E mërkurë, prill 23, 2014 Kosova 13:47

Aktuale

Mesiq: S'mund të lejohet një gjendje gjysmë lufte në Kosovë

Prishtinë, 8 janar 2010 - Stipe Mesiq para Forcave të Sigurisë së Kosovës
Prishtinë, 8 janar 2010 - Stipe Mesiq para Forcave të Sigurisë së Kosovës
Madhësia e shkronjave - +
RFE /RL

"Nuk mund të lejohet kjo gjendje, praktikisht, gjysmë-lufte në kufirin me Kosovën. Kjo i bën dëm edhe Serbisë dhe Kosovës", thotë Stipe Mesiq, ish president i Kroacisë, në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë. Me zotin Mesiq bisedoi korrespondenti në Zagreb i Shërbimit për Ballkanin, Enis Zebiq.


RADIO EVROPA E LIRË
Ju nuk keni mbajt sekret asnjëherë idenë e Kosovës së pavarur. Cili ishte motivi kryesor i qëndrimit Tuaj?

STIPE MESIQ
Kur Jugosllavia humbi faktorët integral – e ata ishin Tito me karizmën e tij, Lidhja e Komunistëve si organizata e vetme politike dhe Armata Popullore e Jugosllavisë e cila dëgjonte Titon dhe partinë – është dashur që të vije deri te një marrëveshje politike.

E kjo do të thotë që të kërkohet një model i ri: unë kam propozuar një konfederatë për një afat të caktuar, tri deri në pesë vjet, të cilën do ta rishikonim – nëse kjo do të funksiononte atëherë mund të qëndronte konfederata si zgjidhje, kurse nëse nuk funksionon – atëherë secili vazhdonte rrugën vet, dhe pa luftëra.

Në një situatë të tillë edhe Kosova mund të pavarësohej, si të gjitha elementet tjera të ish - Jugosllavisë. Por fatkeqësisht, Millosheviqi nuk pranoi këtë ofertë, sepse dëshironte që të krijojë ‘Serbinë e Madhe’.

Ai nisi luftërat – luftën e shkurtër në Slloveni, luftën në Kroaci, luftën në Bosnje e Hercegovinë, i cili ishte brutal, dhe në fund luftën në Kosovë. Marrë parasysh se Kosova nuk ka pasur të drejtën që të deklarohet, në kohën kur ishte brutalisht e sulmuar nga ushtria, ajo siguroi pavarësinë e saj. Megjithatë, Serbia nuk duhet të njeh Kosovën, si dikur Gjermania Perëndimore që nuk njihte Gjermaninë Lindore, por duhet t’ua lejojë të tjerëve që të bashkëpunojnë me Kosovën.

RADIO EVROPA E LIRË
Pikërisht ju, para disa viteve, keni dalë me propozimin për zgjidhjen e raporteve të Serbisë me Kosovën, sipas modelit të dy Gjermanive, në kohën e Luftës së Ftohtë. Si është e mundur që bashkësia ndërkombëtare, tani së fundi po e sheh këtë propozim tuajin si zgjidhje të qëndrueshme?

STIPE MESIQ
Unë nuk e di se përse është pritur kaq gjatë, kur ishte e qartë se njëlloj bashkësie e re mes Kosovës dhe Serbisë, më nuk është e mundur. Bashkësia ndërkombëtare është dashur që të bëjë gjithçka që Kosova të realizojë sa më shpejt pavarësinë e saj, kurse Serbia nuk do të duhej ta njihte Kosovën, dhe gjërat do të funksiononin.

Por, ne në këtë rajon duhet të bashkëpunojmë, pavarësisht nëse Serbia ka njohur apo jo Kosovën. Ne duhet të bashkëpunojmë, kurse populli i Kosovës duhet të ketë mundësinë e lëvizjes së lirë, të mallit dhe kapitalit. Kosova mund të funksionojë vetëm atëherë kur ka në dispozicion resurset e saj, dhe është e barabartë me vendet e tjera të pavarura. Kosova ka resurse, por nëse ajo mbahet e mbyllur, dhe populli i Kosovës nuk mund të udhëtojë jashtë, atëherë Kosova është e dënuar në dështim!

RADIO EVROPA E LIRË
A keni pritur që qeveria në Beograd, pavarësisht garniturës politike në pushtet – aq gjatë dhe aq intensivisht do të arrinin që të eksploatojnë me sukses temën e Kosovës, për nevojat e tyre të brendshme politike?

STIPE MESIQ
Serbia, një masë të madhe, është peng i vetvetes për shkak të kësaj politike të gabuar, por unë kam menduar që një politikë, e cila fiton në zgjedhje atje, do të ketë fuqinë dhe të shkojë drejt zgjidhjes – jo në kuptimin e njohjes së Kosovës, por në kuptimin e funksionimit të vet Serbisë dhe funksionimit të Kosovës.

