E shtunë, maj 23, 2015 Kosova 15:24

Aktuale

Hiqen nga tregu kosovar disa lloje të qumështit të kontaminuar

Qumësht
Qumësht
RFE /RL
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e Kosovës ka hequr nga tregu disa lloje të qumështit që kanë rezultuar pozitive në aflatoksinë, njofton përmes një komunikate për media kjo agjenci.

“Këto produkte janë duke u hequr nga tregu nga Inspektorët Veterinarë të AUV-së dhe nga importuesit, të cilët përmes pikave të tyre të shitjes, janë urdhëruar që t’i heqin nga shitja deri në marrjen e super-analizës, e cila vërteton rezultatin e parë ku në bazë të saj, do të vendoset për kthim eventual në treg apo për asgjësim”, thuhet në njoftim.

Në njoftim, luten qytetarët që llojet e produkteve sipas llojit, përqindjes së yndyrës, llojit të paketimit, serisë së prodhimit, vendit të origjinës, të prezantuara më poshtë, të mos blihen apo konsumuhen:

1. Qumësht “MEGGLE“, 3.2%, me datë skadimi 23.06.2013 me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina;

2. Qumësht “Fast“, 3.5% me datë skadimi 03.06.2013 me origjinë nga Shqipëria;

3. Qumësht “Primalat” , 3.8%, data e skadimit 05.08.2013, me origjinë nga Shqipëria; qumësht "Primalat" 1.5% data e skadimit 10.03.2013, qumësht "Primalat" 1.6% data e skadimit 04.04.2013, si dhe qumështi "Primalat",  3.5% me datë skadimi 01.08.2013;

4. Qumësht "ZOTT", 3.5 % me datë skadimi 10.06.2013 me origjinë nga Bosnja, të cilat kanë qenë me këto data skadimi: 10.06.2013, 25.06.2013 20.05.2013, si dhe qumësht "ZOTT" me 0.5% yndyrë me datë skadimi 05.07.2013 dhe qumësht 2.8% me datë skadimi 05.07.2013;

5. Qumësht "Dukat" 2.8% yndyrë, me datë skadimi 12.05.2013 dhe qumështi "Dukat" për kafe të gjitha seritë.


Në komunikatë, thuhet se qumështi i këtyre brendeve, por që nuk përputhet me të dhënat e lartëshënuara, është i sigurt për konsum.(a.isufi)
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : fahrije selimi Prej : suss
23.02.2013 23:28
Duheni ti hjekni tegjitha qe jen te marume me qumsh si per shembell jogurti .e tjra po mos harroni se qka ka ushqim prej serbis e kojshive te tjer qe sekan njoft kosove.ju akujtoni se ju sjellin mjalt po helum ?

Nga : KUNDERSHTARI I HAJNAVE Prej : PRISHTINE
23.02.2013 22:15
O POPULL QYQARE KJO ESHTE FARSE PER TE JU MASHTRUAR NGA POLITIKA TRADHTARE E THAQIT ,,TURP HAJNA ,KRIMINELA QOHU POPULL QYQARE QOHUUUUUUUUU BOLL MA KE ME KETE NA SHITEN TERE PASURINE E KOSOVES TASH PO NA E SHESIN EDHE KOSOVEN E NE PO I DUROJME

Përzgjedhja Jonë

Për një vit, priten një milion metra kub pyje

Kosova ka 460 mijë hektarë pyje. Rreth 80 për qind e lëndëve djegëse në vend kanë burim pyjet. Andaj, ekspertët thonë se pyjet në Kosovë nuk janë në nivel të kënaqshëm, derisa shtojnë se gjatë një viti priten rreth një million metra kub pyje.

Një milion euro për shëndetësi në veri

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milionë euro për katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin. Për sektorin e shëndetësisë janë ndarë 1 milion euro.

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.