është rezultati përfundimtar i dialogut Kosovë - Serbi, të cilin e pret Prishtina zyrtare.

Dhe si rrjedhojë, siç tha ai, edhe Kosova do të veprojë në reciprocitet karshi Serbisë, në procesin e dialogut politik.

“Një proces ky që duam të besojmë se nën udhëheqjen e BE-së, dhe mbështetjen e fuqishme të SHBA-së, do të përmbyllet me njohje reciproke, pra të shtetit të Serbisë për Kosovën dhe shteti i Kosovës që do ta njeh Serbinë, dhe do ta kemi një rajon të evropianizuar”, tha ai.

Ndërkaq, në Beograd, analistët politikë thonë se deklarata e shefit të qeverisë në Prishtinë, nuk dallon shumë nga fjalori i zyrtarëve serbë.

Predrag Simiq, profesor i shkencave politike në Universitetin e Beogradit, tha për Radion Evropa e Lirë, se edhe burrështetasit serbë duan t’i japin fund konfliktit serbo-shqiptar.

Por, ai nuk beson se zgjidhja mund të arrihet këtë vit.

Pavarësisht nga ajo që zyrtarët serbë edhe më tutje insistojnë se nuk do ta njohin Kosovën, mendoj se nga cilësia e zgjidhjes, që synojnë këto negociata, do të varet edhe situata për të cilën do të vendoset në Beograd".

"Kështu që mendoj se në këtë kohë, është herët të flitet, edhe pse e kuptoj që shefi i qeverisë së Kosovës flet për këtë zgjidhje në këtë kohë. Por, kolegët e tij në Beograd, janë në një situatë krejt tjetër, sepse ata tek tani duhet të arrijnë deri tek disa zgjidhje, të cilat janë në tavolinën [negociuese] në Bruksel”, tha ai.

Shefi i Qeverisë së Kosovës pritet të takohet gjatë javës së ardhshme, më 19 shkurt, me homologun e tij serb Ivica Daçiq në Bruksel.

Në tavolinën e bisedimeve, është paralajmëruar të jetë zgjidhja e çështjes së institucioneve që ka Serbia në pjesën veriore të Kosovës.

Këto struktura shihen nga Prishtina zyrtare si ilegale, dhe nuk njihet autoriteti i tyre.

Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton para takimit, ka përshëndetur kurajën e kryeministrave Thaçi e Daçiq, e cila solli në zbatimin e marrëveshjeve për menaxhimin e integruar të kufirit Kosovë-Serbi dhe shkëmbimin e zyrtarëve ndërlidhës.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : mikrja Prej : prihtine
18.02.2013 09:36
ne pranofsh me mbet teritor i saj ndoshta na per ndrysh kurrrrrrrrrrrrrr

Nga : Rremi Prej : Gjermani
17.02.2013 15:59
o sadik shko shokut ne shkoll e mso me shkrue, e kur t msohesh me shkrue kie drejt me komentue. marre per ty qe e zhyt drejtshkrimin e gjuhes shqipe

Nga : Anonim
15.02.2013 11:13
kosova nuk ka qka e njeh serbin po serbija duhet me dit se kosova asht shte.e nuk ka mashum bisedime serbet e kasoves duhet me jetu si na ne evrop qe nuk kem teritor po veq jem qytetar te evrpoes .nuk di pse po hubni koh .nuk ka tok ma per serbin ajo duhet mikthy tokat e kosoves.
.

Nga : SADIKU Prej : VESTBY
14.02.2013 18:34
PO! DO TA NJOHIN SERBIJA KOSOVEN, NËSE JU JA KENI DHAN VERIUN E KOSOVESSERBIS.
POR NËSE KENI VEPRU KUNDËR DESHIRAVE KOSOVARE, ATËHER DO TA MERITOJSH DENIMIN NGA POPULI SHQIPËTAR.

Nga : Altini Prej : Prizren
14.02.2013 17:49
Qysh more burre i botes e quan luften clirimtare te UCK-se konflikt? Sinqerisht cudi po me vjen, se t'ish dikuhs tjeter po Hashimi ka luftu vete, e din dallimin lufte - konflikt, apo e ka detyru dikush me perdore kete fjalor???