Ndërlidhjet

Qindra të plagosur nga meteoriti në Rusi


Qindra të plagosur nga meteoriti në Rusi
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:58 0:00

Qindra të plagosur nga meteoriti në Rusi

Zyrtarët thotë se më shumë se 400 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në malet qendrore të Uraleve në Rusi, pasi një meteorit u djeg poshtë në atmosferë, duke shkaktuar një valë goditëse, që theu xhamat e dritareve.

Vladimir Basmannikov është një kirurg në një spital në qytetin Chelyabinsk:

Ne i kemi trajtuar njerëzit kryesisht me plagë të prera, të gjitha për shkak të xhamave dhe kornizave të dritareve të thyere. Shikoni se sa njerëz i kemi këtu. I kemi trajtuar tashmë 60 ose 70 njerëz dhe ende kemi një korridor të plotë me njerëz”, u shpreh Basmannikov.

Videoja amatore tregoi meteoritin të ketë goditur qiellin të premten, ku ka lënë gjurmë të madhe të tymit dhe dritë intensive.

Sipas agjencisë hapësinore kombëtare të Rusisë, meteoriti ka lëvizur me një shpejtësi prej 30 kilometrash në sekondë.

Disa meteorite – pjesë të meteorit – kanë rënë në një pjesë jo shumë të populluar të rajonit, që ndodhet në skajin lindor të Uraleve dhe në Kazakistanin fqinj.
Ministria ruse për Situatat Emergjente tha se rreth 20 mijë punëtorë të shpëtimit janë dërguar në zonë për t’iu ofruar ndihmë të plagosurve.

Rajoni Chelyabinsk është vend ku gjenden shumë fabrika, duke përfshirë edhe një central bërthamor dhe depot për ruajtjen e mbetjeve atomike, Mayak.

Sergei Novikov, një zëdhënës i agjencisë bërthamore ruse Rosatom, tha se funksionimi i objekteve të saj në rajon mbetet i paprekur.

Ai shtoi se nivelet e rrezatimit në rajon gjithashtu nuk kanë ndryshuar.

"Korporata shtetërore Rosatom i ka gjashtë objekte të mëdha (bërthamore) në rajonet e Ekaterinburgut dhe Çelyabinskut.Të gjithë ata janë duke punuar pa asnjë ndryshim, sipas orarit të rregullt. Ky shi meteoritësh nuk ka ndikuar në funksionimin e këtyre objekteve apo shërbimeve publike në asnjë mënyrë”, u shpreh Novikov.

Ekspertët thonë se nuk ka asnjë lidhje mes meteorit në rajonin e Çelyabinskut dhe asteroidit 2012 DA 14, i cili pritet t’i afrohet shumë tokës të premten vonë.

Një asteroid me një madhësi sa gjysma e një fushe të futbollit, do t'i afrohet Tokës gjatë orëve të vona të së premtes. Shkencëtarët këtë e kanë quajtur si fluturimi më i afërt i bërë ndonjëherë nga një objekt i një mase të tillë.

Asteroidi me një diametër prej 50 metrash, pritet që distancën më të afërt me Tokën ta ketë rreth orës 20 e 45 sipas zonës qendrore. Vendi ku do t'i afrohet më së afërmi Tokës do të jetë Oqeani Indian.

Vendet më të mira për t'u parë ky asteroid do të jenë Evropa Lindore, Australia dhe Azia.(a.isufi)
XS
SM
MD
LG