E premte, tetor 24, 2014 Kosova 11:32

Aktuale

Aranzhmani special në veri, fleksibilitet i Pakos Ahtisaari

Veri
Veri
Transformimi i strukturave në veri të Kosovës në trupa vetëqeverisëse që përshtaten me juridiksionin e Kosovës, do të hapte rrugë për t’i ofruar veriut një aranzhman special si pjesë e zgjidhjes së përgjithshme.

Kështu është thënë në raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, me titull “Serbia dhe Kosova: Rruga drejt normalizimit i publikuar një ditë më parë.

Përfaqësuesi i këtij grupi në Prishtinë, Naim Rashiti shpjegon për Radion Evropa e Lirë se palët duhet të punojnë për transformimin e strukturave ekzistuese në veri dhe të ofrojnë një rajon vetëqeverisës, që i përshtatet rendit juridik të Kosovës.

Megjithatë, ai thotë se të gjitha detajet do të dihen pas ndonjë marrëveshjeje që mund të arrihet në bisedimet Kosovë - Serbi.

Detajet do të përcaktohen nga dialogu, mirëpo, ajo që është e rëndësishme është se ky proces do të flasë shumë më pak për tërheqjen e strukturave dhe institucioneve atje dhe shumë me shumë për transformimin e institucioneve, komunave gjykatave një pjesë e pjesëtareve të policisë dhe përfaqësuesve të tjerë rajonal që i kanë serbet dhe institucioneve vetëqeverisëse”, tha Rashiti.

Ai tha po ashtu se esenca e vetëqeverisjes është në planin e Ahtisarit dhe përmes implementimit fleksibil të pakos, duke i shtuar kompetenca të veçanta që eventualisht të dy qeveritë mund të pajtohen në bisedime mund të krijohet kjo strukturë. 

Pako e Ahtisarit parashikon krijimin e një asambleje të komunave. Dhe asambleja mund të emërojë edhe një këshill të veçantë. Nuk është e paraparë në këshill se kush do të emërohet – mund të jenë edhe njerëz edhe nga jashtë strukturat e këshillit. E rëndësishme është që ai këshill të përfaqësojë interesat e komuniteti serbë në veri. Se çfarë forme finale do të ketë  është herët të themi se do të marrë”, deklaroi Rashiti.

Për më tepër, ka shtuar Rashiti, zbatimi fleksibil dhe i zgjeruar a i pakos nuk e dëmton aspak bazën e planit të Ahtisarit, bazë kjo mbi të cilën është formuar edhe shteti i Kosovës.

Nuk e cenon aspak. Zbatimi fleksibil nënkupton më shumë përshtatjen e planit për situatën e krijuar apo atë faktike në veri, aspak duke mos dëmtuar bazën kushtetuese dhe legale të Kosovës”, tha ai.

Por, ndryshe mendon Rangjell Nojkiq, politikan serb nga Kosova Qendrore.

Ai vlerëson se çështja e veriut të Kosovës dhe vetë serbe, nuk duhet të zgjidhet pjesë – pjesë, por siç thotë ai si një tërësi.

Kjo është arsyeja pse ne, vazhdimisht insistojmë që problemi i serbëve të Kosovës duhet të trajtohet si një e tërë dhe jo pak nga pak në veri, e jug...kështu që çdo zgjidhje e tillë bart me vete një rrezik të caktuar, që për t’i dhënë disa privilegje shtesë një pjese të Kosovës në krahasim me një pjesë tjetër". 

"Prandaj, ne i bëjmë thirrje Beogradit që të mos negociojë për një bashkësi komunash, e të harrohen serbët në anën jugore të lumit Ibër”, tha Nojkiq për të shtuar se rrugët për t’i ofruar veriut një aranzhman special si pjesë e zgjidhjes së përgjithshme në veri, do të jetë një rrezik i madh, dhe siç tha ai, shpreson që nuk do të ndodhë ashtu.

Ndryshe, Prishtina zyrtare kundërshton fuqishëm idetë e qeverisë serbe për ndonjë status special për veriun, ndërsa këmbëngulu në tërësinë territoriale të vendit.

Përmes mbajtjes së zgjedhjeve lokale në zonat veriore të vendit, autoritete kosovare synojnë shtrirjen e autoritetit në atë pjesë të Kosovës.

Realizimi i një qëllimi të tillë, mbetet, megjithatë në ecurinë e bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe vullnetit të serbëve lokalë të veriut për t’i dëgjuar urdhrat e udhëheqësve të të dyja vendeve.

Arton Konushevci

arton.konushevci+gmail.com

Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka një fëmijë.

Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Anonim
22.02.2013 07:16
Pako Ahtisari dhe ndihma e keshillat e perkrahja e Amerikanve i kan faj Shqiptareve?
Shum Cudi?
E Shqiptaret gjthmon viktima?
Policet Kosovare rrihen nga miqte tane Amerikan e jo nga Grabovcet?
Edhe kjo shum e quditshme?
Te gjitha te keqiat Shqiptareve po u vijn o nga Serbet o nga miqte Amerikan?
Edhe kjo e quditshme?
Kurse Shqiptaret si Éngjuj ce jan trurin e tyre nuk e mbajn ne koke ku e ka vendin ky organ me vital i njeriut por e bajn ne dore sepse e kan te paketuar ne qeska plastike nga do ce shkojn?
Edhe kjo shum e quditshme?
Per Trojen thuhet se u shkatrua nga nje dhurate Kali ,i cili njihet si Kali i Trojes.
Kurse edhe Kosova po shkatrohet nga nje dhurate Kali,i cili ne histori do te njihet si Kali i UCK-s?

As Amerika e as Ahtisari si ka faj Shqiptareve Shqiptareve ju mungon vetem nje gje Dashuria ndaj Atdheut dhe nuk kan edukat dhe rrespekt ndaj ligjit e shtetit.
Mund te duket si tradhti ky koment por ja qe bota po na njehf me mire se qe po mundohemi te shitemi.
Eshte recension si economik e edhe politik ne boten e qyteteruar.
Kosova pati shancin e saje kur hekuri ishte i skuqur mirpor u muar me dhuraten e Kalit me shume se me rindertimin dhe shtetberjen .
Tani ne Kosove njeriu shef me shum njerez me Kali ne shpine,se kalurus te Kuajve ce eshte shum absurde por e vertet !!!
Dhe per cudi edhe per kete i kan fajet miqte tane Amerikan dhe pakoja e Ahtisarit..
Askund nuk fajsohet truri i Shqiptarit.....

Nga : Lorik Prej : Gjermani
20.02.2013 19:13
Pakoja e Ahtisarit qe eshte produkt i amerikaneve, ruseve dhe evropianve per Kosoven parashe krijimin e nje asambleje te komunave serbe horizontalisht dhe vertikalisht mes veti dhe Serbin me kompetenca qe nuk i kan as shqipetaret ne Kosove pasi Serbet mund te bllokojn cdo ligje ne Parlament nese nuk i pelqen atyre. Tash ne bisedime parashihen edhe disa kompetenca shtes per veriun qe nuk eshte tjeter pos "Srbska Krajina " ne Kosove, kurse miqte amerikan na inkurajojn te bisedojm me shum zell per ceshtjen e sovranitetit te Kosoves. Pse?
Sepse e kemi pranuar Pakon e Ahtisarit qe lejon kantonizimin e Kosoves