E shtunë, prill 19, 2014 Kosova 21:36

Aktuale

Aktakuzë kundër kryetarit të komunës së Prizrenit

IlustrimIlustrim
x
Ilustrim
Ilustrim
Madhësia e shkronjave - +
Një prokuror i EULEX-it ka ngritur aktakuzë për korrupsion në Gjykatën Themelore të Prizrenit kundër Kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë zyrtarëve tjerë të Komunës së Prizrenit.

Kështu ka njoftuar misioni evropian për sundimin e ligjit përmes një komunikate.

"Prokurori i ka ngritur akuzat kundër të pandehurve Ramadan Muja, Sadik Paçarizi, Avni Ademaj, Kadri Ukimeri, Abdullah Tejeci dhe Minir Krasniqi".

"Ramadan Muja akuzohet në katër pika të aktakuzës për keqpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit. Minir Krasniqi akuzohet në dy pika të aktakuzës për keqpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit. Kadri Ukimeri, Avni Ademaj, Sadik Paçarizi dhe Abdullah Tejeci akuzohen secili në një pikë të aktakuzës për keqpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit".

Rasti përfshin pretendime për shfrytëzimin dhe përfitimin e kundërligjshëm nga toka që i takon Komunës së Prizrenit dhe vepra të tjera që kanë rezultuar me shkeljen e rëndë të drejtave të një numri të paditësve në konteste civile, thuhet në komunikatë.
Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum