E mërkurë, nëntor 26, 2014 Kosova 17:05

Kronika

Raundi tjetër më 4 mars

Thaçi-Ashton-Daçiq
Thaçi-Ashton-Daçiq

Artikujt e ndërlidhur

Çka do të nënshkruajnë Kosova e Serbia?!

Njohës të rrethanave politike në Kosovë e Serbi, thonë se modeli i dy Gjermanive mund të jetë koncepti mbi të cilin do të bazohet marrëveshja mes dy vendeve. Por përderisa njëra palë thotë se është vonë për këtë ide, të tjerët thonë se andej po ecën procesi i normalizimit të raporteve Prishtinë - Beograd.
RFE /RL
Ka përfunduarrrethi i pestë të bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryeministrave: Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

Në një deklaratë të lëshuar nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, thuhet se të dy kryeministrat kanë zhvilluar takime të martën dhe të mërkurën në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve dhe se "kanë zhvilluar diskutime të thella".

"Ata janë kthyer në kryeqytetet e tyre për konsultime dhe do të kthehen më 4 mars në Bruksel për takimin e radhës", citohet të ketë thënë baronesha Ashton, duke shtuar se "kryeministrat janë të kënaqur me përparimin thelbësor që kanë arritur, ashtu sikurse edhe unë". 

Këtu edhe përfundon deklarata e zonjës Ashton. Nuk ka ende informacione se për çfarë përparimesh bëhet fjalë saktësisht.  

Takimet e këtyre dy ditëve thuhet të kenë pasur temë kryesore diskutimi çështjen e strukturave paralele të Serbisë në veri. 

Sipas burimeve të bllokut, takimi i dy kryeministrave ka kaluar në atmosferë të mirë dhe konstruktive, por, megjithatë, deklarata zyrtare për rrjedhën e tij nuk janë bërë publike.

“Ne tani jemi duke diskutuar për çështje të vështira, siç është veriu i Kosovës, andaj është e qartë se duhen shumë konsultime dhe sqarime të hollësive, sepse kjo nuk është temë e lehtë”, kanë thënë burimet e BE-së.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit të fundit me homologun serb, Ivica Daçiq, në Bruksel, ka bërë me dije, se tani grupet profesionale do të qartësojnë më mirë dhe në detaje çështjet, të cilat janë diskutuar.

“Mund të them se ka qenë edhe sot një takim në frymën konstruktive, në frymën e një përkushtimi për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, në gjetjen e një zgjidhjeje për normalizimin e situatës në veri të Kosovës, për shpërbërjen e strukturave të sigurisë sa më shpejt që është e mundur, për rend dhe ligj, që të funksionojë sistemi i drejtësisë në kuadër të legjislacioni kosovar. Në të njëjtën kohë, për domosdoshmërinë e organizimit të zgjedhjeve të lira edhe në katër komunat në veri brenda këtij viti”, ka thënë Thaçi.

Ai ka paralajmëruar takime të grupeve të ndryshme për të diskutuar detajet.

“Mund të them se në ditët e ardhshme do të takohen grupet profesionale që t’i qartësojnë më mirë dhe në detaje të gjitha këto gjëra, për t’u takuar sërish në nivel të kryeministrave më 4 mars. Dua të theksoj se është një frymë e mirë për të lëvizur drejt përmbylljes apo zgjidhjes së të gjitha problemeve që janë grumbulluar në atë pjesë të Kosovës tash e 13 vjet”, është shprehur kryeministri Thaçi, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse është arritur marrëveshje për shpërbërjen e strukturave paralele.

“Të gjithë janë të vetëdijshëm se strukturat paralele të Serbisë duhet të shpërbëhen sa më shpejt që të jetë e mundur dhe kjo do të ndodhë. Strukturat e sigurisë do të shpërbëhen, ndërsa do të gjejmë forma dhe mundësi të tjera sa i përket sistemit të edukimit, shëndetësisë, shërbyesve civilë që të adaptohen apo që të transformohen”, ka shtuar Thaçi.

Ndërkaq, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se nuk do të ketë shpërbërje të strukturave paralele pa qenë i sigurt se kush do t'i zëvendësojë ato.

Pas takimit në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, të ndërmjetësuar nga baronesha Catherine Ashton, Daçiq ka bërë të ditur se, në takim është diskutuar edhe për modalitetet e funksionimit e institucioneve në veri.

“Kur flasim edhe për konstituim të institucioneve, flasim për sundim të ligjit, në fakt ata flasin, ndërsa ne themi se nuk kemi struktura paralele. Flasim edhe për arsimin dhe financimin e tyre”, është shprehur  Daçiq.

Kryeministri serb, ka thënë se transformimi i institucioneve paralele në serbi do të ndodhë vetëm pasi të bëhet e qartë se kush do t'i zëvendësoj ato.

“Ne, sigurisht, se nuk do t'i largojmë institucionet tona nga Kosova përderisa nuk bëhet e qartë se kush do t’i zëvendësojë dhe se çfarë organesh do të jenë ato. Ne pajtohemi që ato të jenë institucione të bashkësisë së komunave serbe në Kosovë”, ka thënë Daçiq.

Ai ka shprehur të njëjtin opinion me homologun e tij, kryeministrin e Thaçi se, janë pajtuar për krijimin e grupeve të ekspertëve për gjetjen e formave të zëvendësimit të këtyre institucioneve paralele.

Më herët, kryeministri i Kosovës ka takuar edhe dy krerët e institucioneve kryesore të Bashkimit Evropian: kryetarin e Këshillit Evropian, Herman van Rompuy, dhe kryetarin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

Në të dyja këto takime, liderët e BE-së kanë shfaqur shpresën se Kosova dhe Serbia do të vazhdojnë të jenë konstruktive në dialog.

Ata kanë thënë se rezultatet e këtij procesi do të jenë esenciale për përparimin e Prishtinës dhe të Beogradit në procesin e integrimit evropian.

Për më tepër, Barroso e ka quajtur këtë javë kyçe për bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë.

Bisedimet, të ndërmjetësuara nga BE-ja dhe të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : MANI,USA. Prej : OAKLAND,NEW JERCEY,USA.
20.02.2013 18:59
HEU,CKA ME NDIE E CKA ME PA;CUKERDHELJA BRINA KA?
PO,CKA ESHTE CUKERDHELJA DHE CFARE BRINASH?!.
-PAJ,CUKERDHELJA QENKA VETE SHTRIGA;QE NE KETO
KOHE ME TE LIGA;SEBSHKU ME BIJT E BIJAT SHTRIGA E
SHTRIGANA; DUKE SHKITUR KETA GJARPINJT HELMUES
SHLLIGA E SHLLIGANA;QE DUKE IU GJUAR MBI QAFE
PER MASHTRIME E GAFE; ME KAFSHIME E HELMIME;QE
PA FARE MESHIRE TENTOJNE QE TA ASGJASOJNE E TA
HELMOJNE TERE KETE POPULL KOMB;I VETMI AUTOKTON
E ZOT I TROJEVE TE VETA SHEKULLORE QE NGA ME E
STERLASHTA PELLAZGO-ILIRO-DARDANO-SHQIPTARIA-E
SODIT; DUKE THYER EDHE BESEN E ZOTIT; DUKE FYER
EDHE FALTROREN KISHTARE;DUKE INJORUAR DHE LEGJ-ENDEN LEGJENDARE;DUKE NDRYSHUAR EDHE FENE,FLA-MURIN;SIMBOLET EDHE HIMNEN E IDENTITETIN E TYRE
MBARE KOMBATRE E MBARE SHQIPTARE!KETI POPULLI
ME HYJNORI E ME YJEFLORI;KETYRE KERYELEGJEND-
AVE MBARE BOTERORE SI DHE MBARE NJEREZORE;KETA
GJERGJ KTSTRIOT SKENDERBEGA DHE ADEM JASHARA;
SI DHE KETA NENE TEREZA NPER MOTE E BREZA!!T'FALA
NJE REFUGJAT LUFTE NGA SHQIPERIA NATYRALE ME
IDEALE NE USA.