E hënë, nëntor 24, 2014 Kosova 13:10

Rajoni

Raportet ndëretnike vs. nacionalizmit historik

Ilustrim
Ilustrim
Emërimi i Talat Xhaferit në krye të dikasterit të Mbrojtjes së Maqedonisë, ka nxitur reagime te partia e ish-forcave maqedonase të sigurimit, të përfshira në konfliktin e armatosur gjatë vitit 2001, “Dinjiteti”, ka paralajmëruar se do të mbledhë nënshkrime për referendum, kundër emërimit të ish-ushtarëve të UÇK-së për ministra në dikastere kyçe në Qeverinë e Maqedonisë.

Nga ana tjetër, partia shqiptare në pushtet, BDI, nga radhët e së cilës vjen Talat Xhaferi, ka vlerësuar se ky vendim flet qartë për pajtimin e dy komuniteteve më të mëdha duke u përqendruar në vlerat që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit.

Ndërkohë, ekspertët që merren me marrëdhëniet ndëretnike vlerësojnë se shoqëria në Maqedoni është e indoktrinuar nga nacionalizmi i shprehur nga ana e të gjitha partive politike, pa përjashtim, si pasojë e së cilës edhe reagimi i fundit ishte shumë i pritshëm.

“Dymbëdhjetë vjet pas përfundimit të konfliktit të armatosur në Maqedoni, ende nuk është instaluar një paqe e qëndrueshme ndërmjet dy etniteteve ashtu siç dëshirojmë, dhe kjo nuk do të ndodhë përderisa marrëveshjet politike për krijimin e Qeverisë kanë për bazë interesat partiake dhe jo ato qytetare”, thotë Vllado Dimovski, nga Qendra për Tolerancë Ndëretnike.

Dimovski shton se elitat politike, menaxhimin e situatave, qofshin edhe atëherë kur bëhet fjalë për çështje të ndjeshme, e shohin si lojë shahu, lëshohet pe për të humbur diku, që të fitohet diçka tjetër, gjë që sipas tij paraqet rrezik për sendërtimin e një shoqërie stabile, me vlera demokratike.

“Në atë moment kur marrëveshjet politike dhe vendimet politike do të ndërpriten veçanërisht për çështjet që janë me interes jetik për të ardhmen e vendit, në atë çast mund të themi se mund të jemi të sigurt se janë shëruar plagët e së kaluarës”, shprehet Dimovski.

Nga ana tjetër, Valon Kurtishi, kryetar i lëvizjes qytetare “ILIRICUM LIBERTAS”, nga Tetova, konsideron se shoqëria maqedonase duke qenë se del nga një e kaluar nacional-komuniste, e indoktrinuar të mohojë pothuajse gjithçka që është shqiptare, edhe në këtë rast reagon “enbllok” kundër emërimit të figurës së Talat Xhaferit, i cili supozohet se ka qenë pjesë e strukturave më radikale të UÇK-së.

“Mendoj se ky reagim që vjen nga pala maqedonase, ka të bëjë me atë formësimin ideologjik, nëse më lejohet kështu, të cilin e ka grupi etnik maqedonas , pra është në vijën e një nacionalizmi historik që është i njohur edhe në shtetet tjera shumetnike, por do theksuar së shumë më tepër është i shprehur këtu”, thekson Kurtishi.

Ai thekson se marrëveshjet politike, të cilat vijnë si rezultat i konfliktit të armatosur, nuk mund të sjellin deri te pajtimi, kushtimisht thënë, ndërmjet dy etniteteve më të mëdha në Maqedoni.

“Relaksimi i marrëdhënieve të tensionuara ndëretnike këtu, mund të vijë vetëm me një barazi të mirëfilltë, si institucionale, ashtu edhe praktike, ndërmjet dy komuniteteve më të mëdha në Maqedoni. Ne shohim se komuniteti shqiptar gjithnjë mbetet i diskriminuar në forma të ndryshme. Dhe, nga ana tjetër, te komuniteti maqedonas ekziston ai arimozitet, i cili rrjedh si rezultat i mendimit mbizotërues, promovuar nga elitat politike maqedonase se duhet ruajtur shteti, pra mos humbet shteti maqedonas, gjegjësisht barazia konceptohet si humbje e pozitave sunduese në shoqëri”, shprehet Kurtishi.

Valon Kurtishi potencon se pajtimi që tani promovohet nga elitat politike, duke u thirrur në Marrëveshjen e Ohrit, paraqet vetëm një aktrim para opinionit të brendshëm ose atij të jashtëm, varësisht nga nevoja, se diçka është arritur, diçka po bëhet në këtë shtet, por realisht fare s’ka të bëjë me shtensionimin real të marrëdhënieve ndëretnike në vend.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : dardan Prej : stockholm
02.03.2013 21:56
"Shqiptari vertet"!!!!

Sllav i vertet

Ca thua ti ?
Nuk te kuptoj fare,me intereson te di se din te flasesh e te shkruan Shqipt ti, e me shum te lexon ?
Jeni per keqardhje po mo shkruaj me nikun Shqiptare i vertet.

Sllav i vertet te shkon.

E sa per Leket e Europes ato njeriu i fiton se askush nuk te fale Lek ,ndoshta ty te falin Lek me Canta ,por mua jo.

Do shkoj edhe ne Shqiperi ,
je i quditshem sa qe me duhet te te pyes ,se..... ke gje kunder ti qe te shkoj ne Shqiperi une?

Me dukeni me shum person sociopatik se nje komentues dhe person qe percjell shtypin,ju mund ti percillni mendimet e mia personale dhe te kundershtoni por ajo nuk rit intelektin tuaj.

Dhe mendimet e mia do te jen gjithmon mendimet personale te miat .
Te cilat mi garanton shteti im .
Po ti...

Nga : Shqiptari vertete
02.03.2013 19:44
O Dardan,

qe ha buken e permbys kupen, me paret e Europes po mban familjen gjalle e shan Europen. Shko ne Turqi ose hajde ne Shqiperi po qe se nuk te pelqen Europa. Keshtu jeni gjith ju shqipfolesit e Maqedonise e 50% e Kosovareve. Veni islamin e fene para Atdheut prandaj jeni aty ku jeni.

Nga : dardan Prej : srockholm
02.03.2013 12:24
.........Shqiptaret po presin me padurim denimin e fashizmit Sllave nga Parlamenti Holandez dhe te ngritet kjo qeshtje e fashizmit Sllave edhe ne Parlamentin e Bashkimit Europian pikerisht nga Holandezet..
Sepse keta brengosen kur Shqiptaret me deklarata te vonuara gjykohen nga Parlamenti Holandeze.....
Dheky parlament aktivizon Parlamentin e Bashkimit Europian per ti terhjekur vrejtje te rrepte Shqiptareve.
Fashistet Holandez se bashku me Cetniket Serbe i dhuruan Boshnjakeve Srebrenicen dhe gjenocidin ne Bosnje.