Pra, që në një mënyrë të mundësohet zhvillimi i Kosovës, dhe që Serbia të jetë e lirë  nga Kosova si nga Shpata e Damoklit, e cila u rri mbi qafë. Serbia nuk mund të zgjidh problemin, duke thënë: ‘Nuk e njohim Kosovën!’ Mirë, nuk e njohin Kosovën, por kjo nuk do të thotë se në Kosovë mund të ekzistojnë strukturat paralele të qeverisë së Serbisë, kjo nuk do të thotë se pjesa veriore e Kosovës mund të jetë nën ingerencat e institucioneve serbe...

Kjo paraqet edhe një rrezik që nesër, edhe në jug të Serbisë, në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, ku shumica e banorëve janë shqiptarë, të  vijë deri te kërkesa për bashkim me Kosovën. Nëse në njërën anë po dëshironi që të fitoni Kosovën, atëherë në anën tjetër do të kërkohet edhe ndarja e territorit në jug të Serbisë, dhe kjo nënkupton luftë të re.

Prandaj, është në qeveritarët serbë që ta zgjidhin këtë çështje, por me masa radikale! Nuk mund të lejohet kjo gjendje, praktikisht, gjysmë-lufte në kufirin me Kosovën. Kjo i bën dëm edhe Serbisë dhe Kosovës.

Përgatiti: Fatmir Aliu
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Mixha Selman Prej : wallskan
17.02.2013 08:45
Gjëja e parë për ne shqiptarët është të mësojmë të shkruajmë shqip, mundësishtë pa gabime e pastaj, të fillojmë të komentojmë njerëz si Mesiq, e të tjerë. Populli ynë thotë: "I pari shart është me ia ditë hallin veti". Të lumtë Mesiq, jetë e shëndet!

Nga : FADIL THACI Prej : BERLIN
16.02.2013 12:32
O MESIC PO SHUME I MIRE KANE KAN PER NEVE SHQIPTARVE E VAJ MEDET PO TE MUNGOJKA NJI PERMENDORE NE KOSOVEN TONE (si thot nje fjal popullore UJKU KIMEN E NDRON AMA ZANATIN KUR SE HARRON)

Nga : Rrota e Kuqe Prej : Dukagjin
16.02.2013 10:25
Zoteriun e madh Stipe Mesiq,do ta Kisha adhuruar me plot kuptimin e fjales

Nga : Gjakovari Prej : Stuttgart
15.02.2013 20:25
Punen qe po bejne te gjithe Politikanet Shqipetare ne mbar trojet ku flitet Shqip(Perveq disa te Maqedonise) mer duket se eshte shum e mire....! Edhe miku i Shqipetareve Stjepan Mesiq ka thene qdo here se Shqipetaret e meritojne Lirine , pra eshte vetem qeshtje kohe...Neve na duhet nje gje..Te flasim Shqip dhe te mendojme ne Mendim Europian...!
Ing.S.Krasniqi
Stuttgart

Nga : dardan Prej : stockholm
15.02.2013 20:21
Kroatet jan popull i vetedijshem, kan edukat dhe kulture te larte,jane patriot dhe luftetare per interesat e shtetit te tyre.
Dhe Shqiptaret jan perkrahur gjithmon nga lideret Kroat.
Kurse Stipe Mesic eshte nje mik i madh i Shqiptareve dhe kete e them me plot pergjegjesi...
Mos te harojm se edhe ky ishte kundershtar i Miloshevicit.
Dhe nje kohe nuk e kishte aq te leht jeten ne Zagreb,derisa kafeja e mengjezit duhej pire dhe kur mungon duhani ne tavolin ekzistojn gjithmon miqte.....
FLM per ate qe bere dikur zot. Stipe Mesiq,
pershendetje nga nje Kosovar

Nga : zogu Prej : germani
15.02.2013 15:19
mesiq dhe shum politikan ballkanas i perkrahin shqiptaret vetem sa per sy e faqe e ne te vertet veprojn me politikat e tyre krejt ndryshe .ja ne shembull sa tregti sa shet shteti krohat ne kosov e ne anen tjeter qytetart e kosoves smund te levizin lirisht ne krohci ,ai let per lirin e levizjes te kosovarve e shteti i ti e pengon sa mundet nje gja te tille,e shum gjana tjera ..asne popull i ish jugosllavis nuk na don te na shoh neve shqiptarve te zhvilluar se jan mesuar qe me shekuj te na shfrytzojn por per fat te keq disa politikan dhe njerz tan nuk po e kuptojn dhe sdo e kuptojn kurr...edhe ti zotri selman ...

Nga : Mixha Selman Prej : wallskan
15.02.2013 14:49
Mesiq, është një njeri i drejtë dhe mik i drejtësisë dhe i shqiptarëve. Sikur këtij njeriu, do t`i mundësohej që të vepronte lirshëm në kohën e tij, padyshim që luftërat nuk do të ndodhnin, në Ballkan. Por, kjo i qe mohuar nga shovenizmi serbomadh në krye me kriminelin, Millosheviq. Shqiptarët, kan cka të mësojnë nga ky burrështeti i madhë sepse, ky udhëhiqet nga parimet e së drejtës individuale dhe kolektive dhe jo. nga nacionalizmi i tërbuar, sic ndodhi me kriminelin, Millosheviq. Jetë e shëndet z. Mesiq!