E dielë, dhjetor 21, 2014 Kosova 05:02

Bota

Irani “vesh” Michelle Obamën

Michelle Obama
Michelle Obama
Agjencia iraniane Fars ka “ndryshuar” dukjen e Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar.

Fars, me anë të programit kompjuterik Photoshop, i ka shtuar material fustanit të saj, duke e bërë më pak dekolte.

Fustani, pa mëngë dhe me ngjyrë argjendi nga dizajnuesi Naeem Khan, është lavdëruar nga shtypi i modës në SHBA.

Agjencia Fars, ndërkaq, ka ngritur dekoltenë dhe i ka shtuar mëngët.  

Agjencia e lajmeve, e cila është e lidhur me Trupat e Gardës Revolucionare, ka thënë se ka qenë e pazakontë që Michelle Obama të bëjë publik çmimin e parë, i cili i është ndarë “filmit anti-iranian” ARGO. Tradicionalisht, fituesit shpallen nga aktorët dhe aktoret.

Fars ka kritikuar vazhdimisht ARGO-n, që nga dalja e tij në tetor të vitit të kaluar, për “portretizimin e shëmtuar të jetës në Iran, pas revolucionit të vitit 1979”.

Derisa agjencia nuk ka miratuar veshjen e Michelle Obamës, ajo ka pëlqyer atë të bashkëshortes së regjisorit palestinez, Emad Burnat, filmi i të cilit “Five Broken Cameras” ka qenë filmi i parë dokumentar palestinez, i cili është nominuar për çmimin prestigjioz.

“Pika interesante e ceremonisë Oscar ka qenë prezenca e bashkëshortes së regjisorit palestinez në hixhab islamik”, ka përshkruar Fars mënyrën se si është veshur gruaja e Burnat-it

Fars, i cili shpesh akuzon aktoret iraniane se nuk respektojnë plotësisht kodin e veshjes në ceremonitë ndërkombëtare të çmimeve, ka thënë se gruaja palestineze mund të jetë model për aktoret e Iranit.(v.tela)
Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum