E dielë, dhjetor 21, 2014 Kosova 21:47

Nis festa e pavarësisë

  • Pesë vjet shtet...
  • Kosova 5 vjet shtet, Prishtinë 2013...
  • 17 Shkurt 2012, Prishtinë...
  • Parakalimi i Gardës së Nderit (Forca e Sigurisë e Kosovës), Prishtinë shkurt 2012...
  • 17 Shkurt 2012...
  • 17 Shkurt 2012...
  • 17 Shkurt 2012...
  • Prishtinë, 17 Shkurt 2011...
  • 17 Shkurt 2011, Mitrovicë...
  • 17 Shkurt 2011...
  • 17 Shkurt 2011, Prishtinë...
  • Festimi i përvjetorit të tretë të pavarësisë...
  • 17 Shkurt 2011...
  • Kaçanikasit vazhdojnë të festojnë vetëm me flamurin kombëtar...
  •  17 Shkurt 2011, Prishtinë...
  • Përvjetori i tretë i pavarësisë, 17 Shkurt 2011...
  • 17 Shkurt 2010...
  • Prishtinë, 17 shkurt 2010...
  • 17 Shkurt 2010...
  • 17 Shkurt 2010...
  • Përvjetori i parë i pavarësisë - 1 vit shtet, 17 Shkurt 2009... 
  • 17 Shkurt 2009...
  • 17 Shkurt 2009...
  •  17 Shkurt 2009...
  • Deklarata e Pavarësisë së Kosovës 17 Shkurt 2008...
  • Kryeministri Hashim Thaçi pas leximit të Deklaratës së Pavarësisë 17 Shkurt 2008.
  • 17 Shkurt 2008...
  • Obelisku i Pavarësisë 'NEWBORN', 17 Shkurt 2008...
  • Atmosferë feste në rrugët e Prishtinës - qytetarët festojnë me flamurin kombëtar dhe atë amerikan 17 Shkurt 2008.
Pesë vjet shtet
Manifestimet për shënimin e ditëlindjes së pestë të shtetit të Kosovës, kanë nisur që nga 15 shkurti, me mbajtjen e një akademie solemne në Universitetin e Prishtinës dhe kanë vazhduar edhe gjatë së shtunës, me aktivitete të ndryshme të institucioneve kulturore publike, kanë njoftuar zyrtarët e lartë të Qeverisë së Kosovës, përgjegjës për kulturën.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se manifestimet për pesë-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, kanë vazhduar edhe gjatë ditës së shtunë.

Memli KrasniqiMemli Krasniqi
x
Memli Krasniqi
Memli Krasniqi
“Anekënd Kosovës, që nga mëngjesi, po bëhen homazhe nga delegacionet zyrtare të të gjitha institucioneve bashkë. Ndërsa, më vonë, në orën 18, do të ketë një pritje nga ana e presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Jahjaga, për të ftuar të veçantë, korin diplomatik dhe të tjerë e që do të përcillet edhe me një koncert të Filarmonisë së Kosovës, si dhe për të vazhduar më pas në orën 20 me shfaqjen mysafire ‘Amadeus’ nga Teatri Kombëtar i Shqipërisë që do të jepet në Teatrin Kombëtar të Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Ministri Krasniqi ka theksuar se gjatë ditës së diel, më 17 Shkurt, do të vazhdojnë aktivitetet e tjera, në funksion të shënimit të ditës së pavarësisë së Kosovës.

“Do të vazhdojnë aktivitetet tjera, duke filluar në mesditë, në orën 12, me paradën e pavarësisë - paradën e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës dhe Shërbimit Emergjent, me koncerte për fëmijë e deri te koncerti i fundit, i mbrëmjes, që do të jetë në orën 20, në sheshin qendror të Prishtinë, për të përmbyllur gjithçka edhe me ndezjen e fishekzjarrëve”, ka sqaruar Krasniqi.

