E shtunë, tetor 25, 2014 Kosova 18:45

Aktuale

Shumë të punësuar, por të paregjistruar

Fabrikë tekstili në Dragash...
Fabrikë tekstili në Dragash...
Ndonëse nuk ka të dhëna të sakta, vlerësohet se në Kosovë numri i personave që punojnë, por nuk janë të regjistruar si të punësuar, është i lartë. Së paku kështu thonë përfaqësues të punëtorëve dhe bizneseve.

Mosregjistrimi i punëtorëve nga kompanitë private, sipas tyre, bëhet për t’iu shmangur obligimeve, siç janë pagesat tatimore dhe kontributet pensionale.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se është shqetësues fakti se në Kosovë ka një numër të madh të punëtorëve, të cilët punojnë në sektorin privat, por nuk janë të regjistruar si të punësuar.

“Mosparaqitja e këtyre punëtorëve nga punëdhënësit bëhet për shkak të mos pagesave tatimore dhe kontributeve pensionale. I punësojnë sot, pastaj i largojnë nga puna menjëherë sipas dëshirave të punëdhënësve. Unë mendoj së ky numër i punëtorëve, të cilët nuk janë të regjistruar, është i lartë”, shprehet Arifi.

Inspektorati i Punës, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, sipas Haxhi Arifit, duhet të bëjnë më shumë vizita në terren dhe të shikojnë gjendjen e të punësuarve.

Papunësia në Kosovë, sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, është 44.9 për qind.

Po, sipas të dhënave zyrtare, në sektorin publik janë të punësuar rreth 78 mijë punëtorë, ndërsa në sektorin privat numri i të punësuarave arrin shifrën 123.233.

Por, nëse merret parasysh ky fakt i mosregjistrimit të punëtorëve nga kompanitë private, atëherë papunësia në Kosovë mund të jetë në shkallë më të ulët sesa paraqitet në shifrat zyrtare.

Lidhur me këtë, Haxhi Arifi thotë:

“Unë mendoj se do të jetë numër më i vogël i të papunësuarve, pasi që kemi një numër të madh të të punësuarve, të cilët punojnë dhe nuk janë të regjistruar. Pra, numri i të papunëve në Kosovë mund të mos jetë real”.

Në anën tjetër edhe përfaqësues të bizneseve në Kosovë vlerësojnë se numri i të punësuarve në sektorin privat, të cilët nuk regjistrohen si të punësuar, mund të jetë i lartë.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, sqaron për Radion Evropa e Lirë se duhet të fuqizohen institucionet që të kemi një deklarim më real të punësuarve në shumë kompani.

Edhe Zeka mendon se ky nivel i papunësisë, i cili deklarohet nga institucionet, nuk është i saktë.

Arian ZekaArian Zeka
x
Arian Zeka
Arian Zeka
“Gjithsesi papunësia është më e ulët sesa që paraqitet, pasi që një numër i madh i të punësuarve janë brenda ekonomisë joformale, pra nuk janë të deklaruar nga kompanitë ku ata punojnë, për shkak të shmangies së pagesës së detyrime tatimore dhe kontributeve pensionale”, sqaron Zeka.

Sidoqoftë, papunësia në Kosovë mbete sfidë për institucionet e vendit. Ndërkohë, ulje të madhe të shkallës së papunësisë në Kosovë deri në vitin 2015, nuk pritet të ketë, pasi që korniza afatmesme e shpenzimeve 2013-2015, e miratuar nga Qeveria e Kosovës, nuk parasheh punësim të ri në sektorin publik.

Luljeta Krasniqi - Veseli

krasniqiveseli+gmail.com

Luljeta Krasniqi, e lindur më 02.05.1981. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 2005. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare në Agjencinë e lajmeve Kosovalive. Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2008.

Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Emiri Prej : Slloveni
23.02.2013 18:07
edhe une pajtohem me kete raport se shume kosovare punojne ne te zezen dhe nuk regjistrohen. papunesia ne kosove me shume se 30 per qind nuk mund te jete ne kete jam shume i sigurt.

Nga : visar Prej : drenas
23.02.2013 18:03
une mendoj se papunsia ne kosov eshte diku 25% por edhe ata qe punojn marrin paga shum te ulta kshtu qe po te mos jen kta qe jan jasht met vertet jo qe do te ishim populli me i varfer ne europ por edhe ne bot

Nga : Lorik Prej : Gjermania
23.02.2013 16:26
normal qe eshte shum me e ulet se njeriu mund te bindet nese shkon ne prishtine, prizren etj. dhe i sheh restorantet perplot me klienta, rinia me mod ekstravagante me handy internet, cdo shtepi e ka nga nje vetur. Shitoret e medha si BENAF, Elkos etj jan perplot me klienta.
ndonjeherte shkon mendja nese je ne austri, slloveni dhe pastaj dalin do statistika se kosova eshte vendi me i varfer ne evrope, me shkon gazi duke qeshur