E dielë, maj 24, 2015 Kosova 09:07

Aktuale

Thaçi: Asociacioni i serbëve në veri, është OJQ

Hashim Thaçi
Hashim Thaçi
RFE /RL
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, jap garanci publike se Asociacioni i ardhshëm i komunave serbe, si produkt i marrëveshjes politike me Serbinë, është i bazuar mbi konceptin e funksionimit të një Organizate Jo-Qeveritare, dhe se nuk ka asnjë rol ekzekutiv.

Gjatë mbledhjes së të mërkurës të Qeverisë së Kosovës, shefi i saj tha se për këtë format është arritur pajtimi gjatë takimit me homologun serb, Ivica Daçiq, i cili sipas kryeministrit Thaçi, është zotuar se do ta përmbushë këtë obligim.

“Asociacioni nuk do të zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë. Pra, anëtarët e këtij trupi, do të mund të jenë kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri të vendit, por edhe komunat tjera me shumicë serbe në Kosovë, që të mos ketë karakter regjional, por integrues. Komunat tjera me shumicë serbe të Kosovës, mund të zgjedhin vetë nëse duan t’i bashkohen një mekanizmi të tillë ajo jo. Është krejt fakultative, është një shoqatë, është një OJQ, që është e përcaktuar me dokumentin e Ahtisaarit, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e Kosovës”, tha Thaçi.

Siç sqaroi shefi i ekzekutivit, ky asociacion nuk bie ndesh me ligjet e vendit, dhe as nuk shkel Kushtetutën.

Thaçi tha se ky trup nuk mund të jetë zëvendësim për kuvendet komunale ekzistuese, dhe përgjegjësitë e komunave nuk mund të barten te ky asociacion. Në asnjë rrethanë, siç tha ai, nuk do të lejohet formimi, i një niveli të tretë të pushtetit në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi,  tha se pavarësisht asaj që janë pajtuar në Bruksel, dhe që pritet të sqarohet në raundin e gjashtë të dialogut me homologun e Serbisë, ai nuk mund t’iu ndalojë zyrtarëve në Beograd që të thonë çka të duan, por se në letër, asociacioni i komunave veriore serbe, nuk është gjë tjetër, përpos ajo që mundësohet me Planin e Ahtisaarit.(f.aliu)
Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum

Përzgjedhja Jonë

Priten një milion metra kub pyje

Kosova ka 460 mijë hektarë pyje. Rreth 80 për qind e lëndëve djegëse në vend kanë burim pyjet. Andaj, ekspertët thonë se pyjet në Kosovë nuk janë në nivel të kënaqshëm, derisa shtojnë se gjatë një viti priten rreth një million metra kub pyje.

Një milion euro për shëndetësi në veri

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milionë euro për katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin. Për sektorin e shëndetësisë janë ndarë 1 milion euro.

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.