Në anën tjetër, kompania “Ogillvi Karrota” ka nisur të shtunën dekorimin e obeliskut të pavarësisë “NEWBORN”, me flamujt e shtetit që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Këtë obelisk e kishte dizajnuar 5 vjet më parë Fisnik Ismajli nga kjo kompani. Kolegu i tij, Pleurat Spahiu, derisa po e organizonte punën rreth dekorimit të obeliskut, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se pikturimi i flamujvenë obelisk, është mesazh falënderimi për vendet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Kështu dukej NEWBORN në vitin e parë të ekzistimitKështu dukej NEWBORN në vitin e parë të ekzistimit
x
Kështu dukej NEWBORN në vitin e parë të ekzistimit
Kështu dukej NEWBORN në vitin e parë të ekzistimit
“Tema, kur e bëra obeliskun e NEWBORN-it, Fisi (Fisnik Ismajli), e ka menduar që për çdo vit të ketë një temë tjetër dhe një vizion tjetër, që për çdo 17 Shkurt ajo të ndryshohet dhe të ketë pamje tjera. Përderisa Qeveria e ka lyer përsëri me të njëjtën ngjyrë, ashtu siç ka qenë, faktikisht na ka kthyer 5 vjet prapa - ne ashtu e shohim. Ne po mendojmë që me anë të ngjyrave të tjera, me anë të koloritit ta fitojmë një kontrast dhe një vizion tjetër të NEWBORN-it ta japim në qendër të Prishtinës”, është shprehur Spahiu.

Ndryshe, qyteti i Prishtinës tashmë është dekoruar me flamurin e shtetit të Kosovës, me flamuj kombëtar, si dhe të vendeve që e kanë njohur Kosovën.

Në Sheshin Nëna Terezë, shitësit ambulantë kanë vendosur stendat për t’iu ofruar qytetarëve flamuj të ndryshëm.

Njëri prej tyre, Gëzim Ejupi, thotë se qytetarët po blejnë flamuj në shenjë kremteje, ndonëse, sipas tij, institucionet kanë bërë shumë pak që qyteti ta ketë, siç thotë ai, frymën festive.

“Tash për tash, njëherë, atmosferën jemi duke e bërë vetëm ne popullata, qytetarët e Kosovës, e kam fjalën në Prishtinë. Më shumë ka njerëz këto tri ditë, para shënimit të pavarësisë, në sheshin ‘Nëna Terezë’. Më së mirë po e bëjmë ne festën, popullata, deri më sot, pa institucionet. Kurse, nesër presim që edhe institucionet të na ndihmojnë që të bëjmë edhe atmosferë më të këndshme për shtetin tonë të Kosovës”, thotë Gëzimi.

Ngjashëm shpreh mendimin edhe Dafina Beqiraj nga Prishtina:

“Besoj që të gjitha këto organizime, mbase më shumë po bëhen prej vetë qytetarëve sesa prej institucioneve, sepse ato nuk e kanë bërë atë organizimin e nevojshëm, meqenëse tani 5 vjet jemi shtet. Prandaj, këto organizime janë shumë të pakta nga shteti. Edhe qytetarët, ndoshta në mënyrën e tyre dhe në format se sa ata munden, po mundohen ta japin maksimumin për këtë festë”.

Sido që të jetë, qytetarët presin që gjatë ditës së diel, më 17 Shkurt, kur edhe shënohet ditëlindja e pestë e pavarësisë së Kosovës, i gjithë vendi të kremtojë, siç thanë ata, në mënyrë të dinjitetshme.

 


Bekim Bislimi

beka.bislimi+gmail.com

Bekim Bislimi ka lindur më 20. 03. 1968 në Vërban të Vitisë. Prej muajit dhjetor të vitit 2001 e deri më tash punon si korrespondent i Radios Evropa e Lirë, për shërbimin në gjuhën shqipe.

Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : florent krasniqi Prej : terpeze ult,malisheve
16.02.2013 22:59
ooo bravo miftar je dal mire ,dhe ke festu me qejf per pavaresi gezuar vella pavaresia,

Nga : Safetja Prej : Kassel
16.02.2013 20:17
urime pavarsia Kosova